“Deri në fund të vitit 2014 janë punësuar 92521 persona” tha ditën e sotme Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj gjatë mbledhjes së rradhës së Këshillit Kombëtar të Punës.
Në fjalën e tij ai theksoi se kjo shifër ishte përtej pritshmërive.
“Nëse parashikimet tona kanë qënë 81352, rrezultati i fundit nga drejtoria e tatimeve, drejtoria e sigurimeve shoqërore dhe inspektrotiati i punës në fund të 2014 rrezultojnë 92521 kontribues më shumë se ai që gjetëm në periudhën 2013” – tha Ministri Erion Veliaj.
Ministri Veliaj tha se rritja vjen falë punësimeve të reja dhe programeve të punës. Ndërkohë që po gjatë këtij takimi ministri Veliaj lajmëroi edhe shtyrjen e afatit që u ishte lënë kompanive private për të paguar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore detyrimet e kontributeve shoqërore ndaj punonjësve të tyre.
Sipas Veliajt ky afat shtyhet nga 15 shkurti në datën 31 mars. Brenda kësaj date të gjitha subjektet private që nuk kanë paguar apo janë në vonesë në pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore të punonjësve të deklaruar kanë mundësi që të zbatojnë këtë detyrim ligjor.
Në të kundërt ashtu siç edhe është paralajmëruar më parë, pas këtij afati qeveria ka deklaruar se do të ndërmarë një aksion të gjerë për të ndërhyrë në të gjitha rastet ku ka mospagesa apo vonesa në pagimin e këtyre detyrimeve. Në total Veliaj bëri të ditur se borxhi që institucionet publike dhe rivate kanë ndaj sigurimeve shoqërore shkonë në afro 112 milionë dollarë, nga të cilat 97 milion vetëm nga sektori privat.
Ministri Veliaj dha dhe një lajm të mirë për të gjitha bizneset që deri më sot nuk kanë paguar detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore për punëmarësit. Veliaj bëri të ditur se ministria që ai drejton ka hartuar një projektligj nëpërmjet të cilit do të falen 80 për qind e gjobave për të gjitha ato subjekte që nuk kanë paguar apo janë në vonesë të pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore për të punësuarit e deklaruar. “Ne do të falim 80 për qind të gjobës që deri në datën 31 mars do të paguajnë detytimet e kontributeve shoqërore të punojnësve të tyre” – deklaroi Veliaj./j.h
suksese