VIDEO LAJM/ Tiranë, arrestohet i kërkuari që kishte dijeni për një tentativë vrasje

6 Shkurt 2015, 10:49Sociale TEMA

Autopratrulla e Policisë së Tiranës “Shqiponja” dhe Seksioni për Krimet e Rënda kapën të kërkuarin Fletur Petrit Zani.

29 vjeçari nga Tirana dyshohet se ka pasar dijeni mbi ngjarjen e ndodhur më datë 2 nëntor 2014, ku rreth orës 22:45 në rrugën “Pandi Dardha” në Tiranë, është tentuar të vritet me armë zjarri Erjon Kapollari, por nuk ka dëshmuar në polici.

Zani ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës, në 15 janar, pasi ishte vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në Burg”, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje