At Viktor Demaj, i cili drejton Bibliotekën françeskane “At Gjergj Fishta” në Shkodër, e konsideron të vonuar procesin e hapjes së dosjeve. Sipas tij, hapja e dosjeve paraqitet si mundësi e vetme që të shkëputemi një herë e mirë nga e kaluara jonë, “e cila fatkeqësisht vijon me kalbë të tashmen dhe po mban peng të ardhmen tonë europiane”.
“Hapja e dosjeve asht nji proçes i vonuem. Kjo nismë, ose ma mirë me thanë këto nisma duhet të baheshin që në vitet e para të demokracisë. Qysh në atë kohë duhet të krijoheshin grupe pune me përfshimjen e krejt strukturave publike, të cilat do të kishin shqyrtue mundësitë e hapjes së tyne. Por, ma mirë vonë se kurr. Komunizmi ishte nji sistem i së keqes dhe të gjitha strukturat që ndihmuen me e mbajtë në kambë duhet të marrin përgjegjësinë që u takon”, thotë ai për gazetën Mapo.
At Demaj e cilëson si pozitiv nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve sipas modelit gjerman./j.h
Prandaj dhe xhozi me salen e bejne ne breke
moderatori keni ‘harruar’ te shfaqni repliken time tek shkrimi : edi rama ‘harron’ shtepine..do tju lutesha per pak korrektese…
Kam një pyetje (aporia): Ç’ndryshim kanë “spiunët” e Sigurimit, nga “spiunët” modernë që “krijohen” me ndihmën e Qeverisë, nëpërmjet faqes elektronike të denoncimeve të korrupsionit…??? Sinqerisht, po të dojë dikush, të më përgjigjet.
Mire asht te fapen dosjet.Po ma shume mire do te ishte tu hapen dosjet e kohes sot ne demokraci.Nga viti 1990 e sot.Sot po punohet ne dam te vendit shoqenise po thuej se hapun,e politikanet nuk tunden aspak.Po marrshojne pa ndalim.
Tashti nji vrejtje per gjuhetaret e letrares shqipe.
Te shkruemit te At Viktor Demaj asht dhe verteton bukurin e gegnishtes paster.
Pse e urreni ju te letrares toske.
Letrarja e shqipes(toske) nuk e ka perfshi gegnishten aspak ne drejtshkrim te gjuhes.Por e ka marr dhe e ka lane ne stol si ato sportistat vrojtues qe nuk joshin vetveten ne loje.Dhe duen me gjithefare menyrash te na binden se letrarja asht bashkimi i dy dialektve.