Totozani inspekton zonat e përmbytura/ Problem shpërndarja jo e drejtë e ndihmave

9 Shkurt 2015, 19:36Sociale TEMA

Avokati i Popullit Igli Totozani, së bashku me ekspertë të institucionit ishin në zonat e përmbytura, ku kanë biseduar me banorë, pushtetarë lokalë e vullnetarë që shpërndanin ndihma për banorët.

Nga banorët e zonës ka patur pretendime për një shpërndarje jo të drejtë të ndihmave. Të njëjtin shqetësim ka shprehur dhe kryetari i komunës Hoxharë, i cili shprehet se nuk është pyetur fare lidhur me shpërndarjen e ndihmave në komunën që ai përfaqëson dhe se këto ndihma në disa raste po shkojnë në vendin e gabuar.

Një shqetësim tjetër i banorëve të përmbytur është dhe mungesa e ushqimit për bagëtitë. Ushqimi i sjellë deri tani mjafton vetëm për një javë dhe më pas, do t’u duhet të sjellin ushqime të tjera për bagëtitë. Sipas banorëve, për bagëtitë duhet të sigurohet ushqim për një vit, pasi tokat e përmbytura janë kthyer në toka të pa kultivueshme për një vit.

Një pjesë tjetër familjesh edhe pse nuk kanë në pronësi të tyre bagëti, bëjnë apel për ndihmë, pasi të ardhurat e tyre për jetesë ata i nxirrnin nga kultivimi i tokës. Në kushtet kur toka është bërë e pakultivueshme ata kërkojnë nga shteti të gjejë një mundësi për t’u ofruar ndihmë ekonomike, apo kompensim, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të nxjerrë të ardhura.

Disa banorë të tjerë kanë kërkuar ndihmë për të mbledhur barin e padëmtuar, i cili ka mbetur i izoluar në zonat e përmbytura dhe aksesi në këto zona mund të bëhet vetëm nëpërmjet mjeteve lundruese. Ndërkohë, Avokati i Popullit vazhdon takimet me banorë në zona të tjera të përmbytura.

2 komente në “Totozani inspekton zonat e përmbytura/ Problem shpërndarja jo e drejtë e ndihmave”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Filloj dhe dallaverja shqiptare. Kur s’jep te shajn e mallkojne.. Kur jep, thone I dhe personit gabim, pse I dhe, sa I dhe..Kur jep jo por nuk mjafton se duam per nje vit thone. Ai jep ushqim emergjence keta pretendojne per asistence pa mbaruar emergjenca akoma..Popull me bisht..

  2. HAJDUTI says:

    qenka dhe mekat te jesh korrak….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje