Fati tragjik i një 7-vjeçareje nga Kurbini që jetonte në kontenier, ndërron jetë nga i ftohti

12 Shkurt 2015, 11:29Sociale TEMA

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kurbin.

Mësohet se një vajzë vetëm 7 vjeçe ka ndërruar jetë nga i ftohti, pasi jetonte në një kontenjer.

Pamela Jahja ka gjetur vdekjen në Pediatrinë e Tiranës 2 javë më parë, si pasojë e pneumonisë.

Babai i saj, Sadik Jahja, thotë për Ora News se “aty vetëm bagëtitë rrinë, se robt jo”.

Kushtet e vështira të jetesës në një shtëpi thuajse të shkatërruar plotësisht, ku jetonin pjestarët e kësaj familje, ka bërë që ajo të marrë ftohje të shkallës së lartë duke mos mundur që të shpëtojë.

Në banesën gjysëm të shkatërruar të familjes tashmë ka pllakosur zija, ndërsa nëna e vajzës nga mërzia për humbjen e vajzës ka refuzuar edhe praninë e medias.

Babai i 7-vjeçares të mitur, Sadik Jahja, mes lotësh në sy tregon ngjarjen, ndërsa ka dyshime se nuk i është dhënë ndihma e duhur në spitalin e Laçit, për të cilin thotë ai i është drejtuar edhe Prokurorisë për të nisur hetimet.

I hipi temperatura, si tip gripi. Më 25, ditë e dielë e dërguam në spitalin e Laçit.

Atje unë e çova bashkë me gruan dhe kunatën për ta shëruar. Ata i vunë serum.

Pasi i vunë serum nuk pati përmirësim, e kanë mbajtur 4-5 orë.

Kur u bë tepër e sëmurë, me ilaçe jo të rregullta e nisën për Lezhë.

I kam bërë apel Prokurorisë, është në ndjekje e sipër.

Dje e kam mbyllur hesapin e fundit. Do ta ndjekin penalisht”.

Sadiku thotë se i ka kërkuar disa herë pushtetit vendor dhe qëndror që ti gjendet një strehim, duke e paralajmëruar në këtë mënyrë edhe tragjedinë, por askush nuk ka marrë asnjë masë.

Ku është rritur ajo vajzë dhe ku ka marrë plavitjen..Asnjë lloj ndihme nuk më ka dhënë askush”, thotë ai.

3 pjestarët e familjes jetojnë sërish në këtë banesë të shkatërruar, ndërsa edhe pas vdekjes së vajzës askush nuk ju ka ardhur në ndihmë për t’ju gjetur një strehim./b.l

15 komente në “Fati tragjik i një 7-vjeçareje nga Kurbini që jetonte në kontenier, ndërron jetë nga i ftohti”

  1. webapp says:

    te shkoje tani erjon kurva (veliaj) te beje nga ato fotot prekese pedofilike me xhup 300$

    1. balada e mjerimit says:

      U japin rroga duke ndenjur 400 njesi vendore dhe askush nuk mban pergjegjesi . Le ti benin nje shtepi sa te fuste koken , por horrat e kane humbur sensin e pergjegjesise dhe jane kthyer ne mostra te paguar nga taksat e mjeraneve shqiptare . Qarku i lezhes duhet te merret ne ndjekje penale nga Kryetari dhe Drejtori i SHerbive Publike . Te arrestohen te gjithe pergjegjesit e kesaj tragjedie Migjeniane

      1. Ilir says:

        Vajza e vogel eshte ne Parajse tani.

        I iku jeta, sepse ata qe e kaen qeverisur kete vend prej 1990 e ketej jane sulur vetem te vjedhin shqiptaret si monstra.

        Duan t’u vene njerezve te varfer edhe MATESA INTELIGJENTE per te matur energjine elektrike, kur keto matesa jane shume te rrezikshem per shendetin e femijeve dhe te rriturve, sepse punojne me wireless. Sidomos, demi shendetesor per femijet nga keta matesa inteligjence eshte shume i madh. Franca ka vite qe ka hequr sistemin wireless te internetit neper shkolla me ligj, sepse shkakton KANCER per FEMIJET e te RRITURIT.

        Por, kush pyet per shendetin e njerezve ne Shqiperi? Ata qe vetem per te vjedhur e kane mendjen? Me parate e matesave inteligjente duhej te hapeshin vende pune ne Shqiperine qe lengon nga mjerimi i tejskajshem, si rastin e familjes se kesaj vajze te vogel engjell qe humbi jeten nga kushtet mizerabel te jeteses.

        Poema e Mjerimit te Migjenit eshte aktuale cdo dite e me shume ne Shqiperi.

        Qofsh e lumtur ne Parajse engjell i vogel. Femijet e tjere nuk duhen lejuar te largohen nga kjo jete nga monstruoziteti i hajduteve te ketij vendi.

        KUNDER MATESAVE INTELIGJENTE.

  2. anonim1234 says:

    Si i paska shpetuar vilajet qyrkut kjo pune! Sigurisht qe do e bente nje foto me femijen e shkrete!

    1. Aleksander says:

      Korba , sorra hijena …ja se ç’jeni ju “anonime e 12345678910…”!!! -Nje mortje qe s’ju ha !-Nuk ka ngushellim per keta njerez te mjere,per ate vajze te gjore vetem 7 vjeç qe me siguri ka kaluar ne hipotermì !

  3. dani says:

    Kjo esht kafsheria botes kapitalit,por ne nganjeher jemi me te dhen mbas se keqes dhe perbuzim muncit per te jetuar me mir dhe kjo vjen sepse pjesa me e madhe e njerezve qe vuajn fukarallekun me shum qajn hallin e te persekutuarve na ishte nje her dhe te hajdutve dhe njerezve te babezitur pjeses me te keqe te kti populli, se sa hallin e tyre qe jetojn ne zgrip te mjerimit,dhe vjen nje dit qe na ben te mendojm qe ne qoftese nje sistem na siguron jeten dhe shendetin punen per te ter qoft edhe sistem komunist, ai duhet te perkrahet se mendon me shum per jeten e femijve tan se per hajdutet kriminelet dhe vagabondet qe vendin e kan ne burg,kurse ta njerez e kan vendit si te tjeter te jetojn me kushte minimale por te ngrohta dhe me te favorshme.

  4. Fori says:

    Ah si s’kam nje grusht t’fuqishem malit qe s’bzan ne zemer me ja ngjesh. Po jetojme perseri kohen e Migjenit o njrez,ne emer te ekonomise se tregut disa pasurohen deri ne absurditet ndersa disa te tjere vdesin nga uria dhe i ftohti. Qeveria duhet te marre urgjentisht ne mbrojtje familjen sepse detyra e pare eshte te garantoje jeten e shtetasve te vet dhe te garantoje qe histori te tilla nuk do te perseriten me.

  5. Andreas says:

    Nuk e kuptoj si mund te quhet “fat tragjik” Fat tragjik eshte kur te shtyp makina, kur mbytesh ne det, kur bie nga nje lartesi e shume e shume te tjera. Po vdekja e nje femije qe ne vitin 2015 jeton ne kushte te nje kampi perqendrimi, nga pneumonia pasi kalon nga spitali ne spital, nuk quhet “fat tragjik” po vrasje shteterore. Ju qifsha rilindjen dhe Saliun bashke!

    1. EleΥΘeriskeΨi says:

      gynaíkes ton ellínon, oi latreis ton Alvanon !

  6. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    O Shtet zgjohu se na plase buzen
    cte shkruash me lot ne sy kur lexon te tilla lajme
    pas drite femija

  7. Gezimi says:

    Dallim kolosal mes socializmit te Enver Hoxhes dhe Dhemokracise se sotme. Gjithkush mund te mendoje si te doje!

  8. bobi says:

    Te sekuestrohen pasurite e krimineleve ordinere, gjykatesve dhe mafies

    qeveritare ne keta 25 vjet, te parit Like qenit, te dytit Sales, e me

    rradhe dhe te krijohet nje fond solidariteti ku te ndihmohen familjet ne nevoje.

    Mjaft me , ca te vjedhin shtetin e ti harxhojne per kumar, luks e kurva,

    dhe te tjeret te vdesin nga i ftohti se nuk ka leke shteti se i marrin

    politikanet per tendera leshi.

    1. Sony says:

      Hajduti do i sekuestroje pasurine hajdutit? Po çfare thua mor vlla? Keta bij kurvash kane 24 vjet qe i pijne gjakun ketij mileti!
      Eshte qesharake dhe e papranueshme te hapet artikulli me: Fati tragjik….., ketu nuk behet fjale per fat, ketu behet fjale per dinjitet, dinjitet i neperkembur, njerez te trajtuar sikur te jene kafshe nga shteti te cilit i japin vote. Eshte e papranueshme diçka e tille ne 2015 sikur te jemi ne kampet e zhdukjes naziste! Do doja te dija kush ai legen qe eshte deputet i kesaj zone!S

  9. z/kallami says:

    Kot per kot.
    Asnjihere nuk kemi nji ngjarje te tille ne kohen e monizmit.Monizmi e gjeti popullin te shkermoqur lene ne meshire te fatit nga Zogu.Sot perseri e majta e gjen vendin me te njejtin diference jetese komoditeti njerzor ne meshire te fatit lene nga trashigimtari zogollian Berisha.
    Ne fund na kerkohet te brohorasim rrofte demokracia.
    Lehtesi shpirtit te atyre prindve qe iu iku vajza e pa fajshem qe donte te jetone si gjithe te lindurit ne kete bote te panjohur,te mjere dhe te shpratalluar nga politikanet e zgjedhur me voten e prinderve te foshnjes,prinde qe perleshen cdo 24 ore me natyren indiferente dhe te pa meshirshme per te mbijetu.

  10. shko says:

    Shtet i kalbur.
    10000 leke ne muaj per qera apartamenti nuk i japin. Pis ahtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje