Tirana paralizohet nga trafiku për shkak të grevës së urbanëve

12 Shkurt 2015, 08:10Sociale TEMA

Trafiku në kryeqytet është paralizzuar ditën e sotme.

Shkak është bërë greva e urbanëve.

Që në orët e para të mëngjesit, rrugët janë mbushur me njerëz që shkonin më këmbë në punë.

Ndërkohë, është shtuar edhe qarkullimi i makinave si pasojë e mungesës së autobusëve, dhe kjo ka bërë që trafiku të bllokohej për minuta të tëra.

Shoqata e Punonjësve të Transportit kërkon rritjen e çmimit të biletës nga 30, në 70 lekë.

Për këtë arsye ata protestuan dje tre orë, ndërsa sot kanë nisur një grevë 24-orëshe.

Vendimi për rritjen ose jo të çmimit të biletës, varet nga Bashkia e Tiranës./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje