Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak ruajtjen e strukturës aktuale të çmimit të biletës, pra mos ndryshim të saj.
“Bashkia e Tiranës, duke marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, rritjen e taksave dhe çmimeve nuk mund të ngarkojë qytetarët me kosto shtesë të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në përkeqësimin e cilësisë së jetës së tyre”, thuhet në reagimin e bashkisë.
Duke njohur dhe vlerësuar vështirësitë e operatorëve të transportit publik qytetës, përsa i përket rritjes së kostove për njësi-shërbimi, Bashkia e Tiranës gjykon që zgjidhja e këtyre problemeve duhet të adresohet duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme të cilat në bazë të ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar janë kompetencë e qeverisë: subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas; ulja e TVSH për shërbimin e transportit publik; heqja e akcizës së naftës për transportin urban qytetas
Bashkia e Tiranës u kërkon operatorëve të transportit publik të ndërmarrin masa të menjëhershme për rikthimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Në të kundërt, ne do të ndërmarrim masat, siç parashikohen në marrëveshjen kontraktuale. /gj.k/
Nëse do shkonte 70 lekë çmimi i biletës vetëm normal do ishte. Për standardet që ka Shqipëria nuk do sillte dëm dhe vetëm sa do u hiqte dembelllëkun njerëzve. Ama, nga ana tjetër duhet propozuar dhe çmimi integral i biletës, ku çmimi përcaktohet në bazë të sasisë së distancës së përshkuar.
Une mendoj se ne kete rast do u hiqte dembelllekun, por do u shtonte dhe me shume varferine. Sektori i transporti urban ka te meta serioze, qe para kerkeses se rritjes se cmimit te biletes, duhen permbushur standartet e ketij transporti, ku te sigurohet pastertia, sjellja korrekte e fatorinave, qendrimi dinjitoz ne autobuz (jo si sardelet), levizja me shpejtesine e kerkuar dhe jo si te breshkes, kontrolle te vazhdueshme te pasagjereve mbi pajisjet apo jo te tyre me bilete, etj, etj. Ne se arrihen keto parametra, une besoj se dhe operatoret nuk do ngrene zerin per ngritjen e cmimit te biletes, sado qe kjo kerkese, me kalimin e kohes, qe ka te beje me rritjen e zhvillimit ekonomik dhe standartit te jeteses, behet domosdoshmeri! Ky eshte mendimi im.
Obobo qenkan hedh ne greve transporti urban, duke paralizuar levizjen e qytetareve?!
Me hyp ne transportin urban te Tirones, sikur me i hyp breshkes + trafiku. Duan dhe ngritje bilete keto plehra!!! Me ato autobuza me komoditet minus, jo zero.
Popull dembel!!! Hypini more bicikletave, kushtet i keni!!! Koha e mire mban ne pjesen me te madhe te vitit, siperfaqja e Tirones eshte sa nje lagje e Vjenes. Ce doni transportin urban ju, aman???? Po perendimoret vetem per sport bejne kushedi se sa km ne dite me biciklete, ne e kemi te nevojshme per kushte ekonomike, bejme dhe tangerllik ne.
Po ku eshte pare qe fturino te kerkoje rritje cmimi apo u duhet qe per 10 veta te mos pisen me bilete merre menjehere 700 leke te reja po me teper cka e bejne rendomte te gjithe faturinot.Bilete jo qeduhet te jente 30 leke po duhet te ulet ne 20 leke le te dalin me nje studim se kjo eshte etmerrshme ne vend qe te shikojne sistemin e kane ku te therret kiameti hipni ne linjen e tiranes se re dhe do shikon cturtur heqin udhetaret sidomos ne pjesen e unazes se re transport mizerabel pa asnje kushte minimal dhe bejne numra.Bashkia apo qeveria duhet te shikoje gjendjen e sherbimit dhe te marrin masa menjehere qofte dhe me heqje licance.