Oboti, jeta mes ujit në fshatin “e dënuar” me përmbytje

13 Shkurt 2015, 15:34Sociale TEMA

Fshati me 200 familje, i zbritur sërish në tokat e Obotit pas zhvendosjes me forcë nga shteti komunist jeton mes ujit dhe frikës nga përmbytjet e përvitshme.

Oboti është një fshat i vogël i Shkodrës, por i njohur në të gjithë Shqipërinë si i përmbyturi i përvitshëm. I shtrirë buzë lumit të Bunës, në të majtë të rrugës nacionale Shkodër-Muriqan, fshati noton në ujë, sa herë hapen portat e shkarkimit në hidrocentrali Vaun e Dejës.

Ekonomia familjare e 200 familjeve të Obotit varet nga tekat e motit. Mes viteve 2010-2011 fshati u përmbyt 5 herë dhe dëmet janë ende të dukshme në shtëpitë e banorëve. Përmbytje më të vogla përsëriten çdo vit, duke e vështirësuar jetesën e banorëve të tij.

Oboti është i sprovuar ndër vite në bashkëjetesën me katastrofat natyrore. Pas ndërtimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës, shteti komunist e zhvendosi me forcë fshatin në kodrat e Oblikës. Por tërmeti 9-ballësh i 15 prillit 1979 e rrafshoi thuajse të gjithin Obotin e ri. Në fillim të viteve ’90, banorët filluan të zbresin një e nga një në tokat e vjetra.

“Ishim të vetëdijshëm për rrezikun e përmbytjeve, por duhej të mbijetonim në kushtet e reja të ekonomisë së tregut. Dhe toka jonë e vjetër ishte e punueshme,” thotë Nikë Ndoci, banor i Obotit.

Megjithatë, rreziku i marrë përsipër nga banorët e Obotit rezultoi të ishte shumë herë më i madh. Zona kthehet shpesh në ishull, ku të gjitha lëvizjet e deri tek varrimet bëhen përmes varkave. Ndërsa fshatarët e stërmunduar me zor gjejnë forcë t’ia nisin sërish nga e para.

Çdo shtëpi e këtij fshati zotëron nga një varkë; përmes saj del në rrugën nacionale, shkon tek fqinji në rast nevoje e zgjidh emergjencat e familjes në kohë përmbytjesh.

Ata ankohen për mënyrën se si menaxhohet hidrocentrali i Vaut të Dejës, ku uji nuk derdhet gradualisht, por vetëm atëherë kur mbushet plot.

“Në këtë mënyrë, s’mund të shpëtojmë asgjë,”thotë Ndoci.

Të mbytur e të harruar

Në Obot i njohin mirë vështirësitë me të cilat u përballën këtë vit banorët e fshatrave të Jugut. Por frika për përmbytjen e radhës shtohet tek vendasit, ndërsa situata nga përmbytja e Vjosës po shkon drejt normalizimit.

“Ne jemi më të rrezikuarit dhe të dëmtuarit në vend,” thotë Rrok Pemaj. Banorët bien dakord që shteti ka mbyllur një sy përballë fatkeqësive të tyre të përvitshme. Fondet dhe argjinaturat janë përqendruar në anën tjetër të Bunës, në zonën e Dajçit, ndërsa Oboti mbetet sërish i ekspozuar nga zemërimi i lumit.

“Atje toka ka shpëtuar, ndërsa këtej nga Oboti nuk është bërë asgjë dhe i gjithë uji vjen këtej. Ekomomia jonë është dëmtuar rëndë”,thotë Pemaj.

Njësoj si bashkëfshatarët e tij, edhe Viktor Franja jeton me frikën e përmbytjeve. “Toka u mbush me ujë sapo u hapën portat e Vaut të Dejës. Ushqimi për bagëtitë u dëmtua sërish, ndërsa ne me blegtori e bujqësi jetojmë,” thotë Franja për BIRN-in.

Të tjerë banorë thonë se nuk e kanë marrë ende veten nga përmbytjet e vitit 2011. Banorët qëndruan për 2 muaj të izoluar dhe pas asaj periudhe, e nisën gjithçka nga zeroja.

Xhevat Mollca, kryetar i komunës Ana e Malit shprehet se Oboti është një zone e llogaritur që në sistemin e vjetër për t’u përmbytur kur ka shkarkime. Ai shpjegon se investimet në argjinatura ka ndikuar pozitivisht në mbrojtjen e zonës së Dajçit, por fushat e Obotit në anën tjetër të lumit janë bërë më të rrezikuara nga përmbytjet.

“Vetëm në dy vitet e fundit, Buna ka marrë rreth 70 ha tokë bujqësore,” pohon Mollca.

Mundësia e shpëtimit të Obotit nga përmbytjet e përvitshme shihet e ndërlidhur me një projekt të largët, atë të ndërhyrjes në shtratin e Bunës. Por banorët nuk kanë shpresë se kjo gjë do të realizohet ndonjëherë.

Specialisti Ismet Teli thotë për BIRN se Shkodra mund të shpëtojë nga përmbytjet nëse tabani i lumit Buna do të thellohet në 8 metra. “Në rast se do të bëhet thellimi i Bunës në 8 m nuk do ketë përmbytje të Shkodrës për së paku 150 vjet,” thotë ai, pasi ka kryer matje të vazhdueshme mbi shtratin e lumit të pabindur.

Një projekt i tillë i kushtueshëm u debatua fort pas përmbytjeve të mëdha të vitit 2011 e më pas, gjithçka u la në harresë. Për të nuk kujtohen as banorët e përmbytur të Obotit, të cilët të vetmen shpresë për shpëtim e shohin tek gjetja e rrugëve për të shmangur shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

5 komente në “Oboti, jeta mes ujit në fshatin “e dënuar” me përmbytje”

  1. loni says:

    dava malokesh,kta nuk jane shqiptare se kurre nuk kan kontribuar per shqiperine,pervecse se e kan tradhetuar vjedhur dhe shkaterruar,rraca maloke duhet shfarosur dhe jo ti ndihmojme,digat duhet te hapen deri ne fund qe ti mbysim te gjithe maloket per se gjalli,ca shkodran apo kuksjan,maloket te gjithe jane kafshe te egra,prandaj vdekja me cfaredo menyre eshte zgjidhja me prefekte per kete rrace muti,nuk ka malok te mire dhe te keq,te gjithe jane pidha motre dhe keshtu duhet tja qijme ropt,nga shkodra deri ne tropoje,te gjithe malok jane dhe duhen shfarosur,ju shkerdhefsha motrat o maloker.

    1. Tutje Loni se te shqeu lepuri says:

      Tutje Loni se të shqeu lepuri.O Loni o trim me fletë,të lutem a mund të më japësh emrin dhe adresën e plotë ketu ne faqe?Kudo qe te jesh ne Tirane,Lushnje,Fier apo jashte vendit do te vij e do te ta gjej strehen,e te te beja nje vizite kortezie me shume kenaqesi.Do doja te te njihja o trim i rralle ne tastiere kompjuteri.Po s’të qiva malokçe siç di une çte mban pragu i shtepise dhe ne 7 breza.Behu nje trim njehere te vetme ne te vertete dhe jo me fjale nga divani ku je ulur.Ju te Temes ndaç postojeni pergjigjen time ne daç mos,dhe ju turp te keni qe lejoni postime te tilla,apo edhe Ju keni te njetin mision me Lonin qe te shani Veriun?

  2. 7501 says:

    Ne vitet perpara Luftes, kete fshat Obotin ia dhuroi stergjyshes time ne paje i vellai i cili e kish blere dhe gezonte si prone te tijen fushat dhe kullotat nderkohe qe fshataret paguheshin me % ne baze te marreveshjeve.

    Erdhi komunizmi, iku Ligji, iku Zoti, dhe dime te gjithe sec ndodhi

    Iku komunizmi, u rikthye kapitalizmi, erdhi Ligji por kapitalin e familjes sime sipas 7501 e moren te tjere njerez. Erdhi Zoti, pa sec kish ndodhur dhe ja u permbyti nje here, dy here, 100 here… dhe keshtu do vazhdoje te beje deri sa e drejta e Tij te vihet ne vend.

    Kalofshi mire

  3. andi says:

    Nje korigjim duhet ti bahet ketij artikulli me qellim te se vertetes. Oboti i vjetr (ky i sotmi)u shkaterrua pothuaj se i gjithi nga Termeti i vitit 1979 dhe u zhvendos ne kodrat e Oblikes, si Oboti i ri. Mbas vitit 1990 banoret e Obotit e kishin harru qe munde te permbyteshin perseri, ose i besuan Cekut te Bardhe dhe u rishkulen perseri ne Obotin e vjeter e kete te sotmin. Obotasit dhe ai vend (fshat) nuk kane asnje derman tjeter pervec kur nuk bjen shi e bore me shumice, per ndryshe as Zoti ska cti baje. Nese thellohet shtrati i lumit atehere po, por per thellimin e shtratit duhen qindra miljona Dollare, ose te vihet ne jete projekti i Komunizmit per shtrat te ri. Kete e sabotoi Sali Berisha qe nuk e ndertoi me ndertimin e Hidrocentralit te Ashtes, se paret qe do banin shtratin e ri i Vodhi i biri Zeni.

  4. Elpiniqi says:

    A ju zhvendosi Enveri ne koder,ne Oblike??
    Tani vuani se doni te rrini vete ne uje!!!
    Nga termeti i prillit 1979 shtetinSOCIALIST ua ndertoi shtepite te reja me te gjitha orendite FALAS,FSALAS,FALAS,FALAS,FALAS,FALAS,FAAAALLLLAAAAASSSSSSSSS!!!
    HARRAM I PACI!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje