Kjo është makina me te cilën dyshohet se kane lëvizur grabitësit e bankës, pasi braktisen makinën e sigurisë.
Është nje mjet Volsvagen tip Cady vit prodhimi 2003.
Hetuesit ende nuk kanë të dhëna për targat, por vetëm këto karakteristika si dhe xhamat e veshur me reklama.
Prej se premtes forca te shumta policie kanë krehur gjithë zonën nga mendohet se kanë kaluar grabitësit, por deri tani nuk ka asnjë emër te dyshuari.
Sipas policisë shuma e grabitur është rreth 300 mijë euro, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë pasur bashkëpunim edhe brenda bankës dhe për këtë arsye janë ndaluar edhe gjashte punonjësit e sigurisë, raporton Vizion Plus.
Nga video e kamerave të sigurisë të sekuestruara shihet qarte se grabitja ka qenë e mirëorganizuar.
Kamerat kanë fiksuar daljen e grabitësve me paratë. Ata kanë kapuçë në kokë, ndërsa dy prej tyre mbajnë çanta sportive.
Ne një moment ata marrin dhe një tjetër çantë rojës, i cili është në ambientet e jashtme ndërkohë që duket se kanë vështirësi në transportin e lekëve të grabitur.
Sipas policisë të dyshuarit kanë kërcënuar punonjësin e sigurisë, i cili do të bënte shoqërimin e parave dhe i kanë marrë automjetin e bankës duke u larguar në drejtim të rrugës “Siri Kodra”.
Në afërsi të shinave të trenit të dyshuarit braktisën makinën e bankës, ndërsa nga të dhënat e policisë ata janë ndihmuar nga një tjetër automjet tip Volsvagen.
Hetuesit dyshojnë se një person i 4 ka ndihmuar grabitësit të largohen pasi lëvizja e parave në këmbë është mjaft e vështirë.
Edhe pse nuk ka të dhëna mbi personin tjetër të përfshirë në grabitje, policia ka vetëm llojin e automjetit.
duhet te jene bandat e hajduteve tropojane jo rome qe shesin vjetresira veshje sende te perdorura perballe kesaj banke tek stacioni I trenit
Si ka mundesi qe perseritet e njejta paaftesi e Policise se Tiranes njesoj si pas vrasjes se Santos. Si ka mundesi qe nuk bllokohen rruget me tu marre sinjali i vjedhjes me arme, qe ne momentin qe degjohet ne radio informacioni ? Si mund Te bllokoheshin ndryshe autoret? Nuk nxorri mesime policia per rastin A.Santo? Po Ministria PSE nuk largoi te paaftet dhe nuk percaktoi detyrat per raste te ngjashme ?
te placin syte o iliriaj…si ka mundesi e si ka mundesi….si ka mundesi nuk i jepet dot pergjigje ..si ka mundesi qe ne te gjithe aeroportet e botes dhe me shume te perendimit kane kaluar shqiptar me pasaporta falso e karta falso….(ndoshta kane pasur ndonje te mik aty ke aroporti)….
Parate e bankave ne te gjitha vendet perendimore, sa jane ne valixhe teksa transportohen nga rojet jashte bankave, kane nje solucion te lengshem. Ne momentin qe vidhen dhe hajduti nuk i di kodin e valixhes dhe provon ta hape me lloj-lloj mjetesh kot, atehere solucioni shperndahet mbi para dhe i ben ato te pavlefshme. Prandaj, s’i plas njeriu te vjedhe me banka neper bote si ne vitet ’80 apo ’90 se bota i ka marre masat me kohe dhe s’ia vlen.