Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjatë këtij takimi, Meta dhe Haradinaj diskutuan rreth zhvillimeve në Kosovë si edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidat që e presin Kosovën në proceset integruese.
Në një konferencë të përbashkët, Meta shprehet se ky takim ka për qëllim, inkurajimin e gjithë atyre proceseve të dialogut të brendshëm në radhë të parë dhe bashkëpunimit që ndihmojnë Kosovën drejt procesit të integrimit evropian.
“Ishte kënaqësi për të takuar sot liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe për të shkëmbyer me të mendime rreth zhvillimeve në Kosovë, Shqipëri dhe në rajonin tonë, njëkohësisht edhe për t’u njohur më nga afër me angazhimet e opozitës në Kosovë. Ky takim, i cili vjen pas vizitës së delegacionit të Parlamentit të Kosovës është në vijim të kontakteve, komunikimit tonë të vazhdueshëm me të gjithë aktorët dhe faktorët e politikës në Kosovë, me qëllim inkurajimin e gjithë atyre proceseve të dialogut të brendshëm në radhë të parë dhe bashkëpunimit që ndihmojnë Kosovën drejt procesit të integrimit evropian por edhe në mbështetje të proceseve më të gjera rajonale ku Kosova ka një rol mjaft të rëndësishëm për të luajtur dhe ku jam i bindur që edhe opozita në Kosovë ndjen përgjegjësinë e saj për ta luajtur këtë rol në mënyrë sa më konstruktive” – u shpreh Meta.
Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se ishte nder takimi me Ilir Metën.
“Është një nder të takohem me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mikun tim Ilir Meta. Është një traditë e komunikimit, çdo herë i shfrytëzojmë këto takime për të komunikuar dhe për të shkëmbyer ide. Kuptohet që ne i gëzohemi lidhjeve më të forta mes Kosovës deh Shqipërisë ashtu si i gëzohemi lidhjeve më të forta të gjithë shqiptarëve dhe në këtë bazë edhe ky takim e ka këtë kontribut” – shprehet Ramush Haradinaj
Të pyetur nga gazetarët për emigrimin e shqiptarëve të kosovës, Meta shprehet se vështirësitë me të cilat ndeshen qytetarët e Kosovës nuk mund ta justifikojnë këtë zhvendosje në mënyrë masive pasi të vetmit që përfitojnë janë trafikantët
“Besoj se vështirësitë me të cilat ndeshen qytetarët e Kosovës nuk mund ta justifikojnë këtë zhvendosje le të themi më mirë në mënyrë masive, vlerësoj se në çdo rast të vetmit që përfitojnë janë trafikantët, pasi bëhet fjalë për një biznes të jashtëzakonshëm, i cili po sjell jo vetëm largimin e qytetarëve në mënyrë masive nga Kosova, por edhe po i dëmton ata ekonomikisht në mënyrë mjaft serioze, pasi kanë rënë pre për vlerësimin tim të një rrjetë trafikantësh që përfitojnë shuma marramendëse nga ky manipulim që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, të cilët në një shumë të shpejtë do të jenë të detyruar të kthehen në Kosovë, por pasi të kenë pësuar humbje të rëndësishme dhe zhgënjime të mëdha.
Kështu që është e rëndësishme për t’i dhënë më shumë perspektivë Kosovës, në këtë drejtim natyrisht qeveria ka përgjegjësitë kryesore por besoj se edhe një bashkëpunim dhe një dialog mes qeverisë dhe opozitës për çështjet më të rëndësishme që japin një perspektivë për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës është e domosdoshme ashtu sikurse besoj që edhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndihmonte për të shmangur dhe dekurajuar këtë lloj tundimi, i cili ka edhe arsye psikologjike përveç atyre ekonomike dhe sociale”, tha Meta.
Ndërsa Haradinaj u bëri sërish thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e braktisim vendin.
Ashtu siç u tha ndoshta janë shumë faktorë, por kjo nuk është një gjë e mirë që po i ndodh Kosovës. Thirrja përsëritet, që të mos e braktisim vendin. Vërtetë që njerëzit kanë shumë arsye pse mendojnë për t’u larguar, por duhet të punojmë që t’i gjejmë zgjidhet në Kosovë’, theksoi kreu i AAK-së
Jane po keta qeveritare qe kane organizuar emigrcionin dhe mbasi pane
qe nuk i pranoj Europa thone qe jane trafikantet .
Kosova ka marr fund, se ju e keni vjedhur ,nuk menduat per shtetin,per popullin ,por vetem per vete .Jeni vetem ca dallkauka ,asgje me teper.
Europa e ka te qarte qe Shqipetaret nuk dine te qeverisin ,por vetem te vjedhin.
mire e the o zoti blloku perfitoni ju dmth ti dhe ai ,po pse slargoheni ju mer jahu meqe je dhe i semure
kur bashkohen njesh by koqe
ata quhen bole
por mungon ai i gjati
kari
kryetari
qe nji kar me koqet bole
te ngjajn si rovole
Ju qifsha robt të dyve…
E more Ramushe haraqi e keni rjep popllin e Kosoves e po i ben thirrje qe mose te largohen se po friksohesh se skini me kane me vjedhur turp.
@@ respekt per komentin e xhelal Mziut..lol
@ xhelal mziu
pse te dyve?
te gjithve!
Ramuuuush a i ke mjel LOPET or taj hhahahah
Ilir Kokelopa vidh e ha vidh e ha….. eshte koha e MASKARENJVE…..
Ku do ti coni gjithe ato PARE te vjedhura ore QORRA-GAGAC-ANTIKAPATE-KATUNARE…, inshalla i merrrni ne varr me vete hhahahah