Pas bllokimit te laboratorit te kokaines ne Xibrake, policia shqiptare kerkon ndihmen e specialisteve amerikane te DEA-s, apo agjensise se ngarkuar me luften kunder trafikut te droges brenda dhe jashte territorit te Amerikes.
Pak ditë më parë specialistet amerikane dhe zyrtare te larte te policise shqiptare u takuan në Selanik të Greqisë, raporton ABC.
Shqetesim kryesor i zv/drejtori i Policise së Shtetit, Haki Çako ka qenë lidhjet e dy kolumbianëve të sjellë në Shqipëri si ekspertë të përpunimit dhe nxjerrjes së ekstraktit të kokainës.
Nuk jepen detaje në lidhje me informacionet e shkëmbyera me agjente e DEA-s.
Nga ana tjetër, policia shkencore njoftoi se në thasët e gjetur në laboratorin e Xibrakës nuk rezulton të ketë ekstrakt kokaine.
Droga eshte gjetur vetem në solucionin e përpunimit të lëkurave.
Nga konsultat me ekspertët që kanë kryer ekzaminimin rezulton se mbetje kokaine jane gjetur edhe ne fuçite që ndodheshin në laborator.
Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur drejt Gjermanisë një letër-porosi ku kërkohen prova të reja të mundshme që drejtësia gjermane ka për rrjetin e trafikut të drogës.
Gjithashtu janë kërkuar edhe përgjigjet e laboratorit gjerman për ekzaminimin e mostrave të marra pas arrestimit të 9 të dyshuarve.
Ndërkohë, dy kolumbianët e arrestuar ne laborator kane ndryshuar avokatet e tyre.
Ndryshimi I avokatëve të tyre, dyshohet se është bërë pasi kolumbianët filluan te tregonin gjithcka dinin ne momentet e para te arrestimit.
Ne gjykatë ata treguan për rrugën dhe pagesat e marra për punën që bënin në laboratorin e drogës në Xibrakë.
E bukur kjo, kane arrestuar grupin, 9 persona, por nuk kane gjetur akoma kokainen. Vetem gjurme thone.
hajde polici leshi hajde bota i kap keta i leshojne per mungese provash qe i zhdukin vet3