Granatë në makinë drejtorit të burgut të Bënçës

17 Shkurt 2015, 09:06Kronika TEMA

Një granatë ka shkatërruar makinën e drejtorit të burgut të Bëncës Avni Suli.

Mjeti tip Fiat me targa AA 681 HL ishte i parkuar para banesës së kreut të burgut të Bënçës, i cili është shkatërruar plotësisht, raporton Ora News.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:15, në lagjen “15 shtatori” në garazhin ngjitur me banesën në katin e parë, ndërsa në automjet për fat të mirë nuk ndodhej njeri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës të Avni Sulit.

2 komente në “Granatë në makinë drejtorit të burgut të Bënçës”

  1. Vk says:

    Saliu e ka fajin… :p

    1. M35 says:

      Jo re EDI e ka fajin!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje