Arrestohet drejtori i sigurisë në bankën e grabitur, dyshohet se bashkëpunoi me grabitësit

16 Shkurt 2015, 11:18Kronika TEMA

Policia ka arrestuar drejtorin e sigurisë në bankën e grabitur tre ditë më parë.

54- vjeçari Qirjako Taçe dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit për vjedhjen e parave.

Në pranga ka përfunduar edhe shoqëruesi i vlerave monetare pranë Union Bank, 50- vjeçari Robert Fetahu, duke e çuar kështu në 8 numrin e të arrestuarve për këtë grabitje.

“Në vijim të hetimeve për zbardhjen e vjedhjes me armë të “Union Bank” e ndodhur më datën 13.02.2015, nga ana e Specialistëve të Seksionit  Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë ndalimi i shtetasve për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

Qirjako Sotir Taçe, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor Departamentit të sigurimit të Bankës.

Robert Anesti Fetah, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shoqërues i vlerave monetare pranë kësaj banke.

Këto shtetas janë të dyshuar se kanë bashkëpunim me autorët e ngjarjes, duke mos ushtruar kompetencat e tyre, si detyrë funksionale, dyshohet se kanë ofruar mundësimin apo krijimin e kushteve për dhënie informacioni,” thuhet në deklaratën e policisë./b.l

6 komente në “Arrestohet drejtori i sigurisë në bankën e grabitur, dyshohet se bashkëpunoi me grabitësit”

  1. ermir says:

    Prisni dhe pak se u del ne mbrojtje partia e lulushit ristani dhe muli do shkojne ti takojne ne burg dhe do dalin ne konference shtypi…

  2. Aldo says:

    Ore nje pyetje kam une: Mire rojet qe kane faj po grabitesit kan faj apo fare!

    1. Pilo Lala says:

      Po u kap kallauzi, do vijne vete ne grep edhe hajdutet.
      E padiskutueshme qe kjo pune ishte e kurdisur me ata brenda.

  3. Likja says:

    Mos harroni Liken, ndoshta ka dore edhe ai sepse i ka qejf parate e bankave.

  4. korkodili says:

    hajdutet jane gjithmone te pafajshem, rasti Fullani.

  5. Lori says:

    Ka shume mundesi qe kjo vjedhje te jete montim i Edi Rames, dhe per kete me siguri Iliri do kete kete mendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje