Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar nisjen e aksionit nga IKMT për prishjen e ndërtimeve në aksin ku do të kalojë Transballkanikja në Vlorë.
“Nis në Vlorë puna për hapjen e shtratit ku do ndërtohet më në fund pas vitesh zvarritjeje “Transballkanikja” e plotë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Postimi vjen në një kohë kur IKMT nisi aksioni për shembjen e banesave që do t’i krijojnë rrugë ndërtimit të “Trans-ballkanikes”.
Banorët e lagjes “Kushtrimi”, shtëpitë e të cilëve preken nga ky projekt i qeverisë, bashkëpunuan në këtë operacion. Sipas IMKT-së, aksioni për prishjen e ndërtesave në lagjen “Kushtrimi”, do të vijojë paralelisht edhe me lirimin e hapësirave publike në brendësi të qytetit bregdetar. Nga nisja e këtij aksioni deri më tani janë shembur 500 objekte në Vlorë.
Banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë pak ditë më pare u ngritën në protesta kundër vendimit të Qeverisë për prishjen e objekteve, pa u dëmshpërblyer më parë. Pas protestave banorët arritën një marrëveshje me qeverinë, ku kjo e fundit do të paguajë dëmshpërblimet për pronarët të cilët i kanë ndërtimet e tyre me leje, ndërkohë për ata që i kanë ndërtimet në proces legalizimi, deri në marrjen e një përgjigjeje nga ALUIZNI do të paguhet qiraja e vendstrehimit për një periudhë prej dy vitesh. /gj.k/
trasballkanikja qe ka si rruge qe ne 1870 e akoma ka histrori pa fund po behet trasballkanikja thone media dhe gazetaret ushqim per media po pse s thote njeri sa metra rruge do behet a e dini o popull behet fjal jo per trasballlkaniken por per nje pjes te vogel te saj gjithsej as 300 mtra rruge dhe ky perben lajm sikur cpo behet turp turp kur bota perndimore nuk jep asnje lajm per 300 metra rruge sa turp prap vlora ka nevoj per investime te medha dhe jo per tallje bythe si po ben rama dhe per nje cop rruge e japin lajm rruga traballkanik ka perfunduar por ndricim dhe trutuare mut te thuash si lajm trasballkanikja do behet ndricmi dhe trotuaret dhe pemet por jo po behet rruga se rruga eshte ber qe 1870 dhe pastaj eshte ber konstruksion gjithmon si nga italianet gjate luftes etj. etj.edhe punimet per belbederen po ecin ne vend numero me mire ishte dikur me palma dhe ndricim sesa tani nje varez vlora ska plazh ne qytet per fajin e ktyre pushtetarve dhe plazhi me rere ne poro qe nga derdhja e lumit vjosa ska nje rruge te gjere e me drita qe njerzit te shkojne atje. dhe tyneli llogorase akoma ska nis e ska per te nis per nja 20 vjet me kta politikan per te shku ne dhermi duhet te ngjitesh malin e pse per nje tynel kur projeti ka qen qe ne 1890 e gjate lutes se pare boterore e akoma ska nis.etj etj asgje s eshte ber kto 23 vjet por vetem llafe pa fund .