11 vjedhje për 2 javë, arrestohet 19 vjecari

17 Shkurt 2015, 12:06Kronika TEMA

Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pak para mesnatës së të martës, pasi kishte grabitur një sasi parash në një dyqan në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.

Pas vënien në pranga në flagrancë rreth orës 23:30, policia zbuloi se 19-vjeçari Aleksandër Mema banues në Bathore është autor edhe i 10 vjedhjeve me dhunë.

Arrestimi i tij u realizua nga efektivët e komisariatit numër 3 në kryeqytet, ndërsa mësohet se 19-vjeçari i realizonte vjedhjet i maskuar me një kapuç.

Policia arrestoi edhe një tjetër 19-vjeçar, Jashar Selimaj, gjithashtu nga Bathorja, pasi ka pasur dijeni për vjedhjen dhe nuk e ka kallëzuar në polici.

Gjatë hetimit rezultoi se shtetasi i sipërpërmendur është autor i vjedhjeve :

1.      Më datë 30.01.2015, rreth orës 22.00, në rrugën “Dëshmoret e 4-Shkurtit”, i ka vjedhur forcarëshst celualarin si dhe sende personale. Neni 134 i K. Penal. Nr. Unik TRK 3150148.

2.      Më datë 01.02.2015, rreth orës 16.56 në rrugën e “Kavajës” në autobuzin e linjës Kinostudjo, i ka vjedhur nga dora celularin tipit iphone 6 në pronësi të shtetases B.B, Neni 134/1 i K.P. Nr Unik TRK 3150160 

3.      Më datë 05.02.2015, rreth ores 13.45, i kia vjedhur shtetases F.L, në rrugën “Myslym Shyrri”Tiranë, telefonin celularë si dhe sende personale. Neni 134 i K.Penal.Nr.Unik TRK 3150186.

4.      Më datë 06.02.2015, ora 19.00, tek pallati “Noka”në rrugën “Don Bosko” Tiranë, është vjedhur dyqani celular AMC, ku  autori dyshohet se ka vjedhur disa aparate celulari Nr. Unik TRK  3150193.

5.      Më datë 06.02.2015, shtetasi  E.F, ka bërë kallzim se në rrugën e “Kavajas” i kanë vjedhur forcërisht celularin e markës “Smartfon VF 685”. Neni 134 i K. P. Nr. Unik TRK 3150194.

6.      Më datë 11.02.2015, ora 22.00, shtetasia A.S  ka bërë kallzim se pranë banesës rreth orës 21.30, në rrugën”Petro Marko”, një person i panjohur i ka vjedhur nga dora telefonin celular të markës “I-phone S 5”. Neni 134 i K.Penal. Nr.Unik TRK 3150223.

7.      Më datë 13.02.2015, rreth orës 22.30, ka bërë kallzim penal shtetasi P.O, se rreth orës 22.00, në rrugën “Kajo Karafili”një person i paidentifikuar i ka vjedhur aparatin e tij të celularit. Neni 134 i K.P. Nr.Unik TRK 3150235.

8.       Më datë 15.02.2015, rreth orës 20:30 në rrugën “Bardhok Biba” Tiranë, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur aparatet e telefonit tip «Samsung Galaxy 3 », E.M, në rrugën “Bardhok Biba”. Neni 134/2 i K.P.

9.   Më datë 15.02.2015, rreth orës 16:00, ka bërë kallzim shtetasja P.N, e cila kallzon se rreth orës 15.30, në rrugën “Albanopoli”, një person i paidentifikuar, i ka marrë me forcë nga dora telefonin e saj celular tip “Alkatel”. Neni 134 i K. P.

10.  Më datë 15.02.2015, rreth orës 19:30, në rrugën e “Durrësit”, i ka vjedhur forcërisht një aparat telefoni celular “Samsung Galaxy S4”, në dyqanin e  Vodafone Shop, shitëses së dyqanit J.Gj. Neni 134 i K. P.

3 komente në “11 vjedhje për 2 javë, arrestohet 19 vjecari”

  1. webapp says:

    ec aty bathorja

  2. :( :( :( says:

    “Brezi qe presim te ndertoje vendin…”.Per te ardhur keq te degjosh per keta te rinj qe skan asnje motiv ne jet vec asaj qe i con..drejt burgjeve.Pse vall?? ? ? ?

  3. ermir says:

    nuk eshte nga bathorja brezi qe do nertoje Shqiperine sepse nga andej vetem kriminele dhe hajdute kane dale,,,malokeri hesapi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje