"Gentelmen", arrestohen 9 shqiptarë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës

17 Shkurt 2015, 12:57Kronika TEMA
"Gentelmen", arrestohen 9 shqiptarë pjesë e rrjetit

Të paktën 9 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të operacionit “Gentelmen” që coi në pranga 33 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti në trafikun ndërkombëtar të drogave të llojeve të ndryshme si kokainë, heroinë dhe marijuanë, por edhe të armëve të zjarrit.

Mes emrave të personave të arrestuar figurojnë edhe 9 shqiptarë, të cilët janë: Gazmend Alliu, 37 vjeç; Dilaver Hajdini, 33 vjeç; Ledio Hajdini, 24 vjeç; Zigur Hametaj, 27 vjeç; Zamir Oruci, 36 vjeç; Klodjan Paza, 35 vjeç; Fisnik Smajlaj, 41 vjeç: Ilir Ulqinaku, 39 vjeç; Arben Zela, 32 vjeç.

Droga e sekuestruar një pjesë e të cilave shkonte në shtetin fqinj me anije nga Shqipëria, por edhe  nga Amerika Jugore dhe Holanda ishte rreth 3 ton.

Sipas autoriteteve italiane nëse kjo sasi droge do të kishte përfunduar në treg do të kishte një vlerë prej rreth 45 milionë euro.

Gjithashtu gjatë operacionit të koduar “Gentelmen” (Zotëri) janë sekuestruar edhe armë të llojeve të ndryshme si 10 kallashnikovë, 2 mitralozë Skorpion, 9 pistoleta dhe të tjera të mira materiale me një vlerë prej 10 milionë Euro.

2 komente në ““Gentelmen”, arrestohen 9 shqiptarë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës”

  1. Andreas says:

    9 mazlleme 100 karat!

  2. Xheladin says:

    Italiane racista te qelbur ! Pse o karabineri i arrestuat vllezrit tane ? Ata punen e tyre benin dhe e benin mire ! YTTT Italiane racista te prapambetur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje