Kronikë përgjimesh në Tiranë/ Një shkrim i Spartak Brahos me epilogun: Ç’ishte ai falenderim për Ajazin?!

17 Shkurt 2015, 15:50Politika TEMA

Nga Spartak Braho*

 

Më 7 Qershor 1972, gjatë kohës së fushatës presidenciale në SHBA pesë njerëz hynë në zyrat e pallatit që mbante emrin Vatergate D.C (Distrikti Kolumbia). Qëllimi i këtyre “hajdutëve“ ishte të arrinin të merrnin informacione permës përgjimeve të telefonave dhe të ambjenteve ku bëheshin bisedat, në një zyrë ku qe vendosur një shtab elektoral i Demokratëve, për zgjedhjet e afërta që priteshin të mbaheshin.

Këta “hajdutë” që kishin ditë që ishin parë teksa hynin në mënyrë të dyshimtë në pallat (të maskuar si punonjës riparimi hidraulik me çanta në duar) u ndaluan nga policia, e cila ishte njoftuar më parë.

Qenë arrestuar kështu pesë persona – të identifikuar nën emrat Eugenio Martinez, Virgilio Gonzales, Frank Sturgis, Bernard Barker, dhe Xhejms Mak Kord.

Të pesë personat, mbas arrestimit (me mjetet e përgjimit të telefonave në duar) shumë shpejt pranuan në polici se grupi i tyre “i hajdutëve” vepronte nën drejtimin e Everete Houord Hint dhe Gordon Liddi, të cilët u arrestuan menjëherë më pas. Hint, Liddi dhe MakKord të tre kishin qënë më parë punonjës të CIA-s. Këta “hajdutë” kishin marrë  mjete të sotisfikuara spiunazhi që përdoreshin për përgjime nga CIA.

Të pyetur institucionalisht, përfaqësues të CIA-s shpjeguan para Prokurorit se personat e implikuar në këto veprime të rënda dhe të paligjshme, pra ish punonjësit e CIA-s të implikuar në veprimet e përgjimeve, duhet të kishin vepruar me urdhër të Presidentit Nikson.Ndërsa mbaheshin nën gjendje arresti dhe pyeteshin doli gjithashtu se disa punonjës të FBI (policisë) kishin marrë dijeni rreth përgjimit por ishin mbajtur nën presion që të mos e njoftonin këtë ngjarje.

Në këto rrethana u zgjerua rrethi i të implikuarve dhe vazhdoi të bëhej më e qartë pasqyra e shtrirjes së ngjarjes dhe të implikuarve në të.

Ndërsa hetimet vazhdonin dhe të arrestuarit vazhdonin prej disa muajsh të pyeteshin, njëri prej tyre, Mak Kordi i nervozuar prej faktit që kishte përfunduar në ato kushte dhe nuk shikonte mbështetje apo shpëtim prej dënimit, deklaroi se –“ nuk mund tja falte Presidentit Riçard Nikson që nuk u kishte dërguar qoftë edhe një pardon aty ku ishin, në burg. “

Në këto rrethana ai i shkroi një letër prokurorit Xhon Sirika që kishte drejtuar proçesin e “hajdutëve” – përmes të cilës ai implikoi në këto veprime të paligjshme drejtimi pjestarë të stafit presidencial në   “Shtëpinë e Bardhë” dhe duke identifikuar si fajtor të drejtpërdrejtë Presidentin Nikson.

Fill pas këtij implikimi, ishte propozuar dhe ngritur një komisioni të vecantë në senat për të shqyrtuar në mënyrë të hollësishme implikimin në këtë afere përgjimesh njerëzit me pushtet dhe kush qëndronte vërtet pas tyre. Në këtë komision ishin caktuar Senatori i njohur Sam Ervin i Karolinës së Jugut dhe të tjerë.

Komisioni arriti të zbardhë se përgjimet e realizuara dërgoheshin permes Lidy dhe Hunnt në Shtëpinë e Bardhë  dhe aty ato dëgjoheshin apo merreshin me anëtarët e stafit të Presidentit amerikan, Egil Krogh dhe Stuart Magruber.

Të dy punonjësit e Shtëpisë së Bardhën u arrestuan dhe pas arrestimit ata shpjeguan se informacionet ja komunikonin  presidentit.Dy punonjësit e Shtëpisë së Bardhë implikuan edhe shtatë punonjës të tjerë të këtij institucioni të përfshirë në këtë aferë kriminale antiligjore.

Nuk do të kalonte gjatë dhe të gjithë punonjësit e Shtëpisë së Bardhë do të pohonin se aktet e tyre qenë kërkuar nga Presidenti Nikson.Jo vetëm kaq por ata implikuan pothuaj tërë stafin e Shtëpisë së Bardhë në këto veprime.U kërkuan dhe u gjetën një pjesë e inçizimeve të kryera çka provuan pohimet e të arrestuarve.

Fill mbasi u gjetën një pjesë e materialeve të përgjimit, më datë 5 Gusht 1974, Presidenti Amerikan Nikson deklaroi dorëheqjen e tij. Pas kësaj dhjetra të tjerë persona nënpunës në Shtëpinë e Bardhë  që kishin lidhje direkte dhe indirekte u arrestuan.

Pranë arrestimit ishte edhe vetë Niksoni. Qenë mbledhur tërë dëshmitë e nevojshme pranë Prokurorit të Përgjithshëm, por ai (Presidneti Nikson) u ndjesua nga presidenti që e zëvëndësoi atë, Gerard R. Ford, i cili argumentoi se nuk donte të hapte në historinë e Amerikës një prçedent të tillë për Presidentët e vendit. Pra që presidenti pasardhës të arrestonte Presidentin paraardhës.

Ndërkohë në këtë proçes ishin arrestuar 137 nënpunës të lartë të Shtëpisë së Bardhë, agjentë profesionistë të CIA-s, ish agjentë të dalë në lirim dhe të tjerë që kishin kryer aktet e përgjimit, që kishin marrë dijeni për çështjen apo ishin përpjekur ta mbulonin atë.

Kronikë përgjimesh në Tiranë

Gjatë muajit Prill-Maj të vitit 2014 media dhe shtypi shqiptar u involvuan fuqishëm duke botuar të dhëna dhe dokumentacione të Shërbimit Informativ Shqiptar, ku bëhej fjalë jo vetëm për emërime dhe shkarkime të paligjshme, por dhe të urdhrave për hetime ndaj strukturave të tjera të shtetit, konkretisht ndaj policisë së shtetit, si edhe u publikuan një kronikë masive emrash të personaliteteve kryesore politikë, qeveritarë, deputetë, ambasadorë, gazetarë, botues dhe drejtues mediash që sic thuhet ishin përgjuar gjatë viteve 2012-2014.

Për këtë situate, që morri përmasat e një skandali, drejtuesve kryesorë të Shërbimit Informativ ju kërkua shpjegim nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë. Madje në fund të muajit Maj u planifikua dhe një kontroll parlamentar nga ky Komision. Pati një ballafaqim në muajt në vazhdim të kontrollit parlamentar nga drejtuesit e SHISH-it, ndërkohë që u pranua dhe refuzua ky kontroll, madje vetë kontrolli parlamentar gjatë veprimtarisë së tij ju kërkua të kontrollohej dhe rregjistrohej nga SHISH-i.  Kontrolli Parlamentar i ndodhur përballë kësaj situate nuk ka arritur të përfundojë e të jape zyrtarisht përfundimet, vecanërisht përsa i përket të dhënave për skandalin e përgjimeve.

Tashmë ka një informacion për këto përgjime të rrjedhura e pohuara nga vetë punonjësit e Shërbimit Informativ, media dhe shtypi nga të cilat paraprakisht rezulton se : Janë kryer mbi 5000 orë përgjime elektronike ku përfshihen me dhjetra personalitete të jetës politike e shtetërore, Kryeministri Rama, Kryetari i Kuvendit Meta, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Deputetë të mazhorancës dhe opozitës, një sërë gazetarësh si Frok Çupi, Ylli Ndroqi, si dhe Ambasadorët e vendeve të rajonit dhe më tej. I gjithë ky inventar përgjimesh i bërë publik ndonëse ka kaluar i shoqëruar me indiferencën e drejtuesve kryesorë të mazhorancës asnjëherë nuk është shpjeguar apo të jetë përgënjeshtruar nga Visho Ajazi, si drejtuesi kryesor. Në fakt e gjithë “ Kronika e Përgjimeve” dhe denoncimi i bërë është justifikuar nga Sali Berisha, Bujar Nishani dhe vetë Visho Ajazi  si “rënie në rrjetën e lidhjeve në trafikantët e drogës të qeveritarëve “. Të tre personat e mësipërm në deklaratat e tyre pranojnë tërthorazi përgjimet, por theksoj se “askush nuk është përgjuar në mënyrë të paligjshme”.

Në vargun e këtyre deklaratave përfshihet edhe një deklaratë e Bamir Topit i cili akuzon Visho Ajazin se e ka përgjuar kur ishte President në detyrë dhe po kjo gjë ka ndodhur edhe me Vangjel Dulen.

Pohimet më të rëndësishme për kryerjen e përgjimeve i bëjnë vetë edhe disa nga punonjësit aktualë të SHISH-it të cilët kanë marrë porosi dhe kanë realizuar në mënyrë mekanike procedurat e përgjimit ndaj politikanëve, deputetëve dhe aktivistëve politikë në kundërshtim me ligjin.

Vetë ligji për “Shërbimin Informativ Shtetëror” dhe neni 6 i tij ndalon përgjimin pa autorizim në rradhë të parë nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit e më pas nga Prokurori i Përgjithshëm, të përgjimeve të tyre. Për këto përgjime, arsyet, përmbajtjen e të dhënave që janë siguruar nga to asnjëherë nuk është vënë në dijeni qoftë Presidenti, qoftë Kryetari i Kuvendit,  Kryeministri apo Ministri i Brendshëm.

Me të drejtë dyshohet, se ky nuk është një proces përgjimesh të drejtuara, rutinë, vetëm në rastet kur objekt kanë qënë elementë të inkriminuar.

Koincidenca apo rastësia nuk mund të justifikojë edhe rastin kur një personalitet kryesor i shtetit përgjohet 800 herë, kur fashikujt e përgjimeve rregjistrohen dhe zbardhen për t’u arshivuar apo për t’u përdoru si mjete sulmi propogandistik.

Përfundimi në këtë rast, për krijimin e tërë kësaj arshive përgjimi është se ato janë bërë nisur e thjesht për motive të ndjekjes së “kundërshtarëve politikë”, për të krijuar “database-n” me informacione kompromentuese ndaj tyre. Në Shqipëri kjo mënyrë  “jetese” ka për autor vetëm një emër Sali Berishën por në rajon kjo epidemi është njoftuar se ka zënë edhe në shtetet e tjera si Maqedoni, Greqi, Rumani etj

EPILOG ME PIKEÇUDITESE !

Në një deklaratë të Kryeministrit Edi Rama në aktivitetin për përurimin e muzeut të përgjimeve ”Shtëpisë së Gjetheve” në muajin Dhjetor u tha se : Një “ falenderim ” për zotin Visho Ajazi Lika për gadishmërinë dhe bashkëpunimin, se kjo godinë deri para se të hynim këtu ka qënë një godinë që ka qënë pjesë e SHISH-it, pavarësisht se për shumë vite ajo nuk përdorej më “. C’ishte vallë ky falenderim ? Një lojë fjalësh apo një mburrje në vendin e krimit për shefin e Shërbimeve Sekrete të Përgjimeve ? Shefi i Mazhorancës për shumë arsye, por edhe për arsye të mos hapjes së një konflikti me Presidentin Nishani vazhdon të “ bashkëpunojë ” dhe të sigurojë informacion për luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit ende nga ky shërbim !!!

Në datën 3 Shkurt me rastin e shpërthimit të tritolit në një farmaci  Ministri i Brendshëm  Sajmir Tahiri deklaroi se informacionin për këtë akt terrorist ai e mori i fundit nga Visho Ajazi!!!

Nuk është e pasaktë të thuhet se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk është më struktura efiçente që siguron informacionin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për  të luftuar e ndjekur krimin dhe jo kundërshtarët. Gjithsesi kryeministri duhet të zgjedhë dhe vendosë për “by-passin” e tij institucional për t’i dhënë këtij organi fytyrën, funksionin, dhe efiçencën e kërkuar.

Përvoja e skandalit të përgjimeve të Vatergatit në SHBA na tregon se implikimi në përgjime politike, jo vetëm ristrukturoi shërbimet inteligjente por  ngarkoi me akuza penale dhe u  arrestuan 137 nënpunës të Shtëpisë së Bardhë, agjentë të CIA-s etj, deri tek dorëheqja e Presidentit Nikson.

Po në Shqipëri ?

*KRYETAR I KOMISIONIT TE SIGURISE KOMBETARE

34 komente në “Kronikë përgjimesh në Tiranë/ Një shkrim i Spartak Brahos me epilogun: Ç’ishte ai falenderim për Ajazin?!”

  1. Shkodrani1 says:

    kujt Po I ankohesh ????
    Perse moret votat, me na diftu historine e amerikes
    Boll se late name

    1. Adriatik says:

      Te lexosh nje ish hetues e prokuror, komunist i oreve te para, tak braho…qe djali i tij nxorri pistoleten ne prefekture…e po te degjosh kete te flasi per nikson, shtepia e bardhe, amerikanet. Prandaj ky vend nuk do eci kurre.

      1. Pilo Lala says:

        Keto jane disa shkendija per arrestimin e Sali Berishes.
        Me ne fund dicka po gatuhet per ta futur ne burg njeriun me te poshter.

        1. blerta says:

          berisha ka bere gabime sa te duash por a thua eshte ai njeriu me i poshter ne shqiperi? ja u fut ne burg qe nuk ka per te ndodhur, a mendoni se u pastrua politika shqiptare? po qe per te futur ne burg ne shqiperi duhet futesh ne burg 1 ne dy njerez kaq pis eshte bere ne kete vend nga korrupsioni.
          Per dosjet asnjeri, pervec rames nuk ka bere gje. te hapen dosjet por jo vetem ato politike por edhe keto te 25 vjeteve ne demokraci, te hetohen edhe organizatat joqeveritare e jofitimprurese qe mbollen korrupsionin ne shqiperi, dhe do te dilni te kerkoni kryeministra, ministra, keshilltare jashte Shqiperise. Kaq shume ka humbur besimi ne shqiperi te politikanet. te shikojme se cdo te dale me drogen meqe po merren edhe gjermanet tani. te shikojme cilet jane burrat e mire e te keqinjte dhe ato qe bejne engjellin.

        2. Sharmuta says:

          Rrofte Sali Berisha!

  2. Enrik says:

    E KAM THENE SHPESH QE BERIHS ESHTE MULTI KRIMINEL..POR JO FAJTOR

    FAJTORE KRAHAS DISA SHERBIMEVE SEKRETE PERENDIMORE KANE FAJ TE MADH DHE KETO PLEHRA SI META & BRAHO & NACO ECT…QE NE 2008 ME LETRA DHE DOKUMENTE AKUZOJNE BERISHEN SI SPIUN SERB DHE PA MBUSHUR NJE VIT BEHEN ALEATE ME SALISERBIN

    KU JE O ENVER HOXHA,,COHUMI NGA VARRI DHE KIJA NONEN KESAJ PARIE TE TIRANES QE E SHKERDHEU ATE VEND BASHKE ATO XHAMBASADORE QE VIJNE VERDALLE SI PORDHA NEPER BREKE..

    JA CFARE KA THENE KY MONSTER PER SALISERIN NE 2008 DHE U BE VELLA ME TE…

    Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
    Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:

    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”

    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.
    Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve.

  3. anonim1234 says:

    Mbeturine komunizmi, qe po ia ze frymen demokracise!

  4. leka says:

    Ed rama dhe Ilir Meta, si dhe ju si kryetar i komisionit te sigurise kombetare jeni fajtoret kryesor, dhe aq me teper kur SHISHi i ka kryer pergjimet jo ne baze te ligjit. Ne rast se Rama don te tregohet tolerant dhe mos te kete komflikt me Nishanin, ky i fundit eshter ushtar besnik i partise, dhe nen urdherat e presidentit dejure vazhdon fushaten anti qeveri dhe anti mazhorance. Populli shikon se ky organ vepron pa reagimin e kryeministrit si epror i Kryetarit te ShISHit, atehere kuptohet qe dicka calon, o Rama ka friken e Saliut ose ka presion nga jasht nga ” aleatet”Ne qofte se nuk vihet forca e ligjit mbi organet e pamvarura ,mos kerkoni kurr me vota nga populli, po ipni doreheqe dhe i hapni krahun politikaneve te rinj. Rama nuk eshte vene si pronar i qeverise , por perkundrazi te vendose shtetin ligjor. Me kete opozite nuk ka tolerance se ju shtyp por peregjigjuni si e kerkon ajo dhe mos i leni kusur.

  5. ALBAN DEGA says:

    NJE KAMBANE ALARMI PER DEMOKRACINE NE SHQIPERI

    Spartak Braho, miku im i koheve te veshtira ( 91-94 ), jo vetem analizon ne menyre te shkelqyer nje dukuri teper te rrezikshme dhe vrastare per demokracine e brishte shqiptare.
    Mbi te gjitha ai jep nje kushtrim per vigjilence dhe veprim konkret ligjor ndaj kreut te SHISH-it, Visho Ajazi, dhe kamikazeve te Berishes ne kete institucion te rendesishem qe perdoret si nje kobure ne duart e tij te pergjakura.
    Sabotimi dhe pengimi i hetimit te Kuvendit ndaj veprimtarise antiligjore e te kunderligjshme te SHISH-it dhe Ajazit nga kushdoqofte jane nje sherbim tjeter ndaj Sali Berishes dhe politikes se tij autokratike e thellesisht antishqiptare, pjese e se ciles ishte edhe shkarimi rrufe i ish- kreut te SHISH-it Z. Bahri Shaqiri edhe emrimi turravrap i Ajazit nga Bujar Berisha.
    Sa per falenderimin e Edi Rames ndaj Visho Ajazit per “shtepine e gje(mbave)theve” uroj qe te kete qene nje lajthitje rastesore e kryeministrit… !?
    Nuk kam degjuar dhe as lexuar ndonjehere se Ajazi ka qene pronari i ligjshem i saj dhe si i tille aq me pak ai mund te jete dhuruesi ose tjetersuesi i tapise se saj. Ajo ka qene dhe mbetet prone e shtetit dhe popullit shqiptar dhe jo e Vishos!
    Denoncimi i Spartak Brahos eshte nje kambane alarmi ne mbrotje te demokracise dhe Kushtetutes se Shqiperise.
    Kambanat e Brahos bien per ata qe kane veshe te degjojne!

    1. Enrik says:

      I NDERUA ALBAN DEGA

      SBRAHO ESHTE TURPI I KOMBIT DHE PLEHU QE USHQEN BERISHOVIQIN DHE ATO KEMBANAT E TUJA DHE TE KETIJ BRAHO LESHIT JANE KEMBANA VDEKJE

      NQS DO KEMBANA NE SHERBIM TE KOMBIT I KE KETU POSHTE POR TY NUK TA MBAN SUMA TE NDESHESH ME BERISHISTET E WASHINGTONIT QE JANE PAK POR BEJNE NJE PUNE TE JASHZAKONESHME ANTISHQIPTARE..

      GERY KOKALARI I SHKRUAN AMB. DONALD LU

      Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane – shkruan ndër të tjera ai në letrën dërguar Ambasadorit.

      Ai shpreh gjithashtu shqetësim për një takim, të z.Lu, të cilin e ka përmendur edhe më parë në dhjetorin e vitit te kaluar. Shkruan Kokalari:

      “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë

    2. ariu says:

      fryn e fryn o mor era ashtu shkon alban dega.lum negjmija lum partija qe na la keto rrospija.spartak braho komunisiti me albain vendin felliqi.ju dhjevsha rracen e brahos e negjmijes.

  6. Zef Kallami says:

    Ne Shqiperi asht e kote me i strehollue.Si kanise do te psonise.
    Po ju tregoj nji anekdot nga Drenica Kosove.
    Nji fukare i keputun ne mjerim.I thot mendja te qesin fall tu fallgjori.A do te kem edhe une nji dite te mire te bahem zengjin,i pasun.Mbas shume replikash me fallgjorin fukareja ia mbush mendjen me i qit fall.
    Fillon falgjori me kqyre pasulat mbas 4-5 dekikash po i thot fukares.
    -Ndigjo lum “miku”.Per nja 3 vjet qishtu po e ke punen.
    -Po mbasandej,gezohet fukareja!
    -Mbasandej s’te duhet ma mire.Mesohesh e ece vet.
    Keshtu e ka marre ferra uraten edhe ne shqiperi.

  7. kur lexon shkrimin dhe per me teper kur merr vesh autorin e tij vertete te vjen keq se si ka perfunduar demokracia shqipetare.vjen dita qe nje prokuror kriminel si ky tipi qe shkruan me siper i cili ka vrare me doren e tij njerez ne kohen e merhumit na ben leksione demokracie me skenar amerike…vari lesht ku kemi perfunduar…

  8. genti says:

    Ik o take se sjep doreheqjen rama

  9. Fori says:

    O zoteri nuk e kuptojme kujt po i ankohesh, keni 84 vota ne Kuvend dhe Vishon e coni tek 7 penxheret per 24 ore, dhe jo vetem Vishon por edhe Lefterine, Llallen, Berishen dhe Dhallen po te doni.

    1. Po,Po says:

      Jam teresisht dakord e ne perputhje te plote mendimesh me komentuesin Fori.Nuk i vlejne askujt konstatime e perseritje bajate e gjithe ketyre pislleqeve,qe i njohim prej kohesh.Ky plak matuf (S.Braho),i rregjur ne punet e drejtesise,i ndotur deri ne fyt me to,njeri i pa parim,pa moral dhe i pa cipe,njeri i neveritur ne syte e popullit,kthehet dhe shkruan (Perserit gjera bajate).Kujt i vlejne keto? A e ka kryer detyren e tij si deputet kerma Spartak Braho? Si e mban vendi,sedera profesionale e juristit te bashkejetoje kaq paqesisht me armiqte me te perbetuar te kombit tone e me kriminele nga me te rrezikeshmit? Por,si Brahua jane me dhjetra e qindra te tjere,krere partish e vegla te verbera te tyre.
      Me vjen shume keq per Edi Ramen,tek i cili kishim shume shprese dhe gjithecka po venitet dita-dites.Ai nuk ka nisur dhe cuar deri ne fund asnje pune te vetme.Ai,jo vetem qe ka frike e pasiguri tek shoket e vet,por e tmerron kafsha Sali.Ai nuk ka intuiten e nje politikani te spikatur,per berjen e analizave,njohjen reale te puneve, te njerezve qe ka perkrah vetes,por edhe te kundershtareve dhe se fundi MARRJEN E VENDIMIT dhe organizimin e perpikte e te disiplinuar te masave organizative per zbatimin e plote te vendimit te marre.Ai nuk i ka gjetur punes njeriun e duhur per shume e shume drejtues. NE KETO KUSHTE,NA MBETET T`I MBAJME SYTE NGA QIELLI!

  10. viktor Hoti says:

    Do ta besoja Spartakun kur te publikohen akte zyrtare qe permbajne shkakun real te largimit te tij nga organet e drejtesise

  11. mali says:

    Spartak Braho me prononcimin per SHIKUN shqiptar dhe paralelizmi i pergjimeve qe jane bere nga njerez te CIAS me dijeni te presidentit amarikan flet per nje ngjarje qe ndodh te pergjohen kundershtaret politike nga ai institucion qe ka per detyre te zbuloje veprimtarite armiqesore,por jo pa leje e ne kundershtim me ligjet dhe detyren funksionale.Pergjimet qe ka bere z.Visho per kreret kryesore te shtetit,ministra e deputete te mazhorances,por dhe te opozites qe njhen si te dyshimte nga Berisha,por te shqeteson fakti se edhe pse komisioni i sigurise ushtroi kontroll te dhenave te zbuluara iu vu kapak.Eshte e pashpjegueshme qe kryeministri Rama,Kryeparlamentari Meta dhe te tjere qe jane pergjuar po heshtin,ndersa Saliu duke mbrojtur Vishon qe e ka urdheruar per keto pergjime deklaron se nuk jane pergjuar drejtpersedrejti,por kane rene ne rrjetin e bisedave qe kane pasur me te inkriminuar qe kane qene ne ndjekje.Pavaresisht qe Sali Berisha ,sic e ka akuzuar deputeti Braho qe ne vitin 2008 si spiun te sigurimit te shtetit dhe i rekrutuar nga UDB-ja si agjent i ketij zbulimi te huaj dhe per takime qe ka patur me agjente te huaj ne disa kryeqytete te botes e bema te tjera te Saliut si raportues i rregullt prane UDB-se per veprimtarine e KQPPSH-se e per Xhelil Gjonin ,pa i shpetuar pergjegjesise qe ka per urdherat e dhena per keto pergjime me qellime politike ndaj kundershtareve dhe qe duhet te ndiqet penalisht ai dhe ata qe i kane bere pergjimet,pohimi i Saliut se keta krere kane rene ne rrjet ,le dritare hapur qe duhet te diskutohen se sa dhe si qendrojne para se vertetes qe mund t,i nxjerre edhe keta te implikuar dhe atehere si Saliu dhe Rama,Meta po jane te molepsur duhet te mbajne pergjegjesi e jo t,i fshehin pergjimet e bera .Brahoja nuk duhet te kurseje as njerin cilido qofte nga politikanet e molepsur ,se vetem keshtu u sherbehet vendit.Kriminelet,spiunet dhe agjentet e huaj qe i kane sjelle deme kombit duhet te ndeshkohen sa me pare edhe pse mund te jene ne mbrojtje te te interesuarve nga vende edhe te fuqishme deri edhe nga SHBA-ja Serbia qe sic duket Saliu po mbrohet nga keto agjentura,prandaj dhe nxit tritol e krime per te sjelle destabilitet ,se vetem keshu mund te shpresoje per permbysje dhe qe te perfitoje nga nje mbeshtetje nga jashte sic erdhi edhe Zogu me mbeshtetjen serbe .Andej e pret edhe ky tritolvenes mbeshtetjen ,prandaj duhet qe kjo mazhorance ta demaskoje fort e jo te mbetet vetem nen kritiken e Braces e te Balles qe s,ia kane pertuar ta demaskojne e te tjeret jane ne gjume. sikur jane edhe ata te perlyer a mos valle kane ngrene nje luge corbe te prishur diku ne takimet qe kane bere jashte vendit me agjente te huaj.

  12. ariu says:

    o qen enveri jeni si braho,ruqi,dokle,ilir e gjelil gjona,didtzi e Sulejman bushata,hamit e Ilir beqja,peza dashamir e ai gazetare lesh peza,mbesa koleke,qelbesira krejt-po ti shtojme dhe vrasesit shullza,ermal hogja,xhuvana e tjer hajvana as qente nuk rrijne ne kete vend.on legena negjmije.

  13. asteri says:

    mire e trajton problemin ti o spartak por pse nuk bisedon me kryeparlamentarin qe e ke kryetar partie dhe te mblidhet urgjent parlamenti dhe ta beje shembull visho ajazin dhe ata qe e kane detyruar te pergjoje gjasme kundeshtaret politike
    spartak njerzit e kuptojne lojen tene,ti do te ulesh imazhin e kryeministrit, prandaj po ta mbajti bytha vepro dhe leri komentet,
    duhet ta kuptosh se populli eshte ngopur me keto histori salilleqe.

  14. bato says:

    Taku!
    Mos duhet te vij une ne parlament dhe te shtroj nevojen e shkarkimit te Visho Ajazi Lika nga detyra e tij qe e ka shkelur dhe duhet ndjekur penalisht? Pse je kryetar i komisionit te sigurise? Per te na treguar historira? Apo per te marre mbeshtetjen tone? Ta kemi dhene mbeshtetjne me 1 milion vota. Ngrehu ne seancen e se enjtes, kerko shkarkimin e Vishinskit, te Ll(dh)alles, te Leckes e shume leckave te Bewrishes. Ne se nuk te mbeshtesin, jep doreheqje si kryetar komisioni dhe larguhu nga kuvendi. Beje ne se je burre parimor dhe ke bythe juristi. Ne se nuk e bene kete , je thjesht nje burracak qe ke vetem fjale sic degjojme dhe lexojme Erionken e PS qe na ankohert ne lexuesve per skandalet e Berishes.

  15. b,b.... says:

    Kur komenton dhe Braho per Ameriken,ai vend do te thote qe eshte pjerdhur komplet…Kemi aritur aty sa po lexojme dhe kalecat injorant !
    Ky,eshte me i poshter se dhe Saliu vete.

  16. Nard Murati says:

    Neqoftese spartak braho ka shkruar kete opinion, do te thote qe une jam gjalle dhe do kandidoj per bashine durres.

  17. Opinionisti says:

    Këta të LSI-së e mbajnë varur për koqesh Edi Ramën dhe pastaj shkruajnë artikuj filozofikë.
    Nuk iu pëlqen që “database-n” nuk e kanë vetë me sa kuptohet.

  18. I ZHGENJYERI 100 % says:

    Po kujt i ankoheni more derra ?! Ne,si popull i kemi syte nga ju,qe te mbroni veten,shtetin dhe neve.Kur nuk jini te zotet te mbroni as edhe veten,patshi mallkimin me te hidhur te zemres se cdo qytetari qe shpreson tek kafshe te tilla !

  19. Mimusta says:

    Mir pergjimetqe drejohen kunder qeveris kryetarit te kuvendit,presidentit dhe ata gjoja dejtojne kete istitucjon por nje dor tjeter gjoja e dorehequr drejton kete is
    titucjon.
    Si nuk dha ndonje informacjon Z.krye pergjuesi per keto tritolet e fundit?
    Si nuk dha asnje deshmi per vrasjen e Santos?
    Si nuk u dha asnje informacjon per vjedhjet e Bankave?
    Ditet e fundit Izet haxhia beri nje deklarate per vendosjen e dinamiteve neper shtylla te tensjonit te lart mbas vitit *97.Pse kalon ne heshtje nga politika dhe prokuroria dhe organet e tjera ligjzbatuese?
    Keto nuk mund te trajtohen te vecuara por ne kordinin te mir me njeri tjetrin nen drejtimin e tritolvensit te vertet qe eshte S… Rame B…
    Pse ky indiferentizem per keto zbulime te fundit?

  20. dhori says:

    edi rama ik, nese nuk je i zoti dhe nuk i mban premtimet qe na i dhe.
    saliu na hoqi nga puna se luftuam qe te fitosh ti, kurse ti po i mban ne pune ata qe na perzune ne.ik edi ,ik…..

  21. Kocka says:

    He mo spartak spiuni dhe ti se nuk je pa shprese…

  22. Edi NYC/USA says:

    VISHO AJAZI LIKA,
    duhet medoemos e me force te largohet nje minute e me pare nga posti drejtues i SHISH-it, e kjo duhet bere sepse interesat Kombetare jane vene ne rrezik qe me terheqjen e tije nga Kanadaja prej SALI BERISHES, agjent me pseudonim “BISTURINA” ne sherbim te UDB’s Jugosllave/Serbise. Zgjohuni Shqiptare se Sali Berisha armik i Kombit Shqiptar nuk do te emeronte ne kete post kaq te rendesishem nje njeri te “drejte” per te “miren” e “interesat” e KOMBIT lapanjozit VISHO AJAZI LIKA, qe raporton informacionet sekrete Berishes pa miratimin/aprovimin e Administraten SHTETERORE SHQIPTARE.

  23. o lali says:

    nard murati hahahah i papame .

  24. analist says:

    O Taku, po ti para ca vjetesh dole ne Parlament e the qe kam ne cante dokumentet autentike te Berishes si spiun serb, ku jane ato letrat tani, apo ja kerkon Vishos?

  25. gezim says:

    Sa te jete ky kryeminister mos prisni me kote qe drejtesia te veproje tek “udhehqja” te lideret arsyjen gjejeni vete, ka plote. ne Shqiperi si cdo gje tjeter ne rajon do vije e fundit dhe drejtesia, do vije e fundit nga te gjitha shtetet qe na rrethojne nese svjen, mos u habitni nese s’do mbrrije per 4-5 dekata te tjera. Cdo drejtues qe vjen do te beje te moderuarin, tolerantin, bashkepunuesin te ‘mirin” me te pandershmerine qe ka qeverisur cili do qofte ai, pasi drejtesia nuk ka kompromise, nuk njeh toleranxe, nuk njeh moderator por vec perkushtim e rigorozitet ne zbatim te ligjit qe ti gezosh keto cilesi deri tani nuk ka as nje person qe merret me politike sic thone apo njihen antaret e partive apo te zgjedhurit e listave Deputet i thone emrit.

  26. blandi fevziu says:

    pupupupu! e tmerrshme!! te beje moral nje hetues i epokes se tmerrit eshte kulmi. Hej c’na ka gjete!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje