Admir Tafili: Kristin dhe Alfredin i kam njohur në burg, por s’jam unë urdhëruesi i vrasjeve

19 Shkurt 2015, 08:56Politika TEMA

Admir Tafili ka mohuar të jetë personi që urdhëronte ekzekutimet nga burgu, për të cilat akuzohen dy të arrestuarit e ditëve të fundit, Kristi Pine dhe Alfred Qefalia.

Ai ka thënë se këta të fundit i ka njohur në burg, por nuk ka dhënë asnjë urdhër për vrasje.

“Kristin dhe Alfredin i njoh nga burgu.

Kemi qenë në një sector.

Kaq njohje kam me këta dy persona”, ka thënë Tafili për “GSH”.

Ky i fundit besohet se është përdorur si urë lidhëse për të dhënë urdhëra për dy të akuzuarit si vrasës me pagesë, që të bënin disa ekzekutime.

Ata mendohet se qendrojnë prapa vrasjes së Leonard Murataj dhe katër ekzekutimeve të tjera, të ndodhura në Shkodër.

Për vrasjet, Pine dhe Qefalia mendohet se merrnin nga 5 mijë, deri në 25 mijë euro.

Qefalia është njohur me Tafilin në burg në vitin 2010, ndërsa u lirua tre vite më pas.

Ai e ndihmoi Tafilin të arratisej nga burgu i Drenovës, duke hedhur lëndë shpërthyese para burgut.

Por, Tafili u arrestua pak ditë më vonë./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje