Diversioni i gazetës së Koço Kokëdhimës: PD po nxit Shpëtim Gjikën që të dalë kandidat i pavarur në Vlorë

19 Shkurt 2015, 11:03Politika TEMA

Pas arrestimit të Shpëtim Gjikës, pati shumë spekulime se prokuroria po e sulmonte atë me urdhër nga lartë.

Dhe, pjesë e këtyre spekulimeve ishte superdeputeti i Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, që nuk i ka marrëdhëniet të mira me Gjikën, por edhe vëtë kryeministri Rama.

Vetë Gjika e pranoi se pa arrestimit të tij kishte motive politike.

Këtyre spekulimeve iu ka dhënë një dorë edhe gazeta e Koço Kokëdhimës, “Shekulli”.

Ajo bën një diversion sot, duke thënë se Gjika po nxitet nga PD që të kandidojë si i pavarur në Vlorë.

Madje, ajo shkruan se përfaqësues të PD-së tashmë janë takuar me Gjikën.

“Përfaqësues të së djathtës për të dobësuar të majtën dhe për të nxjerrë PD-në forcë fituese kanë nisur negociata me kreun aktual të bashkisë së Vlorës Shpetim Gjika.

Në një kohë kur na ndajnë vetëm pak muaj nga data e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit dhe kur bashkia e Vlorës gjendet në një situatë të paqartë dhe në një kolaps pas arrestimit për herë të dytë të kreut aktual Shpëtim Gjika.

Mesa duket në këtë kohë Partia Demokratike po fiton terren për të shfrytëzuar edhe këtë situatë dhe për të lobuar mbi kandidatin që mund të përfaqësojë demokratët vlonjatë në zgjedhjet vendore të qershorit. Sipas burimeve të PD-së e djathta po bën përpjekje të nënshkruajë një “kontratë” me Gjikën për të dëmtuar të majtën. Zërat se Shpëtim Gjika mund të kandidojë si i pavarur me qëllim që të marrë votat e së majtës, gjë që do të favorizonte të djathtën janë gjithnjë e më të mundshëm.

Madje mësohet se Partia Demokratike në betejën e saj për të dalë forcë fituese në bashkinë e Vlorës, ka nisur dhe takime me kreun aktual të bashkisë së Vlorës.

Nëse do të ishte i vërtetë kandidimi i Gjikës si i pavarur, kjo do të ishte një goditje për koalicionin PS-LSI dhe do të favorizonte kandidatin e opozitës”, thuhet në shkrim./b.l

16 komente në “Diversioni i gazetës së Koço Kokëdhimës: PD po nxit Shpëtim Gjikën që të dalë kandidat i pavarur në Vlorë”

  1. s.h. says:

    Kjo eshte si ajo historia e Partise se Popullit ( modeli Siriza ) , te cilen gjasme do e drejtonte nje ish deputet i Vlores … sot zv.minister . Mire halli qe e ka zene Gjiken , por nuk po i ndahen “nastradinet e ” e medias dhe ata te politikes …!

    1. Lab laberie says:

      Nese ne Vlore Gjika kandidon si i pavarur kunder Saimir Tahirit (qe ka bere pashaportizimin para pak ditesh atje) fiton me 100% . Kjo eshte pak por e sigurt.

  2. altin says:

    Fate Velaj von Kanina do te ishte kandidatura e fitores ne Vlore per PS & LSI.

  3. Bledi says:

    HAHAHA KOCUA KETE PUNE KA BERE, NDIKOI E HOQI ARBEN MALAJ-n I CILI SIPAS MENDIMIT TIM BERI GABIM QE KANDIDOI SI I PAVARUR MEGJITHSE ARBENI ESHTE ASET I PS DHE SHQIPERISE, KETE PUNE PO BENE EDHE ME SHPETIMIN SEPSE NUK JANE KAURE KETA DJEM JANE SHQIPTAREEE……………..

  4. Kokë e Dhime says:

    “…..Partia Demokratike……, ka nisur dhe takime me kreun aktual të bashkisë së Vlorës”
    Cthua mo file mu ??? ku ??? në reanimacionin e Spitalit Amerikan ??? apo në Albpetrol ???
    Cthua biri im Koço ??? Cthua o errësirë e rilindjes ??? Cthua o hajdut me çizme i bregut, tokës e nëntokës ???
    Vitet ikin e ty më shumë truri po të lë shëndenë. A mund të keni dëgjuar o shqiptar budallallëk më të madh se budallallëku i këtij zemërnxirri ? Ky është një tjetër rast që Koço, ky budalla i mësuar me nxitim duket më tepër budalla se sa një budalla injorant.

  5. kejsi says:

    Ky me duket me shume si nJe justifikim per humbjen e pritshme te PS ne vlore.

    1. Tosi says:

      Humbje e PS-se ne Vlore? Cfare ke pire moj xhan!?

      1. kejsi says:

        Kaq kapadai ishin dhe Ata te PD per kavajen.

      2. Sandra says:

        Pse cuditesh more zemer, se i beni hesapet pa hanxhine, nuk do te thote qe dhe vlonjatet i bejne.

        Kujtoni se Vlora do votoje verberisht kedo qe do veje e majta?

        Edi Rama te mendohet mire dhe te konsultohet me strukturat e partise ne Vlore se ke do te vere per kandidat, sepse do ti plase ne dore si bombe Vlora, po vazhdoi me Kocot e Kocovicat e prefektures.

        1. fatmiri says:

          Vlonjate nuk ka me, ata jane bastarduar. Vetem emri i ngelet Vlores.

  6. Miri says:

    Biri im Koco e zbuloj veten si intrigant. Ky mua me kujton Kac Islamin qe Rama tek Kurban e quante nena e intriges ne PS. Megjithese e dija thoshte e mbaja prape afer. Por e pame se ku perfundoi Kaci i zi. Ndoshta ka edhe Kokedhia te njejtin fat se te dy jane te zinj.

  7. koke e dhjere says:

    O Koke e Dhime mos e dhit ene mo jahu, me Kokedhimin Koco. Ai tashme ka dhjere, ene po i vjen era ne te gjithe Vlonen. Po nji gjo eshte e vertete se ky Kokedhimi Koco, eshte armik i Ps, armik i atyne leberve dhe i ten Shqyptareve. Hajt tung se nuk ja vlen me u menderose ma me ket Kokedhimin koqo. Te fala Fate von idiotit.

  8. plaku i mocem says:

    z.Koco ruan Gjiken se kush e takon ne spital?Po t’a mendoje me perpara se te niste sulmin e nendheshem me Gjiken Kokedhima,se Gjika nuk eshte dele qe ta marrin perpara.Nuk e di c’do beje Gjika, po ne se do ishs une dhe do konstatoja qe lufta ndaj meje behej ne emer te klaneve ne PS, natyrisht qe do beja kontrate te re me qyteetaret e Vlores.Ne radhe te pare duke i sqaruar ata per te gjith akuzat qe i behen atij,dhe duke hedhur drite mbi qellimin e verete te luftes brenda llojit.(mos e thente zoti per arsye religjioni).

  9. Gezimi says:

    Mos i qani hallin Gjikes, se kete e ka si loje femijesh! Do dale i pafajshem, dhe si i tille, do marre dhe parate qe e izoluan kot. Kjo eshte Shqiperia!

  10. Qirjako nga Qiparoi, Qi o Qirjakooo... says:

    Krietari i ardhshem i bashkise se Vlores do te jete sigurisht nje lolo i Koco Kokedhimes, qe do t’i hape rrugen Kocos te vjedhe pa pangesa

  11. albana says:

    Kot beni llafe se e ka vendosur i madhi.. Kanditja per kryetare do jete Ina Lucaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje