Del në rrugë lakuriq, pasi hëngri akullore me kanabis

24 Shkurt 2015, 14:21Lifestyle TEMA
Del në rrugë lakuriq, pasi hëngri akullore me kanabis

Një çift,  i cili përgatiti në shtëpi akullore me kanabis  u zhgënjyen nga aftësite e tyre kulinare, pasi njëri nga partnerët përfundoi duke shëtitur jashtë banesës lakuriq.

Kjo sjellje, bëri që vajza ( ende e kthjellët) të shqetësohej për shëndetin mendor të të dyve pas vaktit me kanabis dhe thirri policinë.

Çifti kishte shkuar në një vilë në qytetin e largët perëndimor të Islandës,  Borgarbyggð për fundjavë dhe vendosi të provonte recetën e veçantë.

Njëri prej tyre  kishte shkarkuar udhëzime në internet se si përgatitej akullorja me hashash dhe pas mbërritjes në shtëpi, ata vendosën të gatuanin ëmbëlsirën “çudibërëse”.

Dhe ka rezultuar vërtetë e tillë. Me sjellje të pakontrolluara dhe haluçinante, pasi vetëm pak çaste pasi konsumoi akulloren i djali vrapoi jashtë shtëpisë lakuriq.

Të dy partnerët pas kësaj u shtruan në spital, ndërsa policia bëri thirrje që mos të besohet çdo gjë në internet, se ja ç’të gjen./j.h

 

 

2 komente në “Del në rrugë lakuriq, pasi hëngri akullore me kanabis”

  1. Albani says:

    A e shikoni cfare te ben hashashi,po te kish pire alkol nuk do te dilte lakuriq.

  2. iBaba says:

    Ky nuk esht info por intox! Nuk ka asnje shans te ndodhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje