Revista kërkon falje, publikoi foto shokuese të modeles anoreksike

27 Shkurt 2015, 10:56Lifestyle TEMA
Revista kërkon falje, publikoi foto shokuese të modeles anoreksike

Trupat perfekt, pa asnjë defekt, linja të përsosura, aspak bark, aspak dhjam, aspak celulit, ky është imazhi që po marketohet në pasarelat e modës, në revistat e modës, në televizion, media, skenë, kudo.

Por ka raste kur abuzohet dhe kur “dobësia e keqe” shihet si vepër arti.

Kështu ka ndodhur në një revistë daneze, e cila ka shokuar duke publikuar në coverin e saj foton e një modelje që dukej sikur ishte gati duke vdekur.

Kritikët, thanë se jo vetëm që zgjedhja ishte e vakët, por modelja përveçse dukej si një skelet, gjithë kompozimi i fotos dhe shprehja e fytyrës së saj të bënin të mendoje se ajo është afër vdekjes.

Të tjerë thanë se ky publikim rrezikonte që njerëzit të cilët vuajnë nga anoreksia apo kanë çrregullime në të ngrënë mund të ndikohen nga modele kaq të dobta në revista.

Botuesja, Malene Malling ka kërkuar falje duke thënë: “ Nuk mund t’i shmangem përgjegjësisë si botuese, grua dhe nënë dhe më vjen shumë keq”

Modelja e cila është nën peshë dhe që shkaktoi stuhinë është 16 vjeçarja Lululeika Ravn Liep./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje