Ish-shefi i MI6: Nuk duhet të tallemi me veten, se Rusia po demokratizohet. Rrezik potencial për Britaninë

28 Shkurt 2015, 13:56Bota TEMA

Rusia është një rrezik potencial për Britaninë dhe vendi duhet të përgatitet për të marrë masa për të mbrojtur veten dhe aleatët e tij,  ka thënë ish-kreu i MI6.

Sir John Sawers, i cili kohët e fundit ka dalë në pension, pas pesë vitesh si shef i Shërbimit të Fshehtë të Inteligjencës,  tha për BBC  se Rusia përbën një ” kërcënim shtetëror”.

Sir John tha se  kërcënime të tilla do të kërkojnë më shumë shpenzime për mbrojtjen.
Ai  bëri thirrje që çështjet me Rusinë duhet t’i adresohen një “dialogu në rritje”.

Sawers tha se ai ishte i zhgënjyer se si, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Rusia dhe rruga  e Europës kishin dështuar  të konvergojnë me njëra-tjetrën.

Kërcënimi rus nuk është ” domosdoshmërisht drejtpërdrejt në Britaninë e Madhe, por në vendet rreth saj”, tha ai.

“Rusia vazhdon të na kujtojë se ata kanë armë bërthamore. Një nivel në të cilin Rusia dhe Amerika janë të barabartë, është ai në nivelin e armëve bërthamore. Por ne nuk duam të kemi një përsëritje të krizës së raketave kubaneze të  viti 1962 kur ne shkuamnë prag të luftës bërthamore. Ne duhet të jemi në gjendje ta trajtojmë këtë çështje nëpërmjet dialogut në rritje”, tha ai.

Komentet e tij u bënë pak orë pasi kritiku i fortë i Putin, politikani opozitar Boris Nemtsov u qëllua me 4 plumba afër Kremlinit në Moskë.
“Ne nuk duhet të gënjejmë veten se Rusia është në  rrugën drejt demokracisë, sepse ajo nuk është,” tha Sir John./j.h

 

 

 

2 komente në “Ish-shefi i MI6: Nuk duhet të tallemi me veten, se Rusia po demokratizohet. Rrezik potencial për Britaninë”

  1. curcill says:

    Rusia nuk do t’a harroje qe ishim ne qe ja ndersyem Hitlerin,prandaj shterngoni tangat!Curcilli.

  2. skifteri says:

    Ka njerez qe besojne se ky M-16 i britanise dale ne pension ka goditur ne shenje kur I referohet potencialit tradicional te llogaeitjes armve ne nje lufte te mundeshme ballancimit te arsenalit berthamore midise SH.B.A-SE dhe RUSISE ,kjo eshte nje shprehje idjote dhe me be te ze hundet me dore sa here degjoje si ishe ushtark ne pension keso lloje argumentash :parvenu.kjo per ta perulur e plagosur individin kudo ne ne britani dhe tere evrope per qellimet te shumta por kryesorja mbetet ajo e shtimit arsealit armve dhe ato berthamore ne veçanti,kriza ka perfshi tere globin dhe do shpertheje ne nje dite lufte !.shoqria borgjeze ka dhene prova te tilla me ane te luftes pasurohet nje grushte I voge.keta njerez qe kane ditur te krijojne nga hiçi nje pozicion dominues .Njerzit ndrydhen (friksohen)nga tingulli I fjales ballancim armesh atomike.fjalet mbeten gjithmone kercenim per britanine: fjale.Por faktet vlejne ,VETEM FAKTET.Kjo paraqet hakmarrjen mendje lehte te te dobteve ,te pa fuqishmeve ose te prapaskenave per tu pasuruarve.Bota sot eshte arriviste ,nuk munde te shkoje nje kombe drejte luftes shfarosese.te gjithe politikanet sundues ushtarak te mdhenje financier te fuqishem qe mbajne timonin e ngjarjeve qe krijojne e dominojne fatin e kombeve fillojne nje levizje ideshe per te dominuar fatin kolosal njerzor ,dominimin e shoqrise si instrument te pushtetit britanik.Sot kritikojne Rusine e urrejne e akuzoine ,neser jane te paret qe do ta admirojne,e do te sherbejne njera tjetres si ne luften kunder hitlerit e fashizmit.sot nuk ka mundesi te perdore kushe bomben atomike ,pasi asnje nuk do vete zhdukjen vullnetarishte .ANALIZA E M-16 Britanike eshte nje proverb I kaluar jo aktuale,kriza ekonomike e sotme nuk zgjidhet duke plagosur njerzit me gogolin e armve atomike ,pore me hapjen e vendeve te punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje