Një burrë në Turqi është gjobitur pasi i ka thënë “Unë nuk të dua” gruaa së tij.
Bashkëshortët – të cilët janë divorcuar – kanë kërkuar të dy kompensim nga njëri-tjetri mbi fyerjet e bëra ndaj njëri-tjetrit gjatë martesës së tyre, shkruan Daily Sabah.
Një gjykatë më e ulët kishte vendosur se ata ishin të dy njëlloj të këqinj për njëri-tjetrin, por Gjykata e Lartë e Apelit tha se shprehja e burrit se nuk e donte gruan e tij shkaktoi “dhunë emocionale”, dhe e urdhëroi burrin t’i paguajë gjobën ish-gruas së tij.
Gruaja tha se komentet e burrit të saj e kishin lënë atë ” të mbytur emocionalisht” dhe se ai shpesh e ishte larguar nga shtëpia martesore. Nga ana e tij, burri tha se gruaja e tij në mënyrë të përsëritur e ksihte “mallkuar” atë.
Turqia është përpjekur për të goditur të gjitha format e dhunës kundër grave, por gazeta thekson se abuzimi emocional dhe psikologjik mund të jetë i vështirë për tu provuar.
Një studim i vitit 2014 me femrat e arsimuara që punojnë gjeti se 40% e të intervistuarave kishin përjetuar abuzim emocional të paktën një herë, shkruante gazeta Hurriyet Daily News në dhjetor./j.h
ahahahahah ca spo degjojme nga Turqia
http://cutt.us/ftese-per-seks