“Atentati" ndaj Doshit rrezikon të përfundojë në një flluskë sapuni?

3 Mars 2015, 17:40Politika TEMA

Denoncimi i deputetit Tom Doshi rrezikon të përfundojë një “flluskë sapuni”, ose një “shashkë” për të trazuar politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, në një grup të përbashkët hetimor, kanë zhvilluar investigim intensiv përgjatë gjithë ditës së sotme, që prej momentit të kapjes së Durim Bamit në pikën kufitare të Hanit të Hotit, duke u arratisur për në Malin e Zi.

Bami është personi që pretendohet nga deputeti se është paguar për ta vrarë atë, por i penduar i ka rrëfyer ligjvënësit gjithçka.

Burime të besueshme nga grupi hetimor thanë për “DITA” se nga hetimi i deritanishëm dhe marrja në pyetje e 36-vjeçarit, dyshohet se ky është një skenar i parapërgatitur për qëllime që pritet të zbardhen me kalimin e orëve. Nuk jepen informacione të hollësishme rreth dëshmisë së Bamit në Drejtorinë e Policisë, por bëhet me dije se ai është shfaqur shumë konfuz, kontradiktor dhe për më tepër i shqetësuar.

Dalja e emrit publikisht dhe buja e madhe që prodhuan deklaratat e deputetit, duket se e kanë kapur të papërgatitur 36-vjeçarin.

Të njëjtat burime pohuan se gjithçka mendohet të jetë një lojë, sepse ka informacione për njohjet e mëparshme të deputetit Doshi me të shoqëruarin që pretendohet se do e vriste. Por këto lidhje do i zbardhë plotësisht hetimi që po kryhet, nëse janë pas “pendimit” apo para “pendimit” të Bamit.

Grupi hetimor ka dyshime të forta tek një “kallëzim i rremë”, ose histori e sajuar, për faktin se të dhënat janë shumë kontradiktore në harkun kohor të 6 muajve.

Kjo pasi gjashtë muaj më parë deputeti ka thënë në një takim me përfaqësues të organeve ligjzbatuese se është paguar për vrasjen e tij nga kunati i ish-kryeministrit Berisha, Agim Rama, kurse dy ditë më parë tha se është paguar vrasja e tij nga kryeparlamentari Ilir Meta.

Këtu ka nxjerrë edhe emrin e personit që pretendon se e ka filmuar dhe i ka bërë një video me rrëfim për 37 minuta. Por sipas hetuesve, dëshmitë e para të Bamit, rrëfimet në video, krahasimi i të dhënave, vendit, kohës, personave kanë mospërputhje të dukshme.

Si për shembull njohjet me ndërmjetësin dhe porositësin e pretenduar, vendet ku janë takuar, si janë dhënë paratë e pretenduara, sa herë janë takuar dhe të tjera detaje.

Hetuesit janë bindur që në orët e pasdites se bëhet fjalë më shumë për një lojë, se sa për një rrezik të vërtetë.

I vetmi rrezik ka qenë fakti se Bami është një person me të kaluar kriminale të theksuar si pengmarrje, armëmbajtje pa leje, i dyshuar si një vrasës dhe që një javë më parë iu vendos eksploziv në makinë në Fushë-Krujë, por nuk shpërtheu.

Gjithashtu dyshohet për atentatin me eksploziv mbrëmjen e së hënës po në këtë qytet, ndaj mjetit të një biznesmeni.

Dhe pyetja që po ngrihet në këto momente është, a do përfundojë deklarata e bujshme e Doshit në një flluskë sapuni?/DITA

33 komente në ““Atentati” ndaj Doshit rrezikon të përfundojë në një flluskë sapuni?”

  1. 24 says:

    TOM DOSHI MUND TE JETE CFAR DO POR NUK ASHT MASHTRUS E VERTATA ESHTE E QARTE …THJESHT JU JENI DISA LEGENA QE PROPAGANDONI KRIMIN DHE E MBULONI ATE NE KETE MOMEMENT PO MBANI KRAHUN E ILIR KRIMINELIT

    1. floo says:

      Ilir Muti thuaj

      1. Tom KoDoshi says:

        Tom KoDoshi eshte i blere nga Berisha. E gjitha kjo eshte nje skenar UDB-ist i Berishes me kompani. Vetem UDB-ja e Berishes mund te thur intriga kaq budallaqe! Hahahaha do ju dale boja si gjithmone! Jane te njejtat skenare me tritol, me droge, e me vrasje. Strumbullari Berisha, qe i di te gjitha dhe UDB-ja pas tij. Qellimi te ulet figura e Edi Rames ne nivelin Ballkanik dhe Europian dhe sigurisht te perfitoje Sali Pashe Toptani. E keqja e Shqiperise eshte kerma e SHQUPIT. Edi Rama po ja ngre krenarine Shqiperise dhe nje Shqiperi e forte nuk eshte ne favor te Serbise. Shqiperia duhet te jete e destabilizuar dhe ne kaos, keshtu qe Kosova te jete ne te njeten gjendje. Gabojne. Partneret dhe aleatet tane e kuptojne skenarin dhe jane plotesisht ne mbeshtetje te qeverise dhe Edi Rames. Tullumbacja e KoDoshit mori fund. Ai duhet te procedohet dhe te futet ne burg per kete intrige te ndyre se bashku me Berishen qe i dinte te gjitha bisedat e Rames dhe Metes per vrasjen e KoDoshit.

        1. karl zais jena says:

          edhe une kete bindje kam.

        2. 24 says:

          Konspiracioni dhe jeta more njerz se lat nam….Nuk i dini ju ma mire punt se mund ti dijn nje shkodran per Tomen te pakten…. TOMA NUK IA KA NEVOJEN SALI BERISHES SE KA LEK SA PER ME JETU MIRE PA PUNU ASNJE DITE AI DHE NJA 4 BREZA ……ARYET JANE 2….NJERA QE ASHT DIT BOTERISHT NE SHKODER QE TOM DOSHI KA HEDH PARET KA FITU ZGJEDHJET NE SHKODER SE VETEM PREJ TIJ KA FITU PS PER HERE TE PARE NE SHKODER DHE KUR VJEN PUNA KANE FILLU TE PUNESOHEN NJEREZ TE PD DHE PERSONA QE SKANE KONTRIBU ASGJE PER SHKODREN PER FITOREN …NDERKOHE TOMES TE GJITHE ATO QE I KAN DHAN VOTEN I KAN KERKU LLOGARI NORMAL SE PSE NUK PO PUNESOHEN ATO DHE PO PUNESOHEN NJEREZ TE PD……ARSYEJA E 2 QENKA MOSREAGIMI I RAMES PER ATENTATIN E DESHTUAR…..SKA PSE TE JETE AKUZE FALLSE SEPSE NUK KA SHUME QE DOSHI LEVIZ ME NJE MAKINE TE BLINDUAR , PER QEJF NUK E KA BLE TE JENI TE SIGURTE…..UN NUK PO MBROJ TOMEN, NUK JAM AS ME SALI BERISHEN POR NUK E KUPTOJ SI JU NJERZ MUND TI KUNDERVIHENI TOM DOSHIT DHE NUK MERRENI ME ILIR METEN QE ESHTE KANCER, NJERIU ME I KORRUPTUAR E ME I DEGJENERUAR QE PER PUSHTET CA NUK KA BERE…..TOM DOSHI NUK ESHTE PASURU ME POLITIKE ME GJAKUN E SHQIPTARVE TE PAKTEN NE POLITIKE KA ARDH I PASUR NDERKOHE QE KAPI TE GJITHE NGA FATOSI E SALA E MABAROJE TEK ILIR META JANE PASURU ME GJAKUN E KETIJ POPULL….KA NJI ZOT E KETO NQS NUK DO JAPIN LLOGARI NE KET BOTE NE TJETREN KA PER TE DHENE ME SIGURII !

    2. adri says:

      Kur edi rama ose kryeministri nuk merr seriozisht shqetesimet e nje deputeti te partise se tij me te cilin ka punuar dhe fituar zgjedhjet si mund te pretendoje nje qytetar i zakonshem qe shqetesimet e tij ti merren seriozisht nga edi rama.
      Edi rama i merr serizisht gjerat vetem kur kete e thote opozita sic ishte rasti i fundit i reagimit ne rastin e permbytjeve ne jug.

  2. danny says:

    Nqs mund te jete cfare do, si thua ti, mund te jete dhe mashtrues… Perderisa ka te kaluar kriminale dhe ambasada amerikane “u gezua”, kur u dekriminalizua parlamenti… Jane dhe nja 2-3 koktrashe si Toma ne parlament. Uroj te dekriminalizohet plotesisht.

  3. Idioti Sali says:

    Shko re piedhu. Po ta kishin futur ne shinjester, do ta kishin cuar ne ate bote si krric gomari dhe do ta varroanin me nderime. Tom Doshi eshte nje idiot qe ka marre vota prej idioteve qe e votojne. Tani e mbrapa do ta shohesh kush eshte Tom karabushi dhe sa force ka. As te beje nje skenar te rreme nuk ka haber, jo te jete ligjvenes ky idiot.

    1. Arseni says:

      Pse i thone “ligjvenes” Doshit?! Me duket dje e ka quajtur vete veten e tij “ligjvenes”, kur mund ta quante me thjesht “deputet” ose “politikan”, ose dicka tjeter. Se ky as ka kapacitet te prodhoje nje projektligj, as mund te udheheqe levizjen per venien e nje ligji. Ky, si edhe nja 130 e ca tw tjere, me mire duhet quajtur “ligjvotues” ose “kartonmbeshtetes” Cfare nuk degjojme!

  4. Mondi says:

    Bllof do jete

  5. Une says:

    Po pse mor qafira direkt ti bini kokes Tomes.A nuk ishte ai e te gjithe ne ne 21 janar ne rresht te pare,apo tani vk ska rendesi?!E rendesishme eshte te jete mire Xhemilja,Likja,S.Tahiri,etj.

    1. tekniku says:

      Ore, se na cate rradaken me kete teze – po sa eshte cmimi qe duhet te paguaje shteti ndaj nje “kaloresi luftarak” si Toma?! Ku eshte fundi i kerkesave “te logjikshme” te Tomes? Nejse, se do analiza kjo pune, dhe ti dhe ca te tjere nuk ja keni ngene.

  6. V says:

    Artikuj te porositur, copy paste pa autor…

  7. rexvl says:

    Toma kunder te gjitheve,biles dhe kunder amerikes .E ke te humme davan o Tom.Se ke dal si Skenderbeu kunder Turqnis.

  8. Shefqet Cela says:

    Pergjigjja eshte JOOOOOO! Nuk do perfundoje nje “flluske sapuni”.
    KIane dakle ne siperfdaqe interesa te medha politike dhe sidomnos ekonomike.
    Per hesapin tim, Tom Doshi mund te perkufizohet budalla qe u be vegel e te tjereve, ne plane djallezore. Per kjete gje me vjen sinqerisht keq. Perfundoi ne nje koke turku te politikes se moçaleve.
    Fijet jane mpleksur keq nga persona teper te rrafinuar qe po na bejne çarap ketu e njezet e kusur vjet. Koka merret me mend. E£shte nje “fukara me me pak se gjashtedhjete mije euro”. Le te shpresojme se do te gjeje, me ne fund vendin, qe te biem ne qetesi dhe shikojme hqllet tona reale,.

  9. rexvl says:

    Per Tomen i boni hetimet per dy dite kjo qeveei kurse pe 21 janarin i duhen shekuj me qit te verteten ne shesh.

  10. tironsja says:

    KJO ESHTE VETEM LOJA E BERISHES PER TE ARRITUR QELLIMIN E TIJ PER ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME

  11. . says:

    Vaj Medet …
    cfare “tufe” kjo PD e mbushur vetem me VERIORE,
    mashtrusa qe kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise.

  12. Emigranti says:

    Shikoni mire o djemte e Xhaxhit se rrenjet e Tomes dhe te Saliut jane ne Beograd.Jane shprehur edhe disa komentues, prandaj hetojeni mire kete version.Le qe kush ta investigoj, Vishua?! Ai eshte ne tave si kryekrap.

  13. qeveri leshi says:

    Kjo eshte propoganda e mohimit qe bejne socialistet ,por nqs Toma ka nje vidio nuk eshte fare nevoja per bla bla bla .

  14. shqip hesapi says:

    Kete here duhet ta pesoje Berisha se nuk po i ecen plani i ’97 -tes.

  15. Lomi says:

    Atij mrena atje n’burg i ka fillu “perpunimi”, zagaret jan lshu n’internet per komente konspirative me udb e lesh e presh… Hapni syte re cuna se bota osht portokall, ju vje rradha shpejt se mish per top jeni…

  16. ariu says:

    Hedh nje budalla nje gur ne lume dhe shkojne ta gjejne 100 te mençur!

  17. . says:

    Turp i madhe … “Skenar”
    Bllofi i rradhes se “Tufes” SHQUP-it PD, si avioni Divjakes.

  18. xhino says:

    iku dhe Tom Leshi per lesh

  19. shkelqimbello says:

    o mero nuk heq dore ngaposhtersite,e helmove kete gazete ne mbrojtje te atij binomi dhe ju qepe si meta pas kepuce…….

  20. reply says:

    Çështja e diskutuar shume në opinionin publik se përse Tom Doshi u kujtua tani pas 5 muajsh të bëj publik faktin se janë paguar njerëz për vrasjen e tij, lidhen me disa shkaqe, të cilat e inkriminojnë dhe vetë atë.
    1) Fillimisht ka menduar se duke e denoncuar te Edi Rama dhe organet e drejtësisë do ishte i mbrojtur për jetën. Por mos informimi i opinionit publik për çështjen dhe mos reagimi i Ramës e ka trembur Doshin, pasi kuptohet qe Kryeministri dhe Kryetari i parlamentit kanë dashur që kjo çështje të mbyllet jashtë dyerve të hetimit dhe prokurorisë, si dhe larg syve dhe veshëve të medias. Mos harrojmë dhe faktin se si porositës këtu akuzohet një zyrtar i lartë në jerarkinë e shtetit, me saktë Kryetari i parlamentit Ilir Meta, i cili është një njeri dhe politikan me pushtet të madh vitet e fundit.
    2) Më pas deputeti Tom Doshi, ndërkohe që priste një reagim konkret të Ramës dhe të Tahirit, bleu një makinë të blinduar dhe punësoi disa roje gjatë muajit shtator 2014. Reagimet e Ramës dhe Tahirit ishin vetëm dhe thjesht premtime se kjo çështje do mbyllet pa viktima dhe se ata do jenë garancia e jetës së Doshit, nëse ky i fundit hesht. Por kurrsesi të prishen me Metën, pasi ai me “numrat” e tij rrëzon shumicën dhe qeverinë! Gjithsesi edhe pse Doshi mosbesues te fjalët dhe premtimet e tyre ai nuk e beri publik kërcënimin për jetën duke shpresuar se diçka do ndryshonte ne favor te tij. Me pak fjale Doshi ka qene ne dilemë gjithë këto muaj dhe mosbesues ndaj Ramës dhe Tahirit. Kur ai dyshoi se jeta e tij nuk ish aspak e sigurtë edhe pse kish venë në dijeni Kryeministrin dhe Tahirin rriti presionin dhe shantazhin ndaj Ministrit të Brendshëm duke e akuzuar për paaftësi dhe punë jo të mirë me rendin publik. Gjithashtu sulmonte Kryeministrin Rama indirekt duke kritikuar ministrat për punën e dobët dhe korrupsionin. Por as kjo nuk i dha siguri dhe qetësi Tom Doshit, pasi njerëzit për të cilët ai investoi vite me radhë si opozitar po bënin pazare me jetën e tij.
    3) Doshi foli publikisht dje pas 5 muajsh, sepse para 1 jave “dikush” donte të eliminonte fizikisht dëshmitarin kyç të çështjes. Më saktë të vriste nëpërmjet një shpërthimi njeriun, te cilin Meta e pagoi për jetën e deputetit të Shkodrës. Por që ai me pas i rrëfeu “shënjestrës” së tij për ngjarjen pasi ishte penduar. Kallëpet e tritolit të publikuara nga Doshi në media, janë pikërisht ato të gjetura mbi gomën e parë të një BMWX5 në Fushëkrujë! (Pronari i BMWX5 mund të jetë dhe personi që i bëri antetat para disa javësh Shullazit dhe ky i fundit të jetë ai që do eliminonte Doshin!) Ka dyshime se vënia e tritolit te biznesi i prindërve të Tahirit të jetë nxitur (porositur si një kërcënim) nga deputeti Tom Doshi. Kjo gjë ka qenë pjesë e akuzave të ndërsjella midis këtij të fundit dhe Ministrit në prezencë të Koço Kokdhimës brenda ambienteve të brendshme të Hotel Sheraton. Vetë fakti se ambasadori i SHBA-ve dhe përfaqësuesi i BE-së në Tiranë e vizituan me urgjencë për shpërthimin Tahirin në Ministri (me siguri me kërkesë urgjente të Tahirit), tregon se ky i fundit ka shprehur shqetësimin se porositësi i tritolit është një deputet i inkriminuar në radhët e maxhorancës. Sikurse ministri është zotuar para tyre se deputeti i inkriminuar do marr përgjigjen e merituar dhe për luftën kundër krimit në këto nivele ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së. Vetëm kështu shpjegohet fakti i reagimit kundër Doshit nga ana e Ambasadës Amerikane dhe BE-se, menjëherë sapo u be i ditur lajmi për përjashtimin e tij nga partia socialiste. Nëse shihet me kujdes artikulimi i ambasadës Amerikane ishte marr shabllon nga përshkrimi i profilit të Doshit qe i ka paraqitur Tahiri përfaqësuese të huaj në zyrën e tij. Gjithashtu kështu shpjegohet dhe deklarata replikë e menjëhershme e deputetit te Shkodrës drejtuar ambasadës Amerikane, ku midis te tjerash ai thekson, se ai “kurrën e kurrës nuk është përfshirë në akte kriminale kundrejt pronës apo individit”.
    Po e mbyll me kaq pasi kuptohet e gjithë kjo është një luftë e ndyrë brenda llojit, te cilën vetë Doshi e përkufizoi si një kancer për maxhorancen, por që në vetvete luhet me integritetin dhe mirqeninen e qytetarve te ndershem te Shqiperise si dhe me sigurinë kombëtare të një populli. Kambanat po ka kohë që po bien..

  21. mero says:

    ju gazetaret e temes vetem per lajme lifestyle jeni

  22. albert says:

    toma mashe e saliut…do te kapet mbas budallalleqeve ..genjen per videon patjeter

  23. BRITSH says:

    ZOTI E KA MALLKUAR KET VEND E TOKE E PUPULL sa te jete jeta nuk ka me ba hajr cdo dite drjet degradimit po shkon dhe do shkoje

  24. Kokëboshi says:

    Ngjarje tragjikomike, që vetëm në Shqipëri, ndodhin, sepse vetëm shqiptarët “e hanë sapunin, për djathë”, kaq kollaj dhe harrojnë urinë e gjendjen e tyre mjerane, për t’u marrë me përrallat që shesin politikanët tanë injorantë, mediokër dhe të paskrupull…!!!

  25. parku says:

    Pse tallen me kete popull te ngulur perpara televizoreve se kushedi se cfare do te behet, kjo eshte e stisur nuk diskutohet, u dhane urdher qe te ngrihej kjo tymnaje, e duan kete vend lesh e li,ne si popull nuk na e ndjen fare se c’bejne politikanet, u muar vesh qe ky vend keshtu do te shkoje, jo e lagu jo se lagu, gjejeni kush do ta vriste dhe te marre fund kjo pune, mos luani me ndjenjat e ketij populli te vuajtur.

  26. fllad says:

    Tema, mos spekulloni me titullin e shkrimit.
    Pyetja e shisni si perfundim.
    Jo se kemi ndonje iluzion se perfundimin do e jape DREJTESIA, ajo ka ikur ne drejtim te paditur.
    Por qe Meta te thote qe nuk eshte e vertete se nuk ka prova, kjo na ben per te qeshur dhe per te qare njekohesisht.
    Ai e di se popuilli nuk eshte idiot qe te besoje se blloku dhe Likja ishte nje iluzion, por thjesht jane te pafytyre dhe arrogante, dhe mire bejne, ketij populli t’ja bejne jo cicin, por kaken ne koke, e ka pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje