SHBA: Kemi pasur shqetësime prej kohësh për Tom Doshin

3 Mars 2015, 16:39Politika TEMA

Ambasada Amerikane në Tiranë deklaron se i ka ngritur edhe më herët shqetësimet e saj në lidhje me deputetin Tom Doshi dhe persona të tjerë tek autoritetet shqiptare.

E pyetur nga Klan nëse kishte prova kur e cilëson deputetin Doshi si të përfshirë në veprimtari kriminale, një zëdhënës i Ambasadës tha se këto shqetësime janë ngritur prej vitesh.

Pyetjes se perse nuk ia kanë dorëzuar qeverisë shqiptare këto prova, zyrtari i Ambasadës iu përgjigj duke thënë se i kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me Doshin pranë autoriteteve shqiptare.

Përsa i përket deklaratës se deputetit të Shkodrës se do të dorëzojë pranë selive dipolmatike provat që disponon, zëdhënësi i Ambasadës amerikane tha se:

“Shqipëria ka institucione të besueshme ligjzbatuese dhe ata nxisin këdo që ka prova për shkelje t’i paraqesë këto në Prokurori dhe Policinë e Shtetit”.

Ai la të kuptohet se refuzon ta marrë në dorëzim videon që Doshi pretendon se fakton planin e Ilir Metës për vrasjen e tij dhe të deptuetit Mhill Fufi.

Edhe Komisioni Europian pret një hetim të plotë të çështjes së akuzave të deputetit Tom Doshit nga autoritetet kompetente shqiptare.

Zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç tha se Brukseli mbështet zbatimin e marrëveshjes për dekriminalizmin:

“Komisioni Evropian pret hetimin e plotë të këtij rasti nga autoritetet kompetente shqiptare. Komisioni Evropian mbështet plotësisht hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin plotë të marrëveshjes midis partive qeverisëse dhe të opozitës në Parlamentin e Shqipërisë, duke përfshirë çështjen e personave me të dhëna kriminale që mbajnë poste publike. 

BE-ja i jep prioritet të lartë forcimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjior, pa kompromis, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë prioritetet kyçe për Shqipërinë.

Ne presim gjithashtu sjellje dhe qëndrime të përgjegjshme për çështjet që lidhen me shtetin ligjor nga të gjithë ata që luajnë rol në jetën publike”.

 

31 komente në “SHBA: Kemi pasur shqetësime prej kohësh për Tom Doshin”

  1. OK says:

    Zoti Lu !

    Cfare ka bere tom doshi eshte nje miljon here me e vogel se berihsa prandaj mos u merrni me kinezerira.Boll e tallet ate popull qe ju besoi si jezu krishti ne 1991

    Shiko sa ambasadore ka “dribluar” burri juaj i shtetit :

    1 -Chris Hill
    2 -William Ryerson
    3 -Joseph E. Lake
    4 -Marisa R. Lino
    5 -James Pardew
    6 -Joseph Limprecht
    7 -James F. Jeffrey
    8 -Marcie Berman Ries
    9 -John L. Withers II
    10-Alexander Arvizu
    11-Donald Lu

    Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria

    -Në mars 1997,

    -E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

    – E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

    – E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

    – E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit

    -. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

    -E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.

    – E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.

    Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues

    . Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

    A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?

    Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe

    Jam dakort ta varim Tom Doshin ne Litar por me pare duhet ju te egzekutoni berishen si Bin Ladenin

    1. adri says:

      Si nuk flasin per kete ilir meta qe u provua me video perballe te gjithe shqipetareve si njeriu me i korruptuar ne shqiperi.

      1. bobby says:

        @ Adri !
        E si mund te flasin per Ilir (Like Floririn) Meten,kush ka bythe ?
        Ai eshte jo vetem tutori i qeverise por eshte tutori i floririt te Kerrabes, eshte tutori i drogave te lehta dhe te renda qe trafikohen ne Shqiperi, ai eshte tutori i zgjedhjeve dhe aleancave post zgjedhore, ai eshte i vetmi person ne Shqiperi i cili eshte miliarder pa pasur asnje biznes e pa punuar asnje dite ne ndonje profession fitim prures , pervec se eshte nje shushunje qe prej 25 vitesh merr rroge deputeti, ai eshte i vetmi qe edhe pasi ju provua veprimataria kriminale korruptive me ze dhe figure ne vend te kapte qeline e burgut kapi kolltukun e shefit te parlamentit dhe si per inat te drejtesise beri dhe gruan deputete.
        Ai eshte i vetmi qe edhe pse urrehet nga shumica e Shqiptareve arrin te marre me shume vota se partite e tjera te vogla.
        Ai eshte i vetmi qe paguan 500000 dollare per te hequr qafe 2 persona, nderkohe qe ne Shqiperi mund te gjesh killera per shume me lire.Ai eshte i vetmi qe zuri dashnore kryeministrin tone me vetem nje tas ngjala nga ato te Lalzit.
        Dhe te gjitha keto kam bindjen se kane bekimin e Daje Sam-it.

    2. shume i qart shkrimi ,vetem se mbyllja shume patriotike,me varje pushkatime a thu se jemi indigjene qe kemi deshiren te hame jete njerzish,….Ops harrova qe jemi shqiptare race e lashte

  2. Alphade says:

    Kryekrimineli numur nje i Shqiperise eshte Sali Berishovici !!! Te tjeret vijne pas ksaj monstre antishqiptare !!!
    Kur do te trokase drejtesia ne porten e Saliut zoterinj ??????

  3. i says:

    dmth keni kaqe kohe duke vazhduar dhe ne ditet e sotme duke thene qe drejtesia ne shqiperi nuk funksionon, kurse sot paskemi drejtesi te besueshme????

  4. che germadha says:

    Sa mire qe ky armik i PS i BE. dhe i SHBA me ne fund u kap i gjalle dhe do te jape llogari per te gjitha .
    Tani askush nuk mund ta pengoje rrugen tone drejt i integrimit ne BE qe besoj se do ta arrijme pa filluar akoma vapa e beharit.
    Armiku ishte kaq i rafinuar sa arriti te perdhose me pranine e tij Tempullin e VIrtytit : Parlamentin Shqiptar .
    Falemiderit shoku LU .

  5. dilatente says:

    Ambasade dhe ambasador diletante. Shkoni ruani delet se dhe barinjte jane me largpames se kjo palo-ambasade dhe palo-diplomate

  6. tome hesapi says:

    qa don ma teper more tom legeni qe mashtrove tane shqiperine me sajime te kota, more kriminel mashtrues se tash ka ardhe koha e te vertetes.pis ti e shkosh ne vorr ti e te gjithe shpura jote kriminele qe ke kriju sidomos ne shkoder.

  7. ana g says:

    Aha… Shume dobet ambasada amerikane! Keto jane shembujt qe jepni? Keni kellqe per t’i qendruar deklaratave qe beni apo jo? Me mire mos hapni gojen fare, kur nuk i qendroni apo faktoni dot ate qe thoni. Kjo nuk eshte diplomaci, ky eshte turp

  8. CANI says:

    Sedi qfare krimi paska bere kyfar Toma ,apo mose po mshifet ndonje ambasad mbas ketyre krimev qe kane ndodhe ne shqipri e po friksohen se Toma do ti qes ne fushe ,pse kini heshtur deri me tani ju te nderuar diplomat masi paski qen ne dieni .

  9. landi says:

    Kalni i foqishem sorrosian skishte si te mos ndikonte ne emerimin e ketij pupaci te rradhes qe do marri hisene e tij nga parate e mafies shqiptare per te kenduar “kengen e paqes” qe vjen si puna e asaje te atij tjetrit qe tha se berisha eshte burre shteti… dhe berisha i fitoi zgjedhjet gjithmone pasi per emerimin e tij loboi dhe pagoi edhe fatmir mediu. Ky maskara i rradhes nuk ka ze te thote se nuk eshte politike e USA-s te dale e te flase apriori per individe te vecante si tom doshi por te coje fakte ne prokurori nese mudet. Deklarata e tij publike deshmon se ata jane shtet paralel ne suport te mafjes reale te gjasmeshtetit tone

  10. mali says:

    OK, duhet te gjendet mundesia qe komentin tuaj ta dergoni ne ambasaden amerikane dhe personalisht ketij ambasadori qe shprehet se “Shqiperia ka institucine te besueshme ligjzbatuese”. Shqiptaret jane vertet te keqinjte e vetes duke qene indiferente dhe te nenshtruar po nuk jane popull idiot qe te besojne se “gomari fluturon” pak a shume ajo qe thote ky diplomat.

    OK e ka thene qarte, “politikberja nderkombetare amerikane eshte me e thelle se sa institucionet amerikane qe e bejne ate zyrtarisht”.

    Lu do bente mire te merrte nje raport mjekesor me arsyen se klima shqiptare i ben dem per mushkerite apo per zemren dhe ti jete rruga e mbare!
    Jemi velur me ambasadore qe na trajtojne si popull zulu – dhe me keq.
    E kuptojme se nuk u plas bytha fare per shqiptaret, ata duan vetem qetesi, dhe nje qeveri qe ti lere rehat ne bizneset e veta ne Shqiperi.
    Nje popull pa liri, vertet PA LIRI, eshte i destinuar te shkaterohet.

  11. caci says:

    Ja dhe qente e koke. Mutit qepaze.Jane te gjithe te paguar nga patate e vjewhura popullit dhe te shitjes se droges!

  12. mitro says:

    Keta sikur nuk nderhyjne ne punet e brendeshme te qeverive .N.q.s kane kete te drejte pse nuk kercyen per Ilir Meten dhe bllokun e tij?.Mos eshte ne interesin e tyre te kene nje vend te pastabilizuar dhe te varfer?.Mjere ne te shkretet qe s,beme kurre nje shtet normal.

  13. enter''""" says:

    Keta bejne mire te mbyllin gojen se jane njerezit me hipokrit mbi planet. Ju mos fusni hundet ne punet tona dhe na lini te ecim perpara. Nese ju shqetesoheni kaq shume per demokracine dhe gjygjesine, dhe nese keni fytyre,atehere duhet te dilni kunder Berishes.
    E mq.s. nuk po e beni, atehere mos na cani koken derr verr gjithe diten.

    PALACO

  14. Spartaku says:

    Donald Lu eshte nje ambasador i dyshimt.Ka mundesi qe ky do jete ne anen e kryekriminelit Sali Berisha.Kame bindjen se ky ambasadore i SHBA-s eshte i informuar me krimet e Sali Berishes.Nqs Sali Berisha do jete bashkepunetori i Amerikes,i infiltruar nga ata,atehere nuk do ndshkohet,se do mbrohet nga Amerika.Por Berisha denimin me burgim te perjeteshem e ka pak.

  15. malsori says:

    per gerdecin ka ndonje pergjegjsi usa?

  16. malsori says:

    Te nxituara deklarat e ambasades amerikane,kjo u be per te orjentuar hetimet , ne fasad duket se amerikanet e duan shume , shume shqiperin po ne realitet eshte ndryshe,berishen keta e mbajten ne pushtet me gjithe ato qe ka bere dhe me thoni ku eshte ndihma amerikane per shqiperine keto 25 vjet,jemi si ne vitet 90 po pa shprese.

  17. . says:

    Vaj Medet …
    cfare “tufe” kjo PD e mbushur vetem me VERIORE,
    mashtrusa qe kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise.

    1. . says:

      Vaj me det…
      cfare “tufe” kjo e PS e mbushur me JUGORE
      mashtrusa qe kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise.

  18. koli says:

    Shqiperia ka vetem nje kriminel
    Sali Hajdut kriminel Berish Vicidoli
    Ai e ka vendin ne burg

  19. koli says:

    Shqiperia ka vetem nje kriminel
    Sali Hajdut kriminel Berish Vicidoli
    Ai e ka vendin ne burg dhe vetem ne burg sALI QE QELB SHQIPNINE

  20. bajram says:

    Ambasadori SHBA ne Tirane Donald Lu me deklaraten e tij vertetoi se qe ne fillimet e levizjes demokratike shqiptare per te drejtat e njeriut dhe lirite themelore te tij ne Shqiperi,qeveria e SHBA ka patur ne qender te vemendjes se saj pikerisht veprimet dhe dinjitetin njerezor, figuren e pa perlyer te politikaneve dhe mbi te gjitha perkushtimin e tyre ne zgjidhjen e problemeve dhe shqetesimeve shtetformuese,ku gjithshka po niste nga e para,per te vene demokracine shqiptare ne binaret e ligjit dhe jo te hicit.Deklarata bombe e Sali Berishes se “Kanuni” i Leke Dukagjinit ishte i drejte ishte nje kthim prapa de jure i Shqiperise ne otomanizem dhe nxorri sheshit se tashme ligjin ne Shqiperi e bente hakmarrja e verber dhe e eger e njerezve qe besonin tek “Plaku Mere” dhe jo tek Kushtetuta dhe ligjet e tjera te Shqiperise.Por futja e krimit ne “vathen” e politikes dhe te pushtetit ne Shqiperi tashme eshte bere i patolerueshem edhe per politikanet me optimiste ne BE apo ne SHBA.Duke i kerkuar popullit shqiptar guxim e kurajo ne denoncimin e krimit te organizuar,por sidomos te krimit qe eshte i lidhur me politikanet dhe qeveritaret e larte ne Shqiperi, ambasadoret e vendeve mike te BE dhe SHBA-ve qe jane akredituar ne Tirane shprehin edhe nje here se jane ne mbrojtje te Shqiperise dhe popullit shqiptar para “hordhise” se krimineleve qe e kane kapur ate per fyti ne te gjitha fushat e jetes,ne politike,drejtesi,ekonomi, mbrojtjes, biznes,shendetsi,aresim,kulture, sport deri ne instancat me te larta te vendit.Nuk ka fushe te jetes ku krimi dhe korrupsioni te mos kene fituar qytetarine dhe ku shqiptaret te mos ndjejne mbi shpatullat e tyre peshen dhe shijen e hidhur te vuajtjeve te perditshme qe keto dy fenomene vrastare po ia mpijne vullnetin dhe forcen per te goditur perfundimisht mbi shkaktaret qe i sjellin keto fatkeqesi.

  21. shqip hesapi says:

    Donald Lu (Mu-ti)nese do qe Shqiperia te clirohet nga kriminaliteti,te fuse brend Sali Berishen dhe ai i tregon te gjitha se c’ka ndodhur per 25 vjet.Mos harro Donald Lu,ne e kemi lexuar shkrimin e Geri Kokolarit qe ka bere per ty.Pse e takove Sali Berishen,me c’cilesi e justifikove takimin? Shikoje mire dhe kete komentin e tanishem te OK bere ketu ne kete shkrim per ty.

  22. Muhamet Demaj says:

    hhhhhhh Fajn eka berisha edhe per Tomen se deshke tavras Edvini po ky ambasadori cfar derdellis potekishte ndodhur ne Amerik dokishte marr fund cdo gje tej tan shqiptaret jane ngop tashe me ambasadoret Amerikan ata tarrin urt sic rrin ne Franc e GJermoni sipyt njeri per asgje askush sedin sekush eshte ambasadori amerikan sju intereson fare fare as neve sduhet tna interesoj puna etyre fare sekush esht apo seduet tejet njesoj si me te ei pate kemi dejt 60 vjet pa ambasador amerikan kemi qen njeqind her ma mir

  23. ilir says:

    O njerez ,mos i kushtoni shum rendesi cfar thon ambasadat ,se nje fjal e urt popullore thot se i zoti e nxjerr gomarin nga balta ,sa e njihni ju realitetin ne shqiperi se njeh askush tjeter ,nqs keni inisiativen dilni zot vatanit.

  24. Kokëboshi says:

    Siç duket Berisha, i duhet akoma “politikës së thellë” amerikane, prandaj jo vetëm që nuk “e djegin”, por e mbrojnë…(???!!!)

  25. indriti says:

    Une jam nje nepunes i thjeshe shteti.Kam plikuar dy here per vize amerikane dhe me eshte refuzuar nga ambasada.Si eshte e mundur atehere qe Tom Doshieshte pajisur me vize amerikane per nje vit?Ju them sinqerisht se per mua USA nuk ka asnje informacion per perfshrje ne krim!!!

  26. fllad says:

    Ambasadoret e USA qofte edhe te EU kur vijne ne vende si Shqiperia gjithmone mendojne se si te bejne “biznes politikanesh” qe perkthehet pazare.

  27. Kokëboshi says:

    Shqiptarët, nuk mund të bëjnë shtet, vërtet të lirë dhe të pavarur…por gjithmonë duan të varen nga ndonjë “fuqi e madhe”…(?!) Këtë e ka treguar historia jonë… Kush ka mendim të kundërt, le të ma faktojë…(jo duke sharrë e me fjalë banale)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje