Deputetët socialistë Armando Subashi, Rakip Suli dhe Dashamir Peza i konsiderojnë të pritshme akuzat e kolegut të tyre Tom Doshi pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar.
Gjithashtu ato i konsiderojnë të pavërteta edhe deklarimet e bëra nga Ben Blushi, sipas të cilit marrëdhënia e kryeministrit Rama dhe deputetit Doshi ishte një sherr mes shokësh të ngushtë.
Deputeti Armando Subashi thekson se deklarimet e një dite më parë nga kolegu i tij Doshi janë në vijim të deklaratave të bërë nga deputeti i Qarkut të Shkodrës një javë më parë.
“Nisur nga ajo që ndodhi javës që shkoi besoj që dhe qëndrimi i djeshëm ishte në atë vazhdë kështu që nuk kishte ndonjë surprize për neve. Edhe ato që kam dëgjuar sot nëpër gazeta ky votoi kundër ai votoi kundër nuk qëndrojnë sepse vendimi ka qenë unanim”, theksoi Subashi.
Deputeti Rakip Suli shprehet se Doshi u vetëpërjashtua nga Grupi Parlamentar i PS-së, duke vendosur të jetë i lirë dhe të bëjë atë që mendon.
“Mendojmë që gjëja më e mirë që bëri PS ishte që e lanë të lirë që ai të nxjerri në pah ato problematika që ka vetë, unë do thoja që nuk ka lidhje fare me partinë. Ishte diçka personale e tij që nuk ka lidhje me Partinë Socialiste”, theksoi Suli.
Për deputetin Dashamir Peza në Grupin e PS ka pasur një debat që ishte një nga debatet më të shëndetshme dhe me transparente , ka qenë në televizion pothuajse gjithë debati qoftë nga njëra palë po ashtu dhe nga pala tjetër, unë personalisht nga pikëpamja etike mendoj që gjërat kanë shkuar aq larg saqë ajo që ndodhi dje ishte një rrjedhim i logjikshëm i ngjarjeve dhe nuk mendoj se ka këtu vend për të hyrë, në këto detajet u zbatua kjo pika e statutit apo jo.
“Nuk jam as me zotin Blushi as kundër zotit Blushi, individët shprehin pikëpamjet e tyre, unë mendoj që ajo që ndodhi mbas ishte një diskutim që në gjykimin tim ishte i panevojshëm sepse ishte rënë dakord që për të diskutuar dhe për të thelluar në mënyrë institucionale çdo shqetësim apo preokupim do lihej njëherë tjetër pastaj pati një reagim që unë mendoj se ishte i panevojshëm.
Unë kam 20 vjet që e kam shok Edi Ramën po nuk kam pas ndonjë shoqëri të veçantë me Tom Doshin dhe nuk kam qenë kaq shpesh, domethënë jeta e ka ndarë që me Ramën kemi ndenjur shumë po me Tomën mund të them që mund të kem ndenjur pesë herë gjashtë herë, nuk më duket që kanë qenë kaq shumë shokë, kanë qenë bashkëpunëtorë po, Toma ka pas një rol shumë të rëndësishëm elektoral në zonën e Shkodrës dhe ka qenë një bashkëpunëtor padiskutim i kryeministrit dhe një nga anëtarët e grupit parlamentar”, tha ai.
Po ere po. Po ja fusni te gjithe Tomes tani qe mendoni qe ra nga kali
Nga ENVERI benin shurren keta maloke.
Per 25 vjet, kane djegur mbi 40% te Shqiperise.
Toma ka qene jo mik i Rames, por bashkepunetor!
Ka qene si duket si ata te Konferences se Pezes, qe u bashkuan “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, por ne fund dolen tradhetare.
Paska lene gjurme te forta konferenca e Pezes tek ky, helbete u zhvillua tek shtepia e Babe Lymit, aty ku kalonte netet dhe Rama dikur.
Ky vend ka rene aq poshte sa dhe Rakip Suli eshte bere deputet? Ky ka qene spiuni i repartit kur ishte ushtar dhe e ka vazhdua gjithe jeten spiunllekun.
Nje njeri analfabet dhe hajdut i lojrave ne baste, kriminel dhe ordiner.
Nje pleh i piset ne kete grumbull gjigand qe ka mbuluar kete vend, mjere ky vend!
hahahaha , c na bot me qesh!
Sidoqofte uniteti rreth sh Enver ,ups me falni sh Edvin vazhdon te jete i celikte.
Po kur i kupton punet e Partise dhe ky Rakup Suli, mos ngelet njeri! Identik me Doshin eshte: pa shkolle, njeri qe ska pas qyrret e veta nga surrati. I vetmi ndryshim eshte se Dom toshi eshte “I forte”,kurse ky SI vemje perpiqet te mbaje biznes qe ka. Meqe ra fjala, ky duhet hetuar per trafik prostitutash, ka lidhje me grupin e atij Rusit qe u arrestu para sy muajsh. Dhe kete pune e ka fillu qe ne 92-93 kur kishte kioske perballe sahatit