Një nga përfaqësuesit e mazhorancës tha këtë të martë në mbrëmje gjatë emisionit Ekopolitikë në Ora News se partitë e koalicionit të majtë mund të testojnë daljen me kandidatë jo politikë në zgjedhjet lokale të këtij qershori.
Kreu i Aleancës Popullore Artur Dojaka la të kuptohej se kjo parti mund të dalë me kandidatë të pavarur dhe apeloi që qytetet e vendit kanë nevojë për administratorë dhe menaxherë në krye të punëve, jo kandidatë me profil domosdoshmërisht politik dhe mundësisht të pavarur nga partitë propozuese.
Deklarata është bërë ndërsa në studion e gazetares Aurora Sulçe, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kreu i AP, Dojaka, drejtuesi i GIZ, Ismail Bega dhe ish-drejtori i AKU Genc Juka, debatuan rreth cilësisë dhe kontrollit të ushqimeve që tregtohen në vend.
Shumë prej tyre kanë shfaqur problematika shqetësuese për publikun.
Panariti theksoi ndryshimet ligjore si parakusht për të patur kontrolle më efikase ne tregjet ushqimore. Dyzimi i institucioneve pushtet qendror-pushtet lokal ka penguar efikasitetin në kontrolle – tha ministri duke nënvizuar nevojën e ndërhyrjes me kuadër të ri ligjor.
Kurse Dojaka theksoi se shtimi i ligjeve apo rishkrimi i tyre nuk i kanë zgjidhur problemet në Shqipëri.
“Depolitizimi i pushtetit vendor është rruga” – tha ai duke përsëritur idenë e daljes me kandidatë të pavarur, të cilët nuk janë të lidhur me entet politike.
Rama dhe Meta kryetarët e dy partive të mëdha të koalicionit PS dhe LSI janë duke diskutuar këto ditë ndarjen e zonave për zgjedhjet lokale.
Ndërkohë që kanë dalë disa të dhëna mbi skemën, janë ende të pakta informacionet mbi emrat që pritet të garojnë.
Shumica e emrave të përmendur këto ditë janë konsideruar spekulime.
Nuk dihet nëse ideja e Dojakës për kandidatë që anojnë më shumë nga profile menaxherialë dhe jo domosdoshmërisht politikë, është edhe e PS-së dhe LSI-së apo parti brenda mazhorancës janë drejt daljes me kandidatë të pavarur.
Nje tjeter mashtrim qe kerkojne t i bejne popullit.Po a ka kandidat te pavarur qe mund te fitoje po s pati perkrahjen e partive te medha, vec nese do te ishte bisnesmen.Eshte gje e madhe te japesh pervojen e shkelqyer te kontrollit te ushimeve.Sidomos kur ishte prezent dhe Juka, si ushqim i prishur qe andej nga Durrci s do ta shohi partia e vete.Dihet sepse.Perpara LSI.Vetem ajo ha rradhazi, pavaresisht nga cilesia.Ka nje pangopesi te papare, ha dhe gure gelqerore, c te gjeje.Deri sa ka ngrene nje here e nje kohe floririn.
Rama, Meta, Berisha nuk e konceptojne dot idene qe mos te kene nen kontroll kryetaret e bashkive. Nje gje eshte e sigurt, pertej emrave te pervecem kushdo qofshin ata, kandidatet e tyre do jene njerezit e besuar, ata qe thone ‘lepe peqe siurdheron’ dhe zbatojne kokeulur urdherat e kryetareve.
Ky eshte fati yne i keq, jemi kapur nga nje grusht politikanesh maskarenj, hajdute, pse jo edhe kriminele, dhe nuk kemi asnje fije drite ne te ardhmen tone, jo vetem ne zgjedhjet lokale por edhe ne ato te pergjithshme.
Ky Dojaka, mire e ka kete idene, por ben mire qe te shkoje e te beje politike andej nga Gjermania e Suedia se idete e tij jane shume futuriste per Shqiperine e udhehequr nga ligjet e xhungles dhe kanunit.
Absurditet mediokër…(siç janë në përgjithësi, politikanët tanë…) Si mund të jetë i pavarur një kandidat, kur ai do të mbështetet nga parti të caktuara…???!!!
Qenke vertete kokebosh.
Po pse, nuk eshte e mundur te perzgjidhet nje intelektual i afte per te menaxhuar qytetin? Ka plot figura te tilla. Mediokritet dhe maskarallek eshte te vesh psh ne krye te bashkise tiranes Erion veliajn, hajdutin e Mjaftit. Eshte si ti varesh ujkut melcite ne qafe. Mediokritet eshte te vesh ne krye te bashkise tirane mrika kodhelin. Eshte karte e djegur, eshte ushtare e bindur e rames, eshte njesoj sikur te veme prape ramen kryetar bashkie. Idem edhe per Tan Lamen.
Eshte risi dhe qytetari te promovosh intelektin qytetar. Po kush ta beje? Kokeboshi Rama apo Hajduti Meta?
Mos flasim pastaj per krahun tjeter se nuk do mjaftonin rreshtat…
Kokeboshi fundja ka mendimin e tij,pse jo…! Nese kjo qe thote Dojaka domte funksiononte atehere do te themi se 21 Qershori eshte si 3 korriku i ambasadave 25 vjet me pare. Askujt nuk i shkonte nder mend se nje gje e tille do ndodhte,por ja qe ndodhi dhe shume shpejt gjithshka ndryshoi. Fakt eshte qe sot jemi si ne Mars te 1990 , nje grup politikanesh drejtojne,po te njejtet ( te ndare gjoja ne parti kundershtare). Lakmia per te grabitur tashme i ka vene ne lufte per jete a vdekje me njeri tjetrin. E sigurte eshte qe te humburit e kesaj lufte do te jemi ne,se fati nuk e sjell qe te vriten te gjithe njeherazi keta grabites se te ardhmes se femijve tane. Jam gati te votoj kedo qofte vetem ta di qe nuk varet nga Berisha Rama Meta.
Ne zgjedhjet e 21 Qershorit do te dilet me kandidate per kuvendin e Shqiperise se pari dhe kete e dine te gjithe .
Patjeter qe te tille do ti gjeje zoti Rama…… vetem me nje dicka te vogel specifike……. qe kane qene anetare te Partise Demokratike, sepse per anetaret e Partise Socialiste zoti Rama ka alergji te madhe.
Drejt e ke zoti Dojaka ! Po si mund te arrihet kjo , kur politiken e ka mberthyer krimi ,korrupsioni ,nepotizmi ? Ne shqiperi duhet te filloje permbysja e madhe ,te largohen figurat e konsumuara si berisha ,rama ,meta ,mejdiu ,ndoka, noka ,topalli ,bode ,ruli,milo,gjinushi, grupet e ciftelise dhe te klarinetes etj. qe i bejne iso njera tjetres . Berisha me shok ,keta ndotes te medhenj te mjedisit shqiptar ,nerez qe ketij vendi i kane sjelle fatkeqesi te medha.Te nderuar qytetar duhet te zgjoheni,ka ardhur koha te merrni fatet tuaja ne dore ,ti ndryshoni faqen ketij vendi,ti ktheni buzeqeshjen rinise .