Akuzat ndaj Metës/Vasili: Të hetohet komploti i pularisë

3 Mars 2015, 17:19Politika TEMA

Kryetari grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi.

Në një prononcim për mediat, Vasili kërkoi që komploti i pularisë duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, teksa i kërkoi deputetit të PD-së, Sali Berisha të mos nxitohet me deklaratat e tij. Gjithashtu, z. Vasili i bëri apel z. Berisha që të mos ngrohë vezët e krimit.

“Kërkoj që komploti i pularisë së Koplikut të hetohet nga të gjitha organet e drejtësisë. I bëj gjithashtu thirrje z. Sali Berisha të mos nxitohet me deklaratat e tij dhe i them që të mos ngrohë vezët e krimit”, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

9 komente në “Akuzat ndaj Metës/Vasili: Të hetohet komploti i pularisë”

  1. astrit says:

    Ky eshte kryetar prej kaucuku. Ka rene dakort te mos kete dinjitet ne shperblim te te quajturit “numri II “i LSI-se. Sa per Doshin …nje plehre me pak.

  2. ari says:

    Dakort me komllotin e pularise,po me ‘kompllotin’e FLORIIIIISEEEE kur do te merreni.

  3. kuq e zi says:

    pervec pulave edhe gjelat te hetohen sepse meta nuk preket sipas visilikes
    ky eshte kercenim jo ai qe ben berisha

    1. Njonî says:

      Kush mund të më thotë se çfarë është kjo puna e pularisë??

  4. Taulanti says:

    Filluan fleterrufete me termat; komplote, grupe armiqesore, etj,,,dhe rilindja vazhdon. Vertet paskemi patur shume per te pare!!!

  5. demi says:

    Me duket se po perpiqen qe te eliminojn politikisht Meten , e njeta taktik se ajo e dritan priftit .. kjo kerkon nje investigim nga gazetaret e pavarur dhe jo nga mercenarogazetar ?

  6. qeveri leshi says:

    Vasili ben mire te flase per vezet qe po ngroh Rama me Meten !!!

  7. Treviso says:

    Mire ai popull se ç’far ka zgjedhur per ti i perfaqsuar. Po te funksiononi organet e drejtesise parlamenti do tu pergjysmonte. Mos u habisni me figuren e Tom Doshit, se Tom Dosha eshte gjysma e parlamentit. Nga viti 1992 e deri ne vitin 2008 qe filloi kriza mondjale, njemilion shqiptare kan futur minimumin 20% te te ardhurave te tyre qe kan derdhur djersen neper boote. Kjo pasuri po te ishte menaxhuar mire, ku do te ishte vendi sot. Kete pasuri e kane pervetesuar Tom Doshat qe kan qene ne qeveri dhe ne parlament. Tani eshte mbyllur rrubineti nga emigrantet, filloi sherri ne parlament. Sh.B.A. dhe B.E ka vite qe çirret, qe te denohen Tom Doshat te udhehequr nga kryekrimineli Berisha. Pa denuar Tom Doshat, a ka shprese kjo qeveri te dali nga humnera, qe e gjeti vendin?
    Pergjigja ime eshte jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje