Akuzat e Doshit, Manjani: Fund shantazheve politike (përmend dhe projektin për krijimin e së majtës së bashkuar)

3 Mars 2015, 17:55Politika TEMA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani në një deklaratë për mediat ka dënuar ato që ai i quajti shantazhe politike, referuar akuzave të deputetit Tom Doshi, duke i cilësuar si të papranueshme.

Në fjalën e tij Manjani tha se akuzat e Doshit kanë ardhur si rezultat i interesave fare bajate të tij, duke nënvizuar se mazhoranca është e distancuar nga këto shantazhe politike dhe se koha e tyre u ka ardhur fundi.

Manjani vlerësoi edhe qëndrimin e mbajtur nga ana e ambasadës së SHBA dhe BE e cila shprehej se Doshi “pretendohet i përfshirë në veprimtari kriminale”.

“Shprehim qëndrimin tonë se shantazhi si mënyrë për të bërë politikë është një mënyrë e papranueshme. Nuk bëjmë analizë të shantazhuesve, që kompromentojnë parimet demokratike, me interesa fare bajate, por jemi këtu për të siguruar opinionin publik, që politika e shantazhit është e papranueshme, dhe më vjen mirë që kjo u konstatua nga shumica e fushës politike.

Të realizojmë në bashkëpunim me PS, një projekt që i gjithë opinioni publik e ka kërkuar, pavarësisht ulje e ngritjeve por asgjë nuk është institucionale, për të realizuar projektet politike për të cilat ne jemi votuar.  Jam këtu sot për të mbështetur të gjithë qëndrimin e qartë dhe si asnjëherë më parë, të ambasadës së SHBA dhe të BE për t’u ndarë nga krimi dhe nga presioni politik. 

Në vend që të jemi në anën e anti-krimit, sot lajmi ka histori thashetheme, dhe projekti i së majtës së bashkuar është tmerri i të tjerëve.

Ne jemi këtu për të siguruar se si koha e përçarjes dhe e përçartjes ka marrë fund bashkë me të përçarturit në kushtet e paranojës dhe sëmundjes psikike që ne si LSI kemi marrë vendimin për të mos u marrë me këto sinuara paranojave”, theksoi në fjalën e tij Manjani.

3 komente në “Akuzat e Doshit, Manjani: Fund shantazheve politike (përmend dhe projektin për krijimin e së majtës së bashkuar)”

  1. ARGITA says:

    BRAVO LSI ERDHI KOHA TU TREGOHET VENDI KRIMINELAVE ,QE PER INTERESA PERSONALE ,DUAN DESTABILIZIMIN E VENDIT

  2. Kocua says:

    Ja dhe nje rilindas tjeter, ylli i rilindjes!
    Partia do te iu tregoje vendin gjithe atyre qe shkelin vijne e partise!
    Bravo rilindja, bravo cuna!

  3. tani says:

    Ja dhe projekti per Ilir Meten kryetar te PS. Ta mbani dhe ta hani tani ju freshistat qe mbroni kete haleance. Kjo ishte marreveshja e Lalzit. Rama behet cik kryeminister dhe pastaj ja le te tera Ilir Metes. Cfare skandali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje