Rasti Doshi/ Shkëlqimi dhe rënia e Koço Kokëdhimës

3 Mars 2015, 18:06Politika TEMA
Rasti Doshi/ Shkëlqimi dhe rënia e Koço Kokëdhimës

Për një kohë të gjatë mediat, dhe jo vëtëm, i kanë dhënë Koço Kokëdhimës rolin e një guruje pranë Edi Ramës. Për mjedisin rreth ish kryebashkiakut të Tiranës, Koço ishte ai që e këshillonte, e trimëronte, e orientonte në zgjedhjet e tij, madje për gojët e liga ai ishte edhe shumë më shumë sesa kaq.

Kjo përshtypje e përgjithshme u bë më e fortë kur Rama vendosi ta bëjë deputet në qarkun e tij duke i dhënë një vend të sigurtë në listë.

Edhe pas fitores së 23 qershorit, qoftë kur i la dorë të lirë të mbikqyrë “Albpetrolin”, qoftë kur e bëri simbol të selektivitetit duke mos prishur pallatin e tij në breg të detit, Rama i dha Kokëdhimës aureolën e një deputeti jo të zakontë.

Por ky imazh është krisur së tepërmi pas asaj që ndodhi me rastin Doshi.  Koço, si miku personal i Ramës, mori përsipër rrugën e butë të pajtimit, para asaj të përplasjes Doshi- Rama. Në fakt ai u bë përfaqësuesi i një mendimi të ndarë gjerësisht edhe nga shumë hierarkë të tjerë të PS-së, të cilët përpara luftës ishin për ndarjen e të mirave materiale sëbashku dhe pa zhurmë. Ai u bë lideri i rrymës “mos u ndjeni se ka për të gjithë”.

Në emër të kësaj filozofie, sapo Tom Doshi shpërtheu në akuzat e tij, Koço nxitoi që ta zbuste. Kamerat e kapën duke biseduar me të në sallën e parlamentit e më pas tek shkonte për drekë. Këtu variantet janë të ndara: disa besojnë se Kokëdhima u dërgua nga Rama në mënyrë që të shmangte skandalin në parlament pas kërcënimeve fizike që i bëri Tom Doshi. Disa të tjerë pretendojnë se ai u ofrua si negociator.

Por në të dy rastet Kokëdhima u vu në rolin e ndërmjetësit. Dhe që nga ky moment ai militoi për linjën e pajtimit Rama- Doshi. Ai shkoi deri aty sa kur doli para medieve pas drekës me Tom Doshin u mundua të përligjë në mënyrë të pabesueshme akuzat e këtij të fundit: “Ne jemi të përgjegjshëm, por jemi shqiptarë, jemi ballkanas, kemi gjaknxehtësi, ndonjëherë përlahemi, kemi ndonjë pakënaqësi, por nuk do të ketë probleme. Toma është një deputet i PS, që ka punuar me pasion për vite me radhë dhe do punojmë së bashku për kërkesat që ka publiku dhe për të përballuar sfidat që ka popullsia”, tha Kokëdhima.

Koço vazhdoi të mbante këtë qëndrim edhe kur u pa se Rama po i nxirrte një nga një në media deputetët e tij për të goditur Doshin.

Fillimisht ishte deputeti i Shkodrës, Namik Kopliku, që përsëriti fundjavën që shkoi deklarata të ngjashme me ato të ministrit Tahiri në Opinion për kritikat e Doshit. Ai tha se ato i shkojnë për shtat vetëm gjuhës politike të Sali Berishës dhe kampit të tij. Po ashtu deputetja tjetër e Shkodrës, Mimoza Hafizi i ka quajtur deklaratat e Doshit “shashka” dhe ka bërë thirrje për “distancim nga praktikat antishtet”. Edhe  Artan Gaçi u shpreh se ndryshimet në qeveri nuk mund të bëhen përmes shantazheve siç veproi Tom Doshi.

Por pavarësisht kësaj klime, Kokëdhima insistoi t’i shkonte deri në fund nismës së tij për ta bërë atë fituese pranë kryeministrit. Me merakun se Doshi do shpërthente historinë e vrasësve me pagesë, ai bëri një tratativë të fundit për ta pajtuar atë dhe ministrin Tahiri, gjatë një takimi në hotel Rogner. Takimi dështoi, Doshi dëgjoi për herë të parë se do të përjashtohej, por Koço nuk hoqi dorë nga e veta. Ai vazhdoi lobimin me takime dhe telefonata për deputetët në prag të mbledhjes së grupit parlamentar. Aq e vërtetë është kjo, sa gazeta Tema që mbështet këtë mazhorancë, mëngjesin e së hënës shkruante: “Në 24 orët e fundit, Doshi ia ka dalë përmes mbështetjes së deputetit Kokëdhima, të gjunjëzojë kryeministrin Edi Rama dhe ta relativizojë konfliktin e tij me qeverinë si diçka banale. Kokëdhima është angazhuar personalisht në lobim, duke u telefonuar deputetëve dhe duke e relativzuar çështjen si gjaknxehtësi. Fillimisht ai ka tentuar ta paraqesë konfliktin si jopolitik dhe më pas ka kthyer disa mbështetës të vijës së ashpër kundër Doshit, që të mjaftohen me një autokritikë të Doshit dhe premtim që nuk do të flasë më… Nëse linja Doshi- Kokëdhima triumfon përfundimisht në mbledhjen e Grupit Parlamentar, autoriteti i qeverisë do të marrë një goditje të rëndë dhe kryeministri real i vendit do të jetë Tom Doshi”, shkruante Tema.

Ky dyshim vinte nga angazhimi i fortë i Kokëdhimës në linjën e pajtimit. Aq e vërtetë ishte kjo sa edhe përpara mbledhjes së grupit, Koço deklaroi se debati do të bëhej në mënyrë miqësore, se nuk do të kish “prerje kokash dhe përjashtime”.

Në fakt ndodhi e kundërta. Kokëdhima humbi në nismën e tij aq sa sot shumëkush pyet me kërshëri: A e injoroi Rama inisiativën e Koços? A ka shpëtuar ai nga dipendenca prej tij? A e ka humbur Kokëdhima rolin që i atribuonin dikur? Ka dhe të tjerë që e shtrojnë ndryshe këtë temë. Ata mendojnë se gjatë gjith kohës Koço ka bërë lojën e Ramës i cili ka luajtur me dy porta, pra ka mbajtur në dorë edhe kartën e përjashtimit edhe kartën e pajtimit. Por edhe në këtë rast, imazhi i Kokëdhimës del i zvogëluar. Sepse edhe nëse kjo hipotezë është e vërtetë, i bie që qenka Rama ai që përdorka Koçon dhe jo e kundërta. Ndërsa në rastin e parë, pra në atë se Rama nuk ka pyetur për orvatjen e mikut të tij, figura, roli dhe pesha e Kokëdhimës, reduktohen ndjeshëm në sytë e publikut.

(Lapsi.al)

19 komente në “Rasti Doshi/ Shkëlqimi dhe rënia e Koço Kokëdhimës”

  1. Ajaxs says:

    Eshte sofra e hajduteve te Rilindjes, qe po e ndajne torten e 1 000 000 shuplakave. Do shofim puntata me te çuditeshme ne ditet qe do vijne.

    1. ari says:

      Ne deklarat Kokedhima foli qarte qe kurr nuk do votoj kunder PS. Pra do te jete pro votova te qeverise nqs do te ket votimi. ..prandaj mjaft me me aludime

    2. tani says:

      Koco eshte larg panes nuk eshte si disa tipa qe nuk shohin me larg se hunda e tyre. mesa kuptoj koco ka qen qe qeveri a te jete e ba shkuar dhe te punoj per te ardhmen e vendit dhe jo I per car .ky eshte objekti dhe thelbi kush ka pak tru e kupton

    3. sandra says:

      Koco eshte si skenderbeu kur ju tha ushtarake drunjte thyhen nje e nga nje por te gjitha se bashku armikun nuk i mposht, kjo eshte filozofi kush ka qejf e kupton

    4. odiseja says:

      Hahaha. Ky shkrim me ka ber te qesh. Po pse o njerez vertet mendoni se Koco ka ren je? Kokedhima vetem ka shkelqim dhe kete nguliteni ne tru

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fufi eshte mik shtepie me vrasesin,ky i ka treguar Tomes,antetatin qe do kryente me porosi te Metes.
    Regji shume e dobet,T.Doshi,duket sikur ka rene viktime.
    Toma dhe Fufi,miq te vjeter,lojen politike te Berishes po bejne.

  3. I know something says:

    Or ti lapsi.al mos u shqeteso qe “figura, roli dhe pesha e Kokedhimes te reduktohen ne syte e publikut” sepse ato gjera Koco kurre nuk i ka patur per publikun.
    Ato atribute i ka patur ne syte e Rames…

  4. kirurg says:

    Obobo, qysh do bejme tani qe iu zvogelua hunda kocos ne syte e publikut? Ceshtje madhore kjo ne fakt! Pika qe s’u bie me gjithe gazetare qe e mbani veten!! ?

  5. Taulanti says:

    Mjafton te shikosh portretin e ketij shokut Koco dhe te jepet pjesa me e madhe e tipareve dhe filozofise qe ka kjo rilindje.
    Si pasha i Vlores dhe pronar i albpetrolit per me pak se 2 vjet eshte nje sukses spektakular i tij dhi do te rifilloje emisionin: si te behesh milioner?
    Ky eshte shembelltyra e rilindjes, ideologu, modeli, negociatori, truri i rilindjes e personalisht kryeministrit.
    Cdo fraze e fillon: ,,,degjo biri im,,,,dhe populli lumturohet kur e shikon ne TV dhe ju kujton kohet e komunizmit me terminologjine tipike te ruajtur me shume kujdes nga ajo kohe nga ky zoteri.
    Dhe populli nderkohe pret te rilinde,,,,,,!

  6. gimi says:

    Kocua eshte Koco detyra e tij eshte te desabilizoje jugun e shqiprise./

  7. spartaku says:

    Ore komentuesa e kuptoni qe e kini cdogje mire ju? Po behni me largpames se Orakulli I Delfit. interesant nuk e denim qe e gjithe filozofia boterore permblidhet ne ato pak tru qe ju kini.Intersant! Cudira shqiptare ! Me lind nje pyete ashtu kote pse nuk beni ju punen e konsulences ne Bashkimin europian po shisni banana gjithe diten ne trotuaret e Tiranes.Po humbisni kote jeten e familjen e fisin pale krahinen .Shikohuni njehere ne pasqire dhe me vrape ne Bruksel se po ju presin per te dhene mendime per shume ceshtje te Europes .Mos harroni te mirnilegenin me vehte he ju kam rixha ….Takohemi me vone ,kujdes nga fiku I detit.Vetem kete keshille ju jep Spartaku…

  8. Emigrant SHBA says:

    Edi Rama beri shume mire qe e sikterosi nje plehre si Tom Doshi sepse ai i ben dem te dyja kraheve te politikes dhe te gjithe parlamentit shqiptar sepse ai ka ardhur ne ate vend per te bere bisnes dhe per krime jo per te bere politike Por do te isha shume i gezuar dhe do me ngjallte shprese Edi sic me ka surprizuar perhere ne rast se do te hiqte nga ai parlament edhe Koco Kokedhimen. Nuk e di nuk besoj se ai ka nevoje per ndonje Anton Cete eshte i zgjuar vete per ti tprepguar vendin kujdo ndoshta edhe ben Blushit per zgjedhjet e tjera te shkoje edhe ai ti beje shoqeri Fatos nanos.

  9. mitro says:

    Kocoja eshte nje hajdut i hershem politik.Ai ka perfituar shumicen e tenderave te bashkise se Tiranes kur Edi ishte kryetar bashkie.Ne fillim me Nanon rembeu sa mundi nga privatizimet,pastaj kur pa se Nanos po i rreshqisnin kembet u lidh me Ramen duke vene ne sherbim te tij dhe gazeten shekulli.Pra ai s’eshte nje socialist i vertete ne PS por nje anetar i klanit te KM dhe i futur ne politike per te rrembyer.Mbase eshte dhe me i rrezikshem se Doshi pasi per fat te keq tonin ai eshte shume i sterholluar,eshte nje ku..ve politike.

  10. o mero vellai says:

    problemi me kocon dhe edin eshte kush ja fut kujt)))

  11. anisa says:

    Koco e ka then qarte ne del a rate qe menyra me e mire nuk jane perjet e kokave por bashkebisetimi. kjo I ve pik muhabetit

  12. alba says:

    Sado qe mund te s hahet Koco te gjith jane te sigurt qe eshte protagonist…Dhe nje person si ai nuk ka nevoj per :”gazetaret :: ” e dritur qe vetem keq interpretojne

  13. eureka says:

    Futja kot. Sa qesharake keta gazetaret, si I keq interpretojne gjerat. Koco eshte deputet I popullit dhe nuk ka nevoj per mandate dhe as per lajka dhe te luaj me dy Porta sepse ai e ka siguruar jeten e tij dhe te nipperve te tij por puna eshte qe ai do te miren e perbashket

  14. kushi says:

    Koco eshte ajka e qeverise. Kete mund ta kuptoni te gjith

  15. SHQIPE says:

    Shume artikull i dobet e mendesi primitive. Nuk humbet personi qe mundohet te ruaje paqen e qetesine ,humbet ai qe mundohet te percaje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje