“Nuk kemi ende një marrëveshje. Jo për ndarjen e zonave, sepse nuk ekziston ky koncept, por për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie”.
Kështu do të deklaronte Ilir Meta, i pyetur paraditen e së hënës për ndarjen e bashkive, se ku do të kandidojnë kandidatët e koalicionit qeverisës.
Pavarësisht se kreu i LSI-së Meta e vë theksin e deklarimeve te gjetja e kandidatëve të përshtatshëm, duke pohuar se nuk ka ende një marrëveshje për zonat, Top Channel ka mësuar nga grupi negociator se LSI dhe PS janë drejt mbërritjes së dakordësisë, nga ku LSI-ja do të ketë kandidatët e saj në 15 bashki, tre prej të cilave të nivelit të parë: Kukësi, Berati dhe Lezha.
Ndërsa si bashki të nivelit të dytë, LSI ka zgjedhur për të garuar në Pogradec, Skrapar, Patos, Selenicë, Memaliaj, Pukë, Bulqizë, Vorë, Krujë, Cërrik, Përrenjas ose Librazhd. Për momentin mbetet e paqartë se kujt prej dy aleatëve do t’i shkojë Lushnja.
Partia Socialiste, nga ana e saj, mban 9 bashki të nivelit të parë dhe, së bashku me bashkitë e tjera, do të ketë kandidatët e saj në 46 bashki gjithsej. Siç pritej, socialistët do të kenë kandidatin e tyre në Tiranë, bashkinë më të madhe të vendit.
Nga veriu në jug, PS do të garojë me njerëzit e saj në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë e Gjirokastër. Ndërsa si bashki të kategorisë së dytë, ku PS do të ketë kandidatët e saj janë: Malësia e Madhe, Hasi, Tropoja, Fushë-Arrëzi, Vau i Dejës, Mirdita, Dibra, Mati, Kurbini, Klosi, Shijaku, Kamza, Kavaja, Rrogozhina, Peqini, Belshi, Divjaka, Kuçova, Ura Vajgurore, Roskoveci, Poliçani, Gramshi, Maliqi, Devolli, Himara, Tepelena, Këlcyra, Përmeti, Kolonja, Libohova, Dropulli, Delvina, Livadhja, Konispoli.
Krahas kësaj ndarjeje, që tashmë ka marrë formë pothuajse të plotë, ka nisur dhe po dakordësohet edhe ajo e kandidatëve për secilën bashki, ku pas largimit vullnetar në disa raste, apo moskandidimit të kryetarëve të vjetër në raste të tjera për shumë arsye, interesante do të jetë të shihet se cilët do të jenë kandidatët në Bashkitë e mëdha, duke nisur nga Tirana./TCH
Akoma me Liken ju te gazetes Tema ?!
Me Viktor Tushen e korruptuar nje lesh do te fitojë!! ?
Viktori e ka dosjen ne prokurori ndersa keta e kandidojne per kryetar bashkie…!!!
Rilindje HAJNASH!
Ju lutem na hiqni qafe Z. Viktor Tushaj se e shkaterroj Lezhen. Na hiqni dreqin qafe se nese nuk e heq e majta do ta heqin votusit lezhjan.
Mjere lezha dhe lezhjant ne duar te kukt ishin per dy mandate, se te tretin ta shohe ne enderr Tusha.
I BEJ THIRRJE EDI RAMES TE KANDIDOJ NJE KANDIDAT TE PARTISE SOCIALISTE SE KA SHUME NJERZ TE AFTE SE JANE ME TE MIRE SE TUSHA.
Ne Berat nuk ka per te marre asnje vote Levizja e Skrapallinjve,gjithe socialistet jane te zhgenjyer nga Edi Rama!
Edi Rama me duket se po e con PS drejt shkaterrimit!
Ti themi Jo skrapallinjve ne Berat!!!!!!!
dallavere hesapi
http://bit.do/pazaret-ndermjet-PS-dhe-LSI
po ca zgjedhjesh flitni, kujton se do ti arrije zgjedhjet like meta ?
per 800.000 euro video u hodh ps ne rruge ,dhe u vrane 4 veta.
tashti akuzohet per vrasjen e 2 personave ,ne tentative, the 1 milion qelbesirat bejne shurdhin e memecin
As 200 mije vota nuk kapin kesaj here se bashku. 100 mije PD-ja dhe te kerkojme ndryshim sistemi qe te futen ne burg te gjithe keto qe jane aktualisht ne politike.
PO TE JENI TRIMA DHE TRIMERSHA, O SHQIPTARE, ne zgjedhjet e ardhshme mos votoni as PD, as PS, as LSI, as dhe koalicionet e tyre, por po te jeni trima o shqiptare, votoni nje parti te asnjeanshme si psh partine e Ngjeles Ligj dhe Drejtesi ose cfaredo parti tjeter.
Bejani mutin mu ne koke Saliut, Edit dhe Ilirit, ketyre 3 shkerdhatave me te medhenj te shqiperise, qe per vete u pasuar keto 25 vjet dhe nuk menduan njehere per popullin. si nuk u merzitet qe per nje cerek shekulli shikoni dite per dite fytyrat e qelbura te ketyre personazheve negative ne jetet tuaja. si duroni asnje se di. po mbase ju eshte bera lekura sholle dhe se kini problem ju shqiptaret.
Kujdes me zgjedhjet e ardhshme, se kandidatet per tu zgjedhur jane shumica Tom Dosha. Pse jane Tom Dosha? Jane Tom Dosha se ate fare kan mbjelle. Per Pastrimin e Tom Doshave duhet te ndryshoje ligji elektoral. Ne çfar do lloj zgjedhjesh qe te behen duhet te kete dhe kandidate te pamvarur. Populli eshte i lodhur me partite.
Obobooooo…i shkreti KUKES. Ishalla nuk i lene ate DERRIN, Halilin,supermafioz dhe ordiner. Mortja o popull po votove nje QELBESIRE si ai..
jo “mer” por “merr” o gazetar injorant! Pastaj mos na perdorni keto terma “percaktojne skemen” per ta bere te duket bukur, se thjeshte bashkite kane ndare.
Pas Viktor Tushes ne Lezhe keto trimat e LSI-se po kandidojne Hasan Halilin ne Kukes i cili kaloi me LSI-ne nga PD-ja ne prag te zgjedhjeve te 2013-es.Ky eshte njeriu me i zi qe ka njohur ndonjehere Kukesi dhe keto e kandidojne.LSI-ja kerkon qe te bleje vota ne Kukes me para, por nuk do i dale, megjithese e kane provuar me Apostol Goçin keto nuk zene mend.Te pakten mos e fyeni popullin e Kukesit duke i ofruar nje kandidat si Hasan Halili.Ja pra kush eshte LSI