Qeveria kosovare pro faljes së borxheve të qytetarëve, por me disa kushte

4 Mars 2015, 16:06Rajoni TEMA

Borxhet e qytetarëve deri në vitin 2008 ndaj kompanive publike, që përfshijnë furnizimin me energji, furnizimin me ujë, me ngrohje, pagesat për mbeturina, obligimet e bizneseve dhe qytetarëve ndaj Administratës Tatimore dhe Doganave dhe pagesat e tatimit në pronë, do të falen nëse shlyhen detyrimet për vitet 2009-2014.

Ky është rekomandimi i Komisionit ekzekutiv për shqyrtimin e mundësive për faljen e borxheve të personave juridikë e fizikë ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike i miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, raporton Koha Ditore.

Kjo nënkupton që falja e tyre borxheve të bëhet me ligj. Për faljen e borxheve do të ketë kushtëzim, që paraprakisht të shlyhen borxhet e periudhës 2009-2014, ose të arrihet marrëveshje për shlyerjen e tyre.

Ndërkohë, në mbledhjen e Qeverisë, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi raportoi për vizitën e tij në Gjermani

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që falja e borxheve të personave juridikë dhe fizikë ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike të bëhet me ligj. Zëvendëskryeministri, Kujtim Shala tha se Komisioni ekzekutiv për faljen e borxheve do të punojë në hartimin e këtij ligji, që tashmë është pjesë e agjendës legjislative të Qeverisë.

“Projektligji për faljen e borxheve të përfshihet në programin legjislativ 2015, dhe Qeveria të vazhdojë mandatin e komisionit për të hartuar projektligjin, i cili brenda 3 muajsh do të paraqitet për shqyrtim dhe miratim në Qeveri”, tha Shala.

Ligji për faljen e borxheve do të vlejë një vit nga hyrja në fuqi, ndërsa do të saktësojë borxhet që do të falen, e që përfshijnë furnizimin me energji, furnizimin me ujë, me ngrohje, pagesat për mbeturina, obligimet e bizneseve dhe qytetarëve ndaj Administratës Tatimore dhe Doganave dhe pagesat e tatimit në pronë. Ministri i Financave, Avdullah Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se falja e borxheve deri më 31 dhjetor 2008, është paraparë që të jetë e kushtëzuar.

“Jemi marrë vesh që gjitha ata që pranojnë që të kryejnë obligimet nga data 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014 t’iu shlyhen të gjitha borxhet . Pra falja e borxheve deri në fund të vitit 2008 do të jetë e kushtëzuar me shlyerjen e obligimeve nga viti 2009 deri në vitin 2014”, ka thënë Hoti.

Qeveria po ashtu mori vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e koncept dokumentit për fondin për investim dhe punësim. Por, megjithatë, ministri Hoti tha se nuk dihet sa do të jetë ky fond.

“Vlerën ende nuk e dimë, por kemi mjete edhe prej buxhetit të Kosovës, janë zotuar mjetet nga donatorët. Ne tash po mendojmë për vendosjen e një kornize ligjore dhe funksionale dhe objektivat që do t’i përmbushë ky fond”, tha Hoti.

Ndërkohë, para kabinetit qeveritar, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi raportoi për vizitën në Gjermani.

“Është një mbështetje e fuqishme dhe unike e Gjermanisë, që Kosova të lëvizje sa më shpejtë drejt një perspektive konkrete evropiane për hapat konkret në veçanti për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës”, tha Thaçi.

Thaçi tha se Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën edhe në procesin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociim, liberalizimin e vizave dhe në procesin e dialogun me Serbinë.

2 komente në “Qeveria kosovare pro faljes së borxheve të qytetarëve, por me disa kushte”

  1. CANI says:

    Me kit ligj per falje qeveria po ja fale popllit 10 ero e po ja plaqkit 50 ero,kjo seshte falj pore kushtzim kita qytetare qe kane borqe per uj ,energj ,borllog ,tatime ne pron ,ngrohj etj skan mundsi mi pague edhe nuk jav falin fare ,kurse qeveritare kan mundsi edhe i shlyne borqet e veta ky ligje eshte vetem per qeveritaret .

  2. Valon jerliu says:

    Pershendetje te nderuar!
    Po me interson me dit se a jom ne listen e faljes se borgjeve per rryme,uje,berllog,tatim ne pron e et,kjo dmth eshte me komun te obiliqit me emerin zeqir jerliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje