Dy prokurorët kryesorë që do të udhëheqin hetimet e hapura kryesisht, me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas qëndrimit të Tom Doshit për dyshimet se ka elementë të vrasjes së mbetur në tentativë, janë Përparim Kulluri dhe Manjola Kajana.
Që të dy, përveç se prokurorë te Krimet e Rënda, janë po ashtu pjesë e njësisë antikorrupsion të ngritur në shtator 2014. Kajana, një magjistrate që përfundoi studimet në 2009-n, veshi tunikën e prokurores 5 vjet më parë, pasi u dekretua nga ish-presidenti Topi.
Ajo nisi udhëtimin në organin e akuzës si prokurore në Fier. Zonja Kajana është emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në 2014-n dhe, aktualisht, ka nën hetim dosjen delikate me hetimet që po kryhen për shpërthimin e ndodhur me lëndë plasëse në Farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Prokurorja Kajani u shfaq për herë të parë publikisht me hetimin e vajzës me nofkën “Nikita” në Fier, e cila u akuzua prej Kajanës se kishte kryer disa grabitje me armë, që në fakt më vonë rezultoi të kishte qenë lodër.
Prokurori tjetër i dosjes “Doshi”, Përparim Kulluri, ka më tepër se 15 vjet në sistemin e Prokurorisë, me detyra në Lushnje, në Krimet e Rënda në Tiranë që në momentin e krijimit, ka drejtuar Prokurorinë e Shkodrës, e sërish është kthyer së fundmi te Krimet e Rënda.
Ai spikati në hetimin e bandës së Lushnjes, me dënimet e forta që kërkoi për të pandehur, që konsideroheshin asokohe si “ushtarët” e Aldo Bares; më tej për hetimin e kontrabandës së cigareve, por edhe dosjet më të fundit si ajo e Lazararit, apo e trafikut të minave.
Për shkak të ngarkesës së çëshjtes “Doshi”, prokurorët Kulluri dhe Kajana janë ndihmuar edhe nga dy prokurorë të tjerë, Blerim Tominaj dhe Adnand Xholi.
Tominaj do të mbahet mend së fundmi, si prokurori që hetoi “21 janarin”. Ndërkohë që Adnand Xholi, përveç hetimit të disa grupeve kriminale që merreshin me trafik droge duke bashkëpunuar edhe me DEA-n amerikane, masakrën e Qafë Gjashtës në vitin ’97, së fundmi përfaqësoi akuzën në Gjykatën e Lartë kundër deputetëve Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, nën akuzë për dhunë ndaj deputetit Gent Strazimiri./TCH
-Nese nje njeri i theshte
nuk paraqitet ne thirjen qe ben “PROKURORIA” cfare ndodh me ate njeri ?
-Atehere policia e shoqeron personin ne Prokurori ?
-Po super-killerin plak pse nuk e merr policia t’a shoqeroje ne Prokurori ?
-Pse ky dallim dhe shkelje ligjit per kete “kriminel” qe per 25 vjet ka turrbulluar Shqiperine ?
-Ne emer te popullit (pervec verioreve) Sali super-killeri te arrestohet.
te gjithe flasin ska shtet dhe rine ne dritare
cdo te ndodhe.
A THUA DO NA BEJNE ME SHTET FQINJET,
Keta prokurore jane vetem te marrin urdhera dhe leke. Qofsha i gabuar .Le te shohim nga i marrin urdherat e leket tani .
Te kater ushtaret e Sales, prit kur te nxjerrin ndonje cudi dhe Toma e gjithe genjeshtaret do dalin te pa lagur.
Nuk i njoh, por mendoj qe Prokuroria do jete e ashper kete rradhe.
Ky eshte Grusht Shteti i organizuar nga Berisha dhe Fatmir Mediu.
grusht shteti si ky nuk kishim pare ndonjehere, mund ta etiketojme grusht shteti pesh pesh, ose me mire grusht shteti pirdh pirdh tome!
Kaluam 23 vjet ne perpjekjen e ngelur ne tentative per te krijuar nje rend demokratik dhe kemi shkuar perdit e me thelle ne nje sistem anarshije.
Ketu nuk gjendet asnje institucio qe te funksonojne as ne masen 50 % por ajo qe eshte me e dhimshmja e me shpres vrarsja eshte mos funksionimi i prokurorise.
Prokuroria eshte konsultori ku gjymtohet shum rende femija i pa lindur “drejtesi” dhe pastaj me shum lehtesi ekzekutohet ne te gjitha nivelet e organeve gjyqesore.
Pa nje reformim te thelle te Prokurorise, cdo perpjekje tjeter per drejtesi eshte = me UTOPI
me kete pershkrim qe ben nje media proqeveritare kuptohet lehte se ca hetimi do te bejne keta.
Sa kohe qe politika mafioze do te ndaloje xhaxhin(ligjin)te gjykoje bemat e tyre,mos prisni qe ne Shqiperi te vendoset drejtesia!Haha,ne 20 shkurt mafia e llumi shqiptar i hodhen litarin LIGJIT i cili vonon por nuk harron.Siguroni mire paret e pronat,kete radhe shtetezimi do shoqerohet me djegie te tapive.
Kulluri, eshte i njohur si partizan i flaket i Berishes. Kudo ku ka qene, ka treguar vendosmeri per te zbatuar porosite e Berishes.
Kur jemi te qeveritë demokratike mbas rënjes komunizmit. Pothuajse t’gjitha ndërtuen diçka. Me përjashtimin e ksaj t’fundit që prej se ka ardhë n’pushtet, vetëm asht tuj rrenue.
Sa politikane kane denuar keta prokurore te Saliut?
Kush politikan e bizesmen i madhe eshte futur ne burg nga keta trima?
Sa politikane e bizesmene jane konfiskuar?
Sa miliona euro kane zbuluar keta te fortet e prokurorise,te vjedhura nga politikane e pushtetare dhe jane depozituar ne bankae huaja?
ASNJI,ASNJI,ASNJI.
SA ESHTE PASURIA E KETYRE PROKUROREVE,DHE SI E KANE KRIJUAR,KU E KANE FSHEHUR DHE PERSE GAZETA NUK JEP NJE NJOFTIM TE TILLE? JU JENI GAZETARE NE SHERBIM TE ZHVILLIMT,TE SE DREJTES,APO JENI PJESE E KETYRE GRUPEVE MAFJOZE QE DREJTOJNE POLITIKEN SHQIPTARE?
Qe te vleresohet nje prokuror,duhet bere bilanci i tij:sa akuza te ngritura ka arritur qe te fitoje,pasi qe te ngresh akuza dhe te mos i zbardhesh eshte me keq ae te mos i ngresh fare.
Po te shikohen keto bilance shumica e tyre duhen larguar fare nga detyra,per pazotesi ose edhe me keq….
Ne qofte se une per nje kerkese te Prokurorise nuk paraqitem diten dhe oren e caktuar, pas pak cfaqet polici dhe me marrin me force. Sali Berisha c’fare statusi ka? Qe ti kete bere ndonje te mire vendit te vet, ate harroje dhe mos thuaj po se do te qeshin edhe te vdekurit ne keto 25 vjet. Po, u ka bere sherbime gjithe ambasadoreve, i ka mbushur me para, sa kane plasur. Pra ne jemi viktima te makuterise se AMBASADOREVE.
Sido qe te behet duhet te perkrahet kjo qeveri e tanishme megjithe elementet kriminele qe ka brenda saj dhe kur them kjo qeveri mendoj Ramen.Alternative tjeter ky popull nuk ka.Sic thoshte nje mik i imi i huaj pasi ishte ndare nga gruaja dhe gjeti nje grua tjeter:kjo grua qe kam tani eshte me e mire se ajo tjetra.Pyetjes sime se nuk shikoj ndonje dicka te mire tek kjo qe ke duke ditur se nuk ishte kushedi ai mu pergjigj: kjo e dyta me ben buken gati kur shkoj ne pune gje qe ajo tjetra nuk e bente.
E para ti kurrizo i Parisit nuk mund te krahasohesh me Berishen edhe se din te shkruash shqip e dyta, qe Berisha e ka deklaruar edhe me pare qe nuk eshte thirrur nga prokuroria edhe pse duan disa gazetare rilindas,e treta me sa kam pare eshte i vetmi njeri qe ka treguar force para ligjit sepse ma do mendja eshte me i paster se gjithe socialrilindasit te cilet kane frike ta hedhin ne gjyq.Nuk eshte se une dua te mbroj Berishen,per mua te gjithe ata qe kane bere krime te perballen me drejtesine.