Firma ligjore e zonjës Blair, Omnia Strategy, është ngarkuar të veprojë për llogari të Shqipërisë në një mosmarrëveshje arbitrazhi me vlerë çerek miliardi paund. Zoti Blair punon sakaq si këshilltar zyrtar për qeverinë e Shqipërisë ndërkohë që deputetë të opozitës kanë bërë thirrje për më shumë transparencë për marrëveshjet e vendit me çiftin Blair.
Biznesi në Shqipëri vjen pas një kontrate që zonja Blair ka marrë nga qeveria e Kazakistanit, ku zoti Blair është gjithashtu këshilltar zyrtar dhe i paguar nga presidenti autokratik i këtij vendi, Nursultan Nazarbayev.
Nuk është e qartë se sa shumë po e paguan Shqipëria zonjën Blair për shërbimet e saj, por nëse kontrata është e ngjashme me atë fitimprurësen me Kazakistanin, zonja Blair duhet të jetë e lumtur.
Omnia Strategy, siç u zbulua më herët nga Sunday Telegraph, u pagua gati 400,000 paund për gjashtë muaj punë në Kazakistan me detyrën për të analizuar “traktatet dypalëshe të investimeve” të këtij vendi.
Zonja Blair, e njohur më së shumti si avokate për të drejtat e njeriut, i faturoi për shërbimet e saj qeverisë së Kazakistanit një tarifë prej 975 paund për orë, ndërsa juristët e tjerë të Omnia Strategy tarifuan shifra më të ulëta. Zonja Blair zakonisht e ka tarifën 1,150 paund për orë, por ajo i ofroi shërbimet e saj për taksapaguesit e Kazakistanit më lirë.
Mosmarrëveshja ligjore në Shqipëri pason një vendim të marrë nga qeveria e re socialiste për t’i hequr kontratën prej 250 milionë paund një kompanie amerikane që kishte për detyrë të vendoste dhe operonte skanera specialë në kufijtë ndërkombëtarë të vendit.
Rapiscan Systems fitoi një kontratë 15 vjeçare në prill 2013 teksa Shqipëria përpiqej të forconte kufijtë e saj dhe të ndalonte trafikun e drogës, duhanit dhe armëve, si dhe atë të qenieve njerëzore. Shqipëria shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe ka nevojë për të arritur standarde më të larta në kontrollin kufitar për këtë qëllim. Por kjo kontratë u anulua nga Shqipëria pas zgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër në shtator 2013.
Rama, një mik i z. Blair, në po atë kohë e emëroi atë si këshilltar zyrtar. Marrëveshja mes të dyve qe realizuar në Londër para zgjedhjeve.
Blair është shumë popullor në Shqipëri për shkak të ndërhyrjes në Kosovën fqinje, e banuar në maxhorancë nga shqiptarët, të cilët po luftonin për pavarësi nga ish-Jugosllavia.
Rapiscan hodhi Shqipërinë në gjyq në gusht 2014, duke kërkuar nga Shqipëria 250 milionë paund, përmes një çështjeje të ngritur në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, një gjykatë me bazë në Vienë.
Qeveria e Shqipërisë kërkoi me këtë qëllim një kompani ligjore për të luftuar për llogari të saj dhe, pas një procesi tenderues që filloi në tetor të vitit të kaluar, i dha kontratën për konsulencë ligjore Omnia Strategy, një kompanie konsulence ligjore e krijuar nga zonja Blair më 2011. Zonja Blair së fundmi hoqi dorë si avokate për të drejtat e njeriut në Matrix Chambers, pjesërisht për t’u përqendruar te puna e saj me Omnia-n.
Dhënia e kontratës te zonja Blair ka ngritur shqetësime në Shqipëri ku zoti Blair është sakaq pranë qeverisë.
Genc Pollo, një deputet i Partisë Demokratike në opozitë dhe ish ministër, tha: “Tony Blair, si kryeministër i Britanisë, është një figurë e respektuar në Shqipëri veçanërisht për rolin e tij gjatë ndërhyrjes në Kosovë. Por marrëveshjet aktuale të qeverisë Rama me bizneset e tij janë shqetësuese për shkak se nuk kanë transparencë dhe nuk ka një përfitim të qartë për Shqipërinë.”
Florion Mima, deputet i Partisë Demokratike dhe ish ministër i ekonomisë, tha: “Jam shumë i habitur që firma e bashkëshortes së ish kryeministrit të Britanisë Blair ka fituar një kontratë për të ofruar shërbime ligjore të përfaqësimit të Qeverisë së Shqipërisë në një çështje gjyqësore, ndërkohë që bashkëshorti i saj njihet publikisht si këshilltar i Qeverisë së Shqipërisë dhe mik personal i kryeministrit të Shqipërisë.”
Kjo nuk është hera e parë që Omnia Strategy është punësuar nga qeveria e Shqipërisë. Omnia Strategy mori një kontratë me kosto 300,000 paund në fund të vitit 2012 për të këshilluar qeverinë e asaj kohe të Shqipërisë në një mosmarrëveshje nafte me vlerë gjysmë miliardi dollarë.
Nuk është e qartë se sa shumë kushtuan shërbimet ligjore të Omnia Strategy.
Zonja Blair mendohet se ka vizituar fillimisht Shqipërinë më 2010 e ftuar nga Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministrit të kohës Sali Berisha. Zonja Blair dhe Zonja Berisha u bënë mike kur bashkëshorti i saj qe ende kryeministër në Doëning Street.
Zonja Blair fluturoi në Shqipëri më 2012 me një avion privat nën pronësinë e Rezart Taçit, një biznesmen nafte kontroversial dhe një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë.
Shqipëria është vetëm një nga shumë vende të këshilluara nga Z. Blair përmes një kompanie, Tony Blair Associates të cilën ai e krijoi pasi iku nga Doëning Street më 2007. Z. Blair ka marrëveshje fitimprurëse në Kazakistan, Brazil, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mongoli mes të tjerash.
Blair ka këmbëngulur se taksapaguesit shqiptarë nuk e paguajnë skuadrën e tij në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, megjithëse nuk është e qartë se kush po paguan me të vërtetë për këshilltarët e tij në terren, mes të cilëve është edhe nipi i Alastair Campbell, ish-kuratori i imazhit të z. Blair.
Julia Yun Hulme, drejtoresha menaxhuese e Omnia refuzoi të thotë se cila është vlera e kontratës më të fundit ligjore për këtë kompani. Ajo refuzoi të thotë nëse Omnia ka fituar kontrata në ndonjë vend tjetër ku z. Blair është këshilltar. Ajo tha në një deklaratë: “Omnia Strategy LLP është një firmë ligjore e rregulluar nga Solicitors Regulation Authority. Z. Blair nuk është i angazhuar me Omnia Strategy LLP.”
Kompania Rapiscan refuzoi të komentojë mbi këtë çështje.
As nuk shperblehet dot kurr Toni Bler me ate qe ai ka bere per shqiperine dhe shqiptaret duke dhen ndihmen decizive per clirimin e Kosoves. Ne se Britania e Madhe ne ate kohe do ishte kunder bombardimeve ndaj Serbise, sot ne Beograd do mbreteronte Miloshevici, ne Kosove do kishin mbetur rreth 150 mije shqiptare, dhe ne Shqiperi do ishin akoma 750 mije kosovaret. Imagjinojeni kete situat dhe pastaj komentoni.
Bleir ishte ai qe shkaterroi Irakun nepemjet nderhyrjes komplet arbitrare ne emer te gjoja armeve kimike. Ne Angli Bleir e urrejne dhe eshte nje nder kryeministrat me me urryr. U mallengjeve ti.
Ik jepi bythen tende shoku jo leket e shqiptarve
Ka filluar komenton vet rama te shkrimet e meros me duket
o sale o baba
kthehu me podesta
edi na te lere
se na solli bler
Bravo qeverisja me duar te pastra e Edi Rames.
pse nuk komentoni?…hahahahaaa
Pse duhet habitur nga keto kontrata?
E Rama eshte njeri qe flet pak, sic e kane pare vete shqiptaret: vetem nga dy tri fjalime mban ne dite, por edhe kaq, e ben qe t’ja kaloj Sali Berishes, qe vetem nje here ne dite dilte ne TV.
Edi Rama e di se shqiptaret e dine se Tony Blair e di, dhe ter bota e di, se …karriket jepen me PARA te Madhe, dhe karrikja e madhe pjelle para.
Por Rama eshte njeri qe vetem reklamen nuk e ka qejf: ai kurre nuk ua tha shqiptareve se parate per pastrimin e kryeministrise, lyerjen e saj kudo, heqjen e gardhit prej hekuri per-rreth, e sponsorizoi Tony Blair, jo Tony qe ka qene kryeminister i Kosoves, por ai tjetri babai i tere atyre femijeve me vetem nje grua, dhe dihet qe ata femije duhen ndihmuar: Partia Socialiste e Ed Rames si parti e majte, nuk ka nge te merret me fukarenjte e Shqiperise, por s’mund ta lere pa ndihme ate qe rinovoi falas ndertesen ku Saliu…
Tani, meqe e prishi concesionin me amerikanet e Sales, dhe kjo do kushtoj ca dhjetra milione gjobe, duket se thirret kompania private e nenes se femijeve te Blair, per te fituar gjyqin per nipin e Blair Campbell, vetem e vetem se vete Tony nuk merr kurre para ne dore…
Te Majtet shqiptare tashme nuk jane me si eterit e tyre: kunder rrezikut anglo-amerikane. Ata jane vetem kunder gjysmes, kunder amerikaneve, por jo kunder anglezeve te Blair…
a qeveri kurve qe eshte kjo mjer neve ky toni blair ha nga te tera anet edhe me serbin edhe me kazakistanin me vendet si puna joni vari qillon i thon
@@tani qe kemi Blerin, si dhe gruan e tije Shqiperia i “Zgjodhi” Hallet..
bej mutin kesaj pune:me kujtohet thenja e nje Izrealiti te zgjuar:Parate dhe pasuria behen ne Vendet e varfra, duke shfrytezuar injorancen politike..lol
Keshtu ndodh kur je republike bananesh dhe te gjithe tallin menderen me ne.
Nuk je as “republike bananesh” sa per dijeni ….je thjesht “RRJEPU-BLIK” .
Deja vu.Kujto podesten e Saliun dhe dihet vazhdimi…Ok s eshte 100% e njejta gje por 99% po.
1.Crown Agents deshtoi(korrupsioni I zyrtareve)
2.Lobingu dhe milionat e shpenzuara per lobing vazhdojne
3.Vrasjet vazhdojne me te njejtin intensitet.
4.Investimet e huaja ne ngerc.
5.Kreditimi nga bankat keq e me keq.Vetem mbledhin leke e I depzitojne jashte vendit
….Te shohim sa do zgjatet lista,por kjo jep shije te keqe :S paska qene faji I Saliut…Qenka mentaliteti dhe paaftesia e shqipetareve qe qeveria e re po deshton ti ndryshoje.
RILINDJA ESHTE LARG.
Hale mer lal hale ….ti shif “KURVAMENTIN” ,,,shife kush na perfaqson .
Ksaj rradhe nuk i vodhen votat , ksaj rradhe i blen si DERRAT votuesit shqipKARE.
si puna e jevgjve ,,,,mendo vetem per sot .
Nuk mendojne se ai thes me miell apo ato 20 mije lek apo 50 mije lek do u merren perseri , por me shume shume interes .
O kurvat,qeveria jone e di qe ato 250 milione paund do ti paguaje,por po i ben nje sherbim dhe Blerit,gjynah,te marre dhe ai ndonje milion.
O kurvat,na shkaterruan
Edhe vete Blair çuditet me shqiptaret qe duan kaq shume!
Ne kohen kur Klintoni humbi zgjedhjet dhe u zevendesua nga Bush-Junior,ish Presidenti Klinton i tha Kryeministrit Tony-Blair ;Kij kujdes me keta, se dredhite te cilat ke perdorur me Presidencen time nuk mundet t’i perdoresh me.Kjo per arsyen se keta luajne rende.