Ndarja e re territoriale dhe mosndryshimet në Kodin Zgjedhor bllokojnë KZAZ-t

8 Mars 2015, 16:30Politika TEMA

Ndarja e re administrative-territoriale dhe mos ndryshimet në Kodin Zgjedhor, po sjell pengesa në krijimin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Ky ka qenë shqetësimi i ngritur nga Koalicioni i Vëzhguesve vendor.
Me anë të një njoftimi për shtyp KVV shprehet se “Ndarja aktuale e territorit në 89 ZAZ të miratuara në Zgjedhjet e kaluara Parlamentare, për Zgjedhjet Lokale të 21 Qershorit rezulton e pambështetur në ligj pasi ajo është miratuar duke u bazuar mbi rrethin administrativ si juridiksion territorial, i cili nuk ekziston më si koncept në ligjin e ri administrativo-territorial të miratuar. Po ashtu kjo ndarje nuk është as funksionale pasi në një pjesë të konsiderueshme të ZAZ-ve nuk sigurohet kriteri i pandashmërisë[4], në ndarjen e re me 61 bashki”.
Sipas tyre ligji aktual e bën të pamundur edhe propozimin e forcave politike për emrat e anëtarëve të KZAZ-ve. Sipas Kodit Zgjedhor, data 8 mars është afati i fundit për propozimin e anëtarëve të KZAZ-ve nga forcat politike, si PS, PD, LSI dhe PR, ndërsa data 23 Mars është afati përfundimtar që KQZ të miratojë komisionet zonale.

“Data 8 mars 2015 është afati i fundit i parashikuar nga Kodi Zgjedhor për propozimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor prej Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane.Ky afat pasohet nga një tjetër afat në datën 23 Mars 2015, i cili është afati për miratimin dhe ngritjen e këtyre Komisioneve prej KQZ-së”,- thuhet në njoftimin e KVV.
Ky koalicion e cilëson si mungesë të vullnetit politik mungesën e ndryshimeve të kuadrit ligjor për zgjedhjet./t.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje