Ka një perceptim publik që banorët e Gërdecit bënë një kompromis të ulët. Janë jo të paktë ata që mendojnë se ata bënë tregti me fatkeqësinë e tyre, me jetët e fëmijëve dhe familjarëve. A është kështu? Ndoshta po, për shumë prej tyre. Por jo për Zamirën.
Disa bënë kompromis me vrasësit e tyre të joshur nga paratë. Të tjerë vranë veten pas kushedi çfarë dramash personale, me të cilat askush nuk u mor. Zamira Durda as u dorëzua, as bëri kompromis me vrasësit, as vrau veten.
“Zoti më dha forcë dhe mjekja ilaçe për të vazhduar. Djali im sot do ishte 15 vjeç”, thotë ajo.
Zamira vijon një betejë në të cilën ka fare pak aleatë. Të tjerët ndoshta duan të harrojnë. Ajo bën mirë të mos harrojë në emër të të gjithëve. Dhe duket e ka kuptuar këtë. Vijon betejën e saj në Gjykatën Administrative dhe në Strasburg, nga ku këto ditë i ka ardhur edhe një letër.
Është totalisht e zhgënjyer nga qeveria e sotme, dikur opozitë.
“I kam votuar, nuk kam arsye ta bëj më”, thotë ajo.
Më poshtë intervista me Zamirën, që është botuar sot në DITA.
Mira Kazhani: Mbushen 7 vite nga shpërthimi tragjik i Gërdecit. Kur kalon me makinë ai vend ka ndryshuar. Janë ndërtuar shtëpi të reja dhe duket sikur gjithçka ka shkuar në vend. Por ajo ç’ka është një kontrast i karakterit human, është fakti se qeveria e kohës, gjykatat, i dhanë dëmshpërblim për ndërtesat dhe sot e kësaj ditë nuk po dëmshpërblehen jetët e humbura. Pse kështu?
Zamira Durda: Pse kështu?! Po edhe vendimi gjyqësor që u dha atëherë u rrëzua akuza e vrasjes dhe u provua shkatërrimi i pronës dhe i të gjithave. Gërdeci u rindërtua shumë shpejt. Ishin të shumtë njerëzit që patëm dëme materiale. Ne që patëm jetë të humbura ishim më pak. Qeveria e mëparshme e përdori këtë edhe për imazh që të dukej që Gërdeci u rimëkëmb, por në fakt kjo është e sipërfaqshme, sepse nga brenda Gërdeci është si molla e kalbur. Jetët e këtyre njerëzve nuk janë më si para 2008. Ata mund të jetojnë vërtet në ndërtesa më të mira, por ata nuk kanë një jetë më të mirë. Ata jetojnë si të trembur. Tremben edhe kur shpërthen një gomë makine.
Mira Kazhani: Zamira, më vjen keq ta them, por ka një perceptim publik që banorët e Gërdecit bënë një kompromis. Nuk më pëlqen të përdor fjalët “ata bënë tregti me fatkeqësinë e tyre”, por pak a shumë është një paragjykim që për një pjesë të tyre ekziston…Ndryshe nga ju që ende prisni drejtësi!
Zamir Durda: U vu një barazpeshë e shtëpive të ndërtuara para viteve ‘90 dhe pas këtyre viteve. Njerëzit u joshën këtu dhe rendën të përfitonin ç’të mundnin. Shtëpitë që u shkatërruan ishin shtëpi të vjetra me qerpiç. Njerëzit këtu u joshën dhe u bë ajo përçarja siç e ka zakon politika në Shqipëri. Me të drejtë dikush thoshte, unë nuk flas se kisha më pak dhe mora më shumë. U vu paraja në mes dhe ajo mbylli shumë gojë. Por po ta përsëris, ata nuk u riparuan si njerëz. Unë njoh fëmijë të stresuar. Madje edhe të rritur me probleme.
Mira Kazhani: Nga e kupton diçka të tillë, çfarë shenjash kanë ata?
Zamira Durda: Një gjëmim dhe njerëzit tronditen. Një gomë pëlcet në autostradë dhe bëjmë Ohh.
Mira Kazhani: Ju vetë e keni marrë dëmshpërblimim për ndërtesën?
Zamira Durda: Po, e kam marrë si gjithë të tjerët.
Mira Kazhani: Sa familje jeni tani që kërkoni dëmshpërblim për jetët e humbura. Jeni të gjithë ju apo ka edhe që janë dorëzuar?
Zamira Durda: Hiq familjen e baxhanakut të ish-kryeministrit dhe hiq familjen e Dvoranit (familje gjykatësi – shën.red), që e fitoi që në fillim dëmshpërblimin, që në vitin 2010, pjesa tjetër nuk e ka marrë gjyqin. Por nuk është dorëzuar.
Mira Kazhani: A e dini pse nuk ka një kërkesë të tillë nga familja e baxhanakut të ish-kryeministrit?
Zamira Durda: Nuk di asgjë për këtë. S’e kam idenë.
Mira Kazhani: Pse është fituar nga Dvorani dhe ju të tjerët jo?
Zamira Durda: Kalvari ynë ka qenë i gjatë. Që në fillim na veçuan. Ishim bashkë në Gjykatën e Lartë në 2009 dhe na veçuan. Pastaj nuk vazhdonte dot gjyqi civil për deri kur të dilnin fajtorët. Në momentin që dolën fajtorët nisën praktika të reja. Ishim të grupuar dhe na ndan veç e veç. Vazhdoj disa muaj kjo procedura e ndarjes. U hodh shorti për gjyqtarë çdo familje më vete. Disa muaj u shty për shkak se na u tha se do të ishte kompania amerikane që do shpërblente dhe nuk kishim mundësi njoftimi. Tjetër pengesë ishin taksat. Taksa 3 për qind për dëmshpërblimin e jetës, e cila ishte goxha e kushtueshme për ne familjarët.
Jemi përpjekur që të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për ta zgjidhur çështjen e dëmshpërblimit. Kemi gjetur refuzim për çdo gjë nga Ministria e Mbrojtjes, me të cilën kemi kërkuar ta zgjidhim edhe me pajtim dhe ajo nuk pranoi. E dërguam në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo e la në varësi të gjyqtarëve, që ta shqyrtojnë rast pas rasti në varësi të të ardhurave që ka çdo familje dhe le të themi që topi u kthye sërish tek gjykata. Pati një moment që çështja po merrte drejtim në gjykatë dhe krejt papritur doli një urdhër që vendimet për institucionet e paditura duhen të kalonin në Gjykatën Administrative. Morëm dosjet i çuam në Gjykatën Administrative dhe kjo na hëngri tre muaj të tjerë. Një kalvar pafund.
Mira Kazhani: Ku jeni tani?
Zamira Durda: Në Gjykatën Administrative. Tani me ndryshimin e qeverisë ndryshoi taksa nga 3 për qind, ka zbritur në 1 për qind. Mund të them që edhe 1 për qind është goxha shumë për familje si ne.
Mira Kazhani: Sot që flasim keni pasur një tjetër seancë? Ndonjë lajm të mirë?
Zamira Durda: Sot kishim një tjetër seancë në Gjykatën Administrative dhe avokati i Ministrisë së Mbrojtjes del e thotë se duhet rrëzuar kërkesa e familjarëve për dëmshpërblim nga MM, sepse ministria nuk është fajtore për shpërthimin. Më fal, po unë isha në shtëpinë time. Unë kë duhet të bëj fajtor?
Mira Kazhani: Po sot MM drejtohet nga ata që dolën në protesta për Gërdecin. Zonja Kodheli ka qenë në front të parë të protestave për atë që ndodhi në Gërdec. Si ka mundësi që MM e sotme nuk është palë me ju?
Zamira Gërdeci: Nuk e di. Këtë kërkesë të avokatëve të ministrisë e prita e revoltuar, por ata fundja bëjnë punën e tyre. Ajo që dua të them është se ne edhe kësaj ministrie i jemi drejtuar për pajtim dhe kjo nuk ka ndodhur për shkak të taksave që janë tepër të larta dhe nuk pranojnë që t’i heqin. Kanë bërë vetëm një zbritje. Ja kemi kërkuar ministres, kryeministrit Rama dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje.
Mira Kazhani: Më çfarë argumenti mbrohet MM?
Zamira Durda: Këta kanë parasysh rastin Dvorani, ku MM u përjashtua nga dëmshpërblimi. Por Dvorani ka qenë punëtor, ka pasur kontratë me atë kompani. Unë kam qenë në shtëpinë time. Djali im u vra në shtëpi, duke bërë detyrat dhe s’ka pasur kontratë me askënd. Ministria e Mbrojtjes i dha urdhrat që dolën armatimet sheshit. Transporti bëhej me mjetet e ushtrisë. Unë nuk njoh askënd veç shtetit tim. Atyre të tjerëve t’ju kërkoj llogari shteti. Unë nuk kam punë. Shteti im ka për detyrë të më mbronte, jo të më vriste djalin.
Mira Kazhani: A shpreson tek politika e sotme?
Zamira Durda: Jo, nuk shpresoj. Ata e shohin sipas interesit të tyre.
Mira Kazhani: Po besoj votoni sa herë ka zgjedhje parlamentare?
Zamira Durda: Po, sigurisht dhe kam votuar PS.
Mira Kazhani: Do vazhdoni ta bëni?
Zamira Durda: Nuk kam ndonjë arsye, tashmë jam në atë pjesën gri të elektoratit.
Mira Kazhani: A ju qetëson dëmshpërblimi nëse ju jepet?
Zamira Durda: Ajo që u bë nuk zhbëhet dhe nuk më qetëson. Këtë e bëj më shumë për të vënë drejtësi sipas ligjeve, por nuk ka qetësi për shpirtin tim.
Mira Kazhani: Ju e keni apeluar çështjen në Strasburg. A keni një reagim nga kjo gjykatë?
Zamira Durda: Po, unë kam paditur shtetin shqiptar në Strasburg dhe para pak ditësh kam marrë një përgjigje pozitive. Strasburgu do ta marrë në shqyrtim çështjen. Gjykata e Strasburgut i ka nisur shtetit shqiptar një formular me disa pyetje dhe afati i fundit që i është vënë shtetit shqiptar për t’u përgjigjur është data 4 Maj 2015. Kam shumë shpresa që të paktën të vihet drejtësi dhe të paktën ata që kryen krimin të ndëshkoheshin, po edhe kështu merr jetë njerëzish dhe askush nuk ndëshkohet…..të gjithë janë në shtëpitë e tyre. Të gjithë të pafajshëm. Mbaruan ato dënimet, disa u falën për sjellje të mirë.
Një nga pyetjet e Gjykatës së Strasburgut që i bëhet shtetit shqiptar, më pëlqen ta vë në dukje. Thuhet: A janë njoftuar banorët për demontimi në zonë dhe që kjo fabrikë paraqet rrezik? Le t’i përgjigjen kësaj pyetjeje ata. Kush na njoftoi ne? MM thotë sot nuk jam unë fajtor, se fabrika kishte lidhur kontratë me një kompani amerikane dhe një private.
Mira Kazhani: Tashmë të gjykuarit për Gërdecin janë të lirë siç e thatë edhe ju. A ka pasur ndonjë përpjekje për ta zgjidhur çështjen në rrugë private?
Zamira Durda: Unë nuk kam takuar asnjëherë ndonjërin prej tyre. Po nuk e kam menduar ta bëj. Unë kam punë vetëm me shtetin tim, atij që i paguaj taksa.
Mira Kazhani: Nuk ju është ofruar kurrë asgjë. As në ato fillime?
Zamira Durda: Patjetër që në ato fillime ka pasur nga ata zotërinj. Më është ofruar dhe mal me para, por nuk ka qenë dhe nuk është ky qëllimi im. Tërë botën të ma japësh nuk e dua. Zoti më ka dhënë forcë e mjekja ilaçe, që më mbajtën në këmbë. Sot në gjykatë shpërtheva në lot, sesi më duket që po kërkoj unë dëmshpërblim. Kjo në fakt është thjesht një gjë e imja që nuk dua të fal, por bota s’më mjafton. Djali im do ishte 15 vjeç sot. Asgjë tjetër nuk e mbush atë boshllëk.
Edhe mua me mbushen syte me lote. Kush do te marre hak per keta njerez te mjere, qe u vrane brenda ne shtepin e vet duke ngrene buke. Kush? Edi Rama. Ah ah Apo Ilir Meta Oh oh.
Mjere ne, qe nuk e do asnjeri kete vend.
…ne pritje te editorialit justifikues te Meros, me ide kryesore:
-Fajin e ka serish Saliu.
Duke lene shakate menjane, kjo eshte padyshim dita me e dhjere per gjithe Rilindasit, u bene njesh me perdhunuesit, hajdutet me bllok ne dore, vrasesit dhe provokuesit mediatike, aq sa nuk dallohet me se kush eshte Edvin Rama dhe kush eshte Sali Berisha. Kjo vihet re sidomos kur ndajne certifikata legalizimesh(thuajse identike, pervec rregullave drejtshkrimore te Doktor Vicidolit). I shkreti ti o Edvin qe per te mundur Saliun tu desh te beheshe nje imitim i shemtuar i tij….
jo jo …ne kte raste mero ka parasysh thenien e vjeter “heshtja eshte flori” !!!
shifi ripjellsat e ndyre qe mundohen me cdo kusht qe te mbulojne mutin (eDRAMA) ME SHURRE .
O pleher askushi dhe ajo qe thote se ka votuar PS por si ka mundesi qe ne gerdec fitoi PD me pak fjale o legen gerdecaret per dy lek te qelbura shiten gjakun edhe bythen tek berisha dhe sot kane goje te bejne gam gam fack”’
Me duket se nuk je ngopur duke vjedhur prandaj shan. Zoti eshte i madh. Ai na shef. Bej qejf ti. Une nuk shkruaj per ty.
Problemi or ti shoq eshte DREJTESI per viktimat e Gerdecit.
Nuk me interesojne ata qe e dredhin, qofte Edi, qofte Meta , qofte Gerdecaret.
po ke shum te drejte o askush, po çfar te bejme?
Sinqerisht te mbushen syte me lot nga kjo ngjarje e tmerrshme.
Ti Zamira mire qe merzitesh me PS-ne por harron se DREJTESINE E KA NEN HYQEM Sali Berisha!
Ne se nuk voton per PS-ne ben mire te votosh per PD-se se keshtu do zbatosh fjalen e urte “PER INAT TE S’IME VJERRE SHKOJ E FLE ME MULLIXHINE”!!
Voto Saliun se ai te vrau dhe do mare hak ndaj vehtes.
Fshatare e tu per Saliun votuan ,ai u mburr per kete :”shikoni,une i vrava dhe ata perseri mua me votuan” dhe duke qeshur sikur kishte bere heroizem.
O salem,Gerdecaret nuk votuan Sali-lul e fatmir kriminelet,por popullit te Gerdecit ju grabit e ju tetersue vota me fuqine komisjneve te riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet,ku dhe PS-ja juaj qe eshte pjese e nje muti te ndare ne copa ka pjesen e saj.
Mjaft me,mos u tallni me nje fatkeqe,se Zoti vonon por kurre nuk harron te ndeshkoje krimin dhe bashkepuntoret e ndimesit ne to,sado leke te piset e pushtet brenda djallit qe te kene,dita e gjykimit po afron,dhe ato do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim,skurse i Milloshevicit,Sadamit,e Gadafit me shoke,ku as mijarat dhe depot me florinje e xhevaire nuk i shpetuan dot ndeshkimit te ligjit dhe atij popullore.Besoni nje here te vetme ne jete, o bije buces,o djaj me fytyre njeriu,o mij kenetash.
Si Sali Berisha,apo Basha,e Mediu me shoke ne hije si Rama-Meta, shume shpejt do te kene nje fund teturpshem dhe pa kthim,si autore e bashkepuntore ne mijra krime e superkorrupsione ne vite.
Askush nuk ka shpetuar drejtesise per krimet e superkorrupsionet e tije para ligjit,popullit e Zotit te gjithe jane ASKUSHI.Packa se krekoseni si gjeli siper plehut tuaj te konvertimit te nje muti te ndare ne copa.Besoni
O njeri i trashe, e beri Sala dhe duhet ne burg, po kush do e coje?! Pse se con Edi Rama, idhulli yt ne burg se premtoi denim per Gerdecin. Ai spo con ne burg ata te 21 janarit jo me mikun e tij Delijorgji!
salem ne koke te rafte
Ku jan komentuesit bythlepires te ed kristaqi rames qe nuk komentojne
O timi
O sarhosh i vicitolit,une i jap te drejte asaj gruas,pse ka shume si ty,zgerdhihet plehu i vitolit
@timi,ore mother fucker me buthqire se ju te saliut nuk ka,jane vrare ne kohen e vucidolsit o derr,dhe drejtesine e ka po vucidolsi ne komande o gomar.
O Tony UK, o injorant, qe s’ke argument por shan me motherfucker. Jeni nga ata plehrat qe kane shkuar ne angli e flisni cope cope me fuck fuck e motherfucker, o malok i pagethendur, o bajraktar.
Edvin Kristaq Rama premtovi drejtesi, ku e ka drejtesine? Pse se fut Saliun brenda? Ku jane bythelepiresit e Rames te dalin te komentojne, apo je ti bythelepiresi sot qe po shan pa mend ne koke, u qe s’te ha mortja.
Po ty kush te gdhendi venizelos greku,ik o injorant mos na caj trapin,ju te berishes e meritoni kete gjuhe!!
Po si mund ta votoje Edi Ramen kur ky qelbanik kryeminister con ne cdo seance gjyqsore ndaj gerdecareve avokatin e shtetit per te mbrojtur krimin qe beri Sali Berisha. Eshte nje pisllek kur mendon se i gjati erdhi ne pushtet me premtimin se do vinte drejtesine ne vend per keta mjerane dhe sillet edhe me keq se ai qe iku. Shpresoj qe zoti dhe qytetaret ti japin nje ndershkim olimpik ketij te gjatit duke i shkurtuar qendrimin ne karriken qe nuk meriton.
Rrofte interneti dhe blogjet.
Edi Rama ne kete rast nuk mund te pengoje perfaqesimin ne gjyq te shtetit, ndryshe kryen nje veper penale, per cenim te interesit publik.
Po cdo me thene interes publik? Ja kjo qe diskutohet, cfare done e ben shumica. Dikush ka vrare 25 vete dhe eshte i qete ne pune te tij, ata qe u vrane nuk kerkuan penalizimin e tij por moren leket. Edhe nje kacidhe qofte firmosur, publiku (taksat e gjithe shqiptareve) e ka kryer detyren, seps kjo eshte zgjidhur ne kuader civil. Nese ata zoterinjte do benin kallezim nje per nje, secili per te afermin e vrare ( ne fakt te shkrumubuar) gjithe trajtimet civile do pezulloheshin deri ne mbyllje te procedimit penal. Pas kesaj SHTETI ka detyrimin e perjetshem te shdemotoje te demtuarit. Kjo nuk ka ndodhur se zaten ne jemi pa gjak, ham parate e gjakut, pastaj bejme sikur kerkojme prape te drejtat e te vrareve. Publiku ne gerdec ka vendosur qe fillimist te votoje vrasesin e tyre me 2009, pastaj te haje edhe parate e te vdekurve, pa mbaruar procedimin penal.
Le tu dalin ne boten tjeter parate dhe vilat qe moren, kur te takojne te afermit qe harruan. Te vijonin gjyqin penal nje per nje, pra 26 gjyqe, me akuzen e vrasjes ne bashkpunim. Te vijonin gjyqin per demtim prone ne bashkpunim, te gjithe sa u demtuan. Dhe shdemtimin te mos e kekronin nga shteti (taksat e te tjereve) por nga ata qe e bene.
Keshtu o njerez te mire
Ke te drejte Zamira.Shume e shohin Edin si nje frikacak por ne fakt ai eshte po aq gjakatar,po aq hajdut sa Berisha dhe Meta.I rritur mes oborrit ,ai eshte servil per vota me popullin dhe arrogant ne pushtet.Pushteti po i nxjerr bojen ketij fundrines se djathte qe po udheheq te majten.Te me falin njerezit me bindje te djathta se nuk i barazoj me jashteqitjet e bllokut Ramet e Sali.Deri kur do ta leme vehten ne duart e bandave politike?
Ndeshkimin o i shkurter dhe i paplotesuar ne shpirt e ne mendime e meritojne te gjithe ata qe bene gjemen,qe vrane 26 vete e plagosen mbi 30 te tjere ,plus demtimet ne shtepi dhe pasuri dhe qe nuk jane ndeshkuar qe nga ministri i mbrojtejes Fatmir Mediu, Shkelzen Berisha e gjenerale e komandante qe pergjigjen per ate kasaphane e gjeme te papare.Eshte turp per te gjithe ata gerdecare qe pesuan ate tragjedi dhe e votuan Berishen se u dha dy leke e u mbylli sy e veshe dhe u mori edhe votat dhe e ben qe te mburrej se mua me votojne edhe pse i vras.Vetem njerez te tille gjen ne Shqiperi qe edhe ne kohen e Enverit,kur pushkatoheshin te burgosurit,te afermit do te shpreheshin se te rronte partia dhe Enveri,nje psikologji dhe qendrim i neveritshem,i peshtire,gje qe shpreh se ne c,nivel jane keta njerez qe vrasesin e nderojne duke mos pyetur per gjakun e te afermeve,te bashkefshatareve te tyre.Per ta ka r3endesi qe moren dy leke me shume dhe mbyllen gojen.Njerez pa dinjitet dha dalin e komentues qe kritikojne Ramen dhe jo vrasesit e vertete,kriminelet,hajde i kupto keta njerez qe ne kraharor s,kane zemer e gjak ,por qese parash,shiten e blihen si kafshe,Mazhoranca ka pergjegjesi edhe ne vecanti z.Rama qe s,kane bere sa duhet qe te zbardhet deri ne detaje kjo tragjedi dhe te rigjykohet ne themel e te ndeshkohen te gjithe ata qe i jane fshehur me nje mije marifete dhe sot jane dhe ne parlamen,kur duhej te ishin prapa hekurave.Zemerimi i zonjes qe ka luftuar per t,u ndeshkuar vrasesit e djalit te saj eshte legjitim,i drejte dhe besoj se nje dite fajtoret do te ndeshkohen e ne mos nga ligji,nga perendia qe i ka te gjithe te barabarte dhe krimineleve u rezervon vendin me te preferuar, ferrin….
[email protected],……Perse je kaq injorant u burr i dheut,…..kaq i trashe je qe nuk kupton se kush e ka fajin
Mir kur ishte Saliu nuk u be drejtesi,.. dhe dihej perse se kishte dore djali i tij dhe aleati i tij Mediu
Po tani o injorant kush e ka fain Saliu apo Rama
A e lexon se cfar ka then kjo gruaja qe ka humb djalin:,….Qe AVOKATI I MINISTRIS SE MBROJTJES del e thot se Ministria nuk eshte fajtor per shperthimin dhe humbjen e djalit te saj
Ti si piktor i Rames me ate analizen tende prej piktori si ja ve emrin kesaj pune
Djali i saj eshte vrare ne shtepi me armet dhe bombat e Shtetit.
Nuk ka Rendesi se kush ishte ne qeveri atehere apo sot,….Ne si pupblik duam qe shteti te mbaj pergjegjesi per ate qe ndodhi
Rama e perdor Gardecin dhe 21 janarin per politik ndaj kundershtarit,…ama kur vjen puna tek demshperblimi te ve AVOKATIN perara dhe te thot qe shteti nuk eshte pergjegjes
A e shikon paradoksin o trashsi ????????????????
Deri dje Rama dhe PS e perdori Gardecin per politiken e vet qe te ngjitet ne pushtet bashke me 21 janarin
dhe keto jane dy arsyet qe Rama eshte ne pushtet
Tani kalova lumin te dhjesfsha kalin,….Eshte tragjike kur mendon,..se perse PS fitoi
Sot Brace me shoke as qe ndihet,…..Edi Rama dhe PS nuk ka ndryshim nga Saliu dhe PD
Te dy Partit jane genjeshtare ,…mjer familjet qe vuajne humbjen
U A FALI ZOTI JETEN ATZRE TE PAFAJSHMVE DHE JA UA MORI SALI BORDELLJA SH.P.K. PER KORRUPSION…JU HODHI BOMBEN BERDHAMORE MUN NE MES TE SHQIPERISE…NGUSHLLIME FAMILJEVE PER TE AFERMIT E TYRE…
…GERDECI!!!…Kujtohet vetem per ditevdekje….Ne jemi popull “pis” qe kemi pjelle nje politike pise…Ne shesim per lek gjakun, nderin dhe çdo gje, siç kemi bere tash 600 vjet…Kur shteti nuk ban drejtesi, …burri duhet t’a ndaje mendjen…dhe kur t’a ndaje mendjen per me deke …qeveri bahet vete…
Fatmir Mediu ska moral ne shtepine e tije dhe e ka te lehte te shese dhe te bleje moralin. Mire fatmiri I k ablere t mjeret e gerdecit po Propuroria dhe Gjykata jan eblere nga Mediu? Si mund te kete te dyte te pamoralshem ne Shqiperi?
A i moret parate?! A i shitet te vdekurit tuaj per ca kacidhe?!A ia dhate votat perseri Sali Viçidolit?! Tani mos u ankoni po rrini aty ku jeni. Vajti PD-ja edhe te familja e Aleksit me nje çante me para per t’ia falur vrasjen e 21 janarit, por ata i nxorren perjashta me shkelma. Nuk e shiten gjakun e njeriut te tyre. Prandaj ju gerdecaret mbylleni gojen. Me ju shteti eshte jek e jek. Pra jeni te lare. Gjaku u la me para. Bravo Sali se je i zoti. Por si do qe te jete nje dite do te perfundosh ne burg edhe ti me gjithe djalin tend. Mos e harro kete.
ZONJA ZAMIRA , JE NJE GRUA TRIME DHE SHUME E FORTE DHE E NDERSHME PERBALLE NJE POLITIKE SHUME TE TMERSHME NE SHQIPERI , JU LUTEM MOS U DOREZO ;SE DREJTESIA DO TE FITOJE SE NE POPULLIN TONE KA AKOMA SHUME NJEREZ TE INTERESUAR SI KETU BRENDA DHE JASHTE PER TU VENE DREJTESIA NE VEND DHE FAJTORET DO JENE NJE DITE NE BIRUCAT QE I KANE NDERTUAR ATA VETE PER POPULLIN E TYRE !
i luttem zotit qe plehrat si berisha mediu basha dhe te tjer qe kan ber kaq poshtersira ndaj atdheut jon ne djall te ven
Zonja Zamira.
Na ke prekur ne shpirte me dramen e trgjedine e femijes tend te shtrenjte.Cdo kush ne Shqiperi edhe sot pas 7 vitesh shpreh indinjaten e thelle edhe per drejtesine ,per ato gjyqtare qe e gjykuan ceshjen tuaj.Si i nxorren pa faj fatoret ne kete tragjedi ku varrosen 26 vete, si keta flene te qete keto njerez te drejtesise
Mesa lexova.Strasburgu pyet:
A jane njoftuar banoret per demontimin ne zone dhe qe kjo fabrike paraqet rrezik!!!
Pergjigja e banorve – Jo!!!
Kjo i ve me shpatulla per mure cdo pushtet e cdo qeveri.
Nuk asht vetem shteti Shqiptare ne kete mesele qe mshefe kembet si gjarpni dhe nuk don ti detyrohet fatkeqes Zamira.Po asht dhe shteti Amerikan qe u permend nga Zamira qe detyrimisht duhet ti detyrohet te gjithe fatkeqeve qe solli tmerrin e Gerdecit.Po ti ndjekish me kujdes llafet e gjithe kesaj periudhe qofte te pushtet qeverive dhe te diplomatve sidomos ato qe kane lidhje me biznesin e Gerdecit qe i turren ish Kryeminstrit Berisha se do te publikoj nepermjet te shtypit.Ndaj kije kujdes!asht per te ardhur keq qe te gjithe tallen me fatkeqet e martirve te Gerdecit.
Jam i majte dhe partite e majta krijohen e shuhen pune e tyre po une shuhem vetem kur te jap shpirt i varrosun i majt.E shprehi ne kete forme si ati punetorit qe i ndrohen tash e pare drejtoret e qendron ne pune n’saje te vullnetit,durimit dhe interresit te mbijeteses.Pra nuk e vare ekzistencen e vet nga ndrimi i drejtorve.Nga ndrimi i Partive te majta.Jam nji mendje dhe shpirtenisht me z.Zamira qe duhet ta marrin damshperblimin,sepse i takon damshperblimi pa m’dyshje.Dhe ban gabim nese i jep voten cdo lloj partie nga sot e deri sa te vdesin.Partit luajne me interresin e perfitimit politike per perfitim pushtetit ekonomik me interres per xhepin e politikanit te partise.
Na plasi bytha se nuk voton ti sala edi dhe meta Jane shoke dhe aktore tani ti hani mutin ketij muhabeti
ne radhe te pare i uroj asaj nene ,force e kurajo ne pjesen e denuar te jetes qe do te jetoje !dhe se dyti ,dua ti them te gjitha hijenave buzagaze ,qe shohin qeverine e socme akoma me duar te lidhura perpara padrejtesive qe u bene nga sheiket e vicidolit, se; ‘nuk keni pare gje akoma ‘
qeveria e sotme ,i di shume mire se kush mban pergjegjesi per krimet e kryera ne gerdec,por nuk eshte gjykate ,por qeveri ,thame !dhe si e tille ,e di se ai biznes ne gerdec ishte thjeshte nji argetim i djalit te kryesheikut , Kalifit Sali !ai lloj aktiviteti behej me makinat e MM ,por nuk ishte nji aktivitet t ushtrise shqiptare ,por nji vjedhje e radhes se pasurise se popullit.
dhe si i tille ,i paevidentuar si aktivitet ushtarak i mirefillte i ushtrise ,nuk munde te pranohet sote,bashke me dobicin ne preher.prandaj dhe avokatet e MM ,nuk munde te pranojne nji gje te tille ,kur kjo gje eshte praktikuar ne kohen e RRumpalles Sali.
zgjidhjen e jep vetem drejtesia{qe mungon tani per tani }
POR,NUK KENI PARE GJE AKOMA,dita e gjykimit nuk eshte larg !
qeveria dhe Edi Rama ,e premtuan si nji ceshtje qe do te zgjidhet ,por jo kur KALIFI te jete i lire,Cdo gje ne kohen e vet !
Per te gjithe ju o debila, qe doni te fshine krmin e saliu me mos veprimin e rames (perben krim ne vetvete), faji eshte vetem i familjareve te viktimave te pafajshme, te cilet pranuan parate e gjakut ne kembim te heshtjes. Mos i lente perendia gjalle, qe i peshojne ketij dheu, kur vrasesi i te dhashurve te tyre, gjezdis i qete ne mes te dites. Shqiptare leshi!