Një dekan shkon të bëjë shurrën!

18 Mars 2015, 14:54Politika TEMA

Nga Artan Fuga

 

Ore, ju talleni, por unë vërtet jam i shqetësuar nga ai lajmi me një dekan.

Një fakt pa shumë peshë në dukje, por tregon sesa është prioritare reforma në arsimin e lartë.

Lajmet në media thonë se ai i gjori nuk shkonte dot as në nevojtore gjatë orarit të punës pa lejen e punonjësve të burimeve njerëzore.

Cfarë lajmi na ofrojnë gazetarët! Mirë dekani, por këta çunat e gocat tona çfarë dreqin kanë!

Tre lajme ishin dje të rêndësishme që tronditën botën:

Netanjahu në Izrael rifiton zgjedhjet.

Rusët kremtojnë njëvjetorin e marrjes të Krimesë

Rektori mbyll dekanin dhe nuk e lejon të shkojë të bëjë çiçin pa leje.

Imagjinoni. Dekani duhej të bënte ujtë e hollë. E mbante sa e mbante dhe pastaj nuk duronte më. Cfarë të bënte? Kishte disa zgjidhje.

Zgjidhja e parë, ta bënte në një vazo lulesh. Por, informacioni i mediave sot thotë se ai në zyrë nuk kishte më asgjë pra as vazo lulesh. Por, edhe po ta bënte gjithmonë në një vazo lulesh, në fund lulja do të thahej, edhe palmë po të ishte, sepse do të kishte koncentrim acidi urik, dhe çfarë acidi, të një njeriu të stresuar.

Zgjidhja e dytë, ta bënte në ndonjë shishe ose kanoçe koka – kola që ta hidhte drejt e nga dritarja në det, kripë për kripë, ose ta merrte me vete në ora 16°° kur të dilte nga ngujimi. Sepse thuhet që dhe në kafe nuk mund të shkonte si kolegët që shkokan në kafe në orarin e punës. Por, edhe ky problem sepse shishja para se të ishte bosh duhej zbrasur, e kush e pi gjithë atë ujë ose koka-kola!!!

E imagjinoj dekanin e shkretë që duke ecur përkulur dhe shtrënguar kofshët fort trokiste me forcë te zyra e personelit dhe i drejtohet vajzës që qendron ulur aty :

Majlinda, a mund të shkoj pak të derdh ujin e hollë? Nuk kam shumë punë, ja nja pesë minuta.

Majlinda, a Rebeka, i jepte leje me kokë dhe me përbuzje i thoshte : Ik, ore bëje, po si shumë shpesh e bën, mos je gjë me prostat?

Dekani largohej i turpëruar dhe pasi bënte operacionet e zakonshme në kësi rastesh, hapte dyqanin, kryente nevojën fiziologjike, bënte ca veprime të tjera për të mos bërë me pika pantallonat, e mbyllte dyqanin, lante duart, kthehej edhe një herë te zyra e burimeve njerzore :

Svetllana, e mbarova unë, në zyrë po kthehem! Falemnderit !

Sofika e zyrës të burimeve njerëzore nuk ja hidhte më sytë fare, po si nëpër dhëmbë i thoshte : Me vrap në zyrë e mos dil më ! Ja u lirove tani!

Sapo dekani tërhiqte derën i pezmatuar, Drita, punonjëse e personelit, e ngarkuar posaçërisht për këtë punë, nxirrrte një rregjistër të vjetër, e hapte në faqen 91 dhe shkruante :

Proces-Verbal

(Top sekret)

Ora 12 e 33 minuta. Dekani derdhi ujët e hollë. Vajti dhe u kthye për 2 minuta e 13 sekonda. Eshtë hera e katërt që nga ora 8°° që pretendon se i bëhet çiçi… Nuk e di nëse simulon, ka cistit apo duhet të bëjë analizat e prostatës…Asgjë e veçantë për t’u shënuar. Si duket është i stresuar dhe ka frikë se përndryshe nuk ka si shpjegohet kjo inkontinencë. Strategjia e rektorit për ta bërë të vuajë po aplikohet me sukses dhe po jep rezultate. Firma : Drita Hysenbardhi.

Dhe ditë rridhnin…

(Ngjashmëritë me persona dhe institucione konkrete janë krejt të rastit)

44 komente në “Një dekan shkon të bëjë shurrën!”

  1. Artan says:

    Gjith ky profesor ti shiko se cfar shkruan?! Edhe ti si dekani qenke.

    1. Skypion says:

      Filozofi Artan ngahere shkruan te tilla statuse ne FB-ne e tij.Eshte filozof i shkolles se vjeter soc-realiste.Kjo eshte arsyeja,sepse ne cdo 3 lajme qe trondisin boten,perhere ka nje lajm te tille nga Rusia.Por,ai eshte edhe filozof i shkolles se re sorroiste,prandaj ka vendin e vet edhe nje lajm nga bota semite.
      Eshte fakt i njohur,qe shume filozofe,publiciste,gazetare me formim soc-realist internacionalist,jane konvertuar ne sorroiste kozmopolite.Internacionalizmi i djeshem ishte antisemit.Sorroizmi i sotem eshte kunderta,natyrisht.
      Por,pse i bejne te tilla pehlivanlliqe intelektualet tane?!Sepse ka pare,pare,pare.Ka shume pare fondacioni Soros.Ka pare dhe promovim.Pare dhe pushtet.Hyre ne kete fondacion te gjitha dyert i ke te hapura.Por,ama duhet te jesh kozmopolit.Nacionalistet nuk pranohen atje…vetem nacionalistet shqiptare!Mund te behen edhe perjashtime te vockela,por pasi te kesh dhene prova per kozmopolitizmin tend te pathyeshem(sic edhe eshte rasti i soroistit Rama,qe beri ate trimerine nacionaliste ne Beograd;i eshte lejuar,sepse askush nuk dyshon ne besnikerine e tij kozmopolite).
      Ja pra,pse filozofi soroisto-socrealist Fuga shkon deri ne Krime dhe Jude per te gjetur lajme trondites,per te plotesuar treshen mistike te gjerave qe thuhen perhere.
      Ne fakt ne kemi ketu boll lajme qe trondisin boten.Pervec lajmit te dekanit te denuar nga eprori i tij,qe me te vertete eshte trondites,edhe nje lajm tjeter eshte po kaq i tille:
      Baba Taku shkon te vizitoje mamin ne Hamburg te Gjermanise…
      Ne kete vizite,baba Takun e shoqeron edhe Nardi,jo Nardi politikani qe eshte ne Kube me pushime,por Nardi i grupit te famshem durrsak “bullits & n’drugs” te Lul Berishes,i te cilit grup, Nardi yne ishte sponsori dhe bosi.
      Pervec Nardit,per t’i bere vizite mamit te baba Takut,shkoi edhe vellai i Tonit,i cili do te bindte vete Tonin,kete toni montana kombinats allashqiptar,qe t’i bashkohej grupit.
      Keshtu u krijua grupi baba Taku-Nard Koka-Toni.Eshte grupi me interesant qe eshte krijuar ndonjehere.
      -Baba Taku eshte Kryetar i Komisionit te Sigurise ne Vend qe endet si lugat me nje cante te zeze ne dore duke shantazhuar lart e poshte,ke t’i doje qefi bosit te tije.
      -Nard Koka eshte sekseri i famshem,me njeren kembe ne boten e krimit dhe tjetren ne ate te politikes;eshte ky Nardi qe pajtoi Ramen me Meten;eshte ku qe ben ate nderlidhjen mes botes se erret te malavites dhe botes sterre te politikes.
      -Toni eshte personi tipik i malavites.
      Imagjinoni c’eshte perpjekur: personi me i rendesishem per sigurine kombetare ne vend …me nje sekser krimi dhe nje kriminel!!!…
      Eshte rastesi – do te gjenden perhere allosoj shqiptaresh te thone – keta i ka perpjekur dashuria qe kane per mamin e baba Takut!Mire,mire,nuk po them gje.Edhe ajo mund te jete.Vec duhet ta kete shume sexy mamin baba Taku,qe te kete nje fashinim te tille per te!
      Sic shihet,ky eshte nje lajm me te vertete trondites;dhe filozofi Artan duhet ta kishte renditur ne treshen e lajmeve tronditese.Te kishte hequr,bie fjala,ate lajmin me Krimene,le te mos perfille nostalgjine ngjitese filo-sovjetike qe trazon nenvetedijen e tij.Ose te kishte hequr lajmin nga izraeli,se nuk ia merr kush per te keq ne fondacionin soros…

      1. Pilo Lala says:

        Historia duhet te jete me e thjeshte.
        Mos e ben kete pune gruaja e Dekanit?
        Ajo ka urdheruar Rektorin, te mos dali nga rrethi Dekani, sa te mbaroje ajo pune….

        1. profesori says:

          Kur te flasesh per gruan e dekanit laj gojen ore BQ

      2. Claus says:

        Sali, perse i urreni mendjet e pavarura?

        Perse nuk duroni dot njerezit qe shfaqin mendimin e tyre jashte kampeve te shablonizmave te partive qe sundojne ketu e 25 vjet politiken shqiptare?
        Keni frike nga mendimi i pavarur, se nuk mund ta manipuloni ashtu sic keni manipuluar me vite te tera hordhite tuaja partiake.

        Eshte tmerr per ju kur dalin njerez qe nuk i perkasin asnje llogoreje. Deshironi trushpelare qe ti merrni me vete ne marrezite dhe pisllikun tuaj.

        Nje gje duhet te dish mire, ajo kohe po kalon dhe po ju le ne mjerimin tuaj cmendurak.
        Mos mendoni se mund te manipuloni nje jete te tere.
        Harroje!

        1. Peci says:

          Ky Fuga vetem mendje e pavarur qe nuk eshte. Nje patetik dhe lepirak po….

    2. E vertete says:

      Bravo e nderuara Tema.Une mora sot kenaqesi shpirterore duke qeshur me lot nga komenti i z.Fuga.Komenti eshte sherues dhe une,personalisht u falenderohem per kete!Vazhdoni edhe me tutje me komente te Tilla humori.

  2. Mirdash Vangjeli says:

    Realitetet e rilindur shqiptare
    duket se po iluminohen aq turrshem sa lexuesit e profesor Artan Fuges do bjen permbys nga e qeshura veshkore!

    Sikur ta dinte kete pasoje, akademiku Leci do e intrigonte vete kete histori, qe rivalizoka me te akuzuarit si heqes qafe te krishtit, dhe te krimit pa gjak te Krimese kisingeriane!

    Paska edhe humor po aq te mencur profesor Fuga, teksa jemi mesuar ta lexojme serioz, sic jane edhe e shumta e halleve shqiptare…

    Duket se iu dorezua edhe ai urtimes:
    S’ta dale dot me te qare, po provoj me te qeshur!

    Rrofsh, profesore!

  3. Qelban Rektori says:

    Ky Lej Fen i diteve tona nuk duhet lene asnje dite te futet ne asnje instutucion edukimi, as universitar e as parauniversitar.
    Te dale te mbledhe plastike dhe kanaqe neper kosha se eshte pune shume e nderuar.
    S’con Zoti tipin tim te perplaset me ate fare Rektori.
    Eshte krenari te besh burg per nje “modifikim portreti”
    Ka vdekur Rinia Studentore, e terheqin per hundesh ca birbo ne disa forume te shpifura ku kurverohen e dreogohen.
    Le t’i bejne edhe ato, por fillimisht te shporrin me gure keta fare Dekanesh dhe Rektoresh.

  4. analisti politolog Nurellar Beu says:

    Ka ik per lesh profa…

  5. genti says:

    po edhe ai k.qe fare!!! pse nuk e le punen mor burre?!!! asgje ske bere ! ke turperuar veten

  6. sulo permeti says:

    Ky bicim dekani,qe quhet Elmaz eshte nje super servil dhe si e deklaron edhe vete,une i tille kam arritur deri ketu.Me kujtohet i ndjeri Safet Zhulali,kur thosh:ore ky Elmazi sa here hyn ne zyren time ,me puth doren si ato putanat,me vjen neveri kur e kujtoj….prandaj ky rektori,dicka ka kuptuar nga ky lloj servili. SULA

    1. Mirdash Vangjeli says:

      Ma ke thene mua kete histori, M.A.,
      qysh kur ishte gjalle ndjese paste Safet Zhulali!
      je i vertete

    2. O Sulo! Eshte dekani qe ka mbrojtur desertacionin “Lufta kunder imperializmit amerikan” Eshte nje palo burre qe nuk ka mbi toke. Une kam punuar tek ministria e mbrojtejes kur Fatmir Mediu e kishte shef kabineti. Dhe e fundit fare qe nuk e dine eshte pedofil si ai sarandioti. Rektori e paska njohur mire kete monster, prandaj dhe e ka degjeneruar ne ate fare feje.

      1. artiles says:

        Pershendetje o Petrit! Ti e paske njohur mire kete monster me grade shkencore, dhe si ky ka shume republike e bananeve. Disertacionin (ne kohen e PPSH) e ka mbrojtur me temen “Lufta kunder Imperializmit Amerikane” kurse doktoraturen e ka mbrojtur ne kohen e demokracise me temen (se kam shume te sakte) ne lidhej me NATO-n. Do me thene ky eshte nje lloj kameleoni, nje lloj demagogu, nje lloj sofisti i shpifur, qe me paturpesi mund te recitoje si papagall dhe argumentoje cfare do qe ti kerkosh, apo qe i pelqen shefit te tij.

        ELMAZ LECI, ish rektori i Universitetit Ushtarak Skenderbej, rektori qe e varosi perfundimisht sistemin e edukimit ushtarak. Sot ky sistem i deshtuar, sot po pergatit vetem “drejtues ose gjenerale” por nuk eshte ne gjendje te pergatise specialiste te sherbimeve aq te nevojshme ne ushtri.

        Pertej kesaj, sjellja e rektorit eshte e pa pranueshme. Do me pelqente qe Dekani tullac Elmaz ti hiqej doktoratura dhe grada shkencore per sofizem, per kopjim te pa skrupullt te materialeve te te tjereve, se sa te kthej sot si “martir” ose viktime e hakmarrjes primitive te rektorit te keti universiteti.

  7. sela says:

    Humor i lezetshem ky i Fuges. Nderkoi shkoi ministria Nikolla dhe beri nje blic ne Durres ne universitet, por nje tjeter i ngjashem ben ca gjera te tilla ne Tirane, ne fakultetin e Inxhinjerise Matematike ku eshte Dekan Ligor Nikolla, burri i ministres i cili kerkon nga stafi akademik qe ne orarin fiks kur mbarojne leksionin te shkojne te firmosin, se mos hane 3 minuteshin nga leksioni se pastaj ky brezi i ri i shkencetareve qe po shkelqen me mesime, na mbeten pa marre mesimet. dy mutra nje mbi nje eshte kjo pune.

  8. Zani T. says:

    Keto jane perversitete. “Zhan D’Arka clirimtare”! Thuhet se ai hafiz rektori i fal 5 vaktet e dites, por pasi eshte i siguruar se dekani i tij (mos qofte, se cfare ka bere ai mbi ushtrine gjate tranzicionit te dukej si dragua, ne mos e ngaterroj) eshte i ndryer. Zot sa poshte kane rene gjerat. Regjisor kryekriminel Berisha ndjek inskenimin e dy vrasjeve ne tenative, njeri i forte, si dash, qe prin dhe tjetri, “edhe une i shkreti”, te cilin duhet harxhuar dy dite me ia mesua 2-3 fjale para kamerave. E kujt dreqin i duhet jeta e tij??!
    Dhe, merret Portokallia me Ramadan Kafshen (nje qe njof une, vertet eshte i tille, madje me kollare) kur ka plas sheshit gjiriz-humori, ose si do te thoshte kertiku i njohur i socrealizmit demokratik Mexhit Prenci, me nder desident (ah, kur te hapen dosjet si ka me iu nxi mjekra, qe sugjestion njerezit rruges se po kalon si ky Elmazi ndonjefare profesori)pra humori i zi, ne kete te ziun vend tone, kur nje kryekriminel si Sali Berisha e sjell verdalle.

  9. adem says:

    Rektir eshte i lidhur me krimin dhe me Prokuroret. Aiu kap i dehur sepse perplasi nje makine me 14 mars dhe % ishte 0.65% alkoll. Ne Makine kishte 4 prokurore miq te ngushte.
    2 nga prokurorret kane grate e tyre perkatesisht zv.rekttore te po atij universiteti njera me mbiemrin Kulloli dhe tjetra me mbiemrin Gokaj.
    Kjo eshte aresyeaja qe ky Rektr e hedh vete sh..en perpjete.
    Ministrja duhet ta shkarkoje urgjentisht sepse ai ka nje proces penal per dehje dhe nje shkelje skandaloze te LAL per shkelje te lirise akademike. Bemat e ketij Rektori jane te pafund por jane mbyllur nga keta prokurore.
    Turp per te.

  10. mirel drejtesia says:

    Shqiperia eshte kthyer ne shume fise te egra…….
    Dikur kur degjonim per fiset e egra ,i besonim si peralle….
    Kur u rritem besuam qe kane jetuar keto fise dhe ka akoma…..,po te kete ne Shqiperi, keta trima po e vertetojne….

    1. burgjini says:

      Edhe ti o Mirela nuk je larg…ketu ngjan si trime, po atje ke minnistria kur shkoje perdite per te kerkuar pune, edhe pastruesja te tha:-Po ji pak me dinjitet dheti…..
      Dhe kur kerkoje ministrin per takim, te mernin ato sorelat e te thoshin futu ketu ke kjo brima sa te vije ministri…edhe ti moj lumadhe rrije atje 2 ore…kur iku ministri erdhen sorelat e te thane MUMJE di tani se ministri iku…edhe na i tregoje e ne na vinte keqe. Po shih si hakmerresh shan voktimen pjelle e keqe. Ti ke lindur te rrije ke rreza fikut e te puthje gomarin ne buze.Budallaqe cinike ha ha h a ha

  11. Opinionisti says:

    “Profesor” i ke dhënë edhe ti një dorë shkatërrimit me bythëlëpirjen filozofike që i ke bërë Saliut duke ia mburrur reformat.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    E bukur..

  13. Ish Ushtarak says:

    Nje Dekan kerkon leje per te bere shuren, atij i duhet bere shura ne koka se nuk i hyn ne pune as dreqit.

  14. fatmiri says:

    Artan Fuga ka disa kohe qe eshte lajthitur, por dhe gazeta qe i boton shkrime te tilla ul vleren e nje medie serioze

    1. burgjini says:

      Jo jo keshtu eshte gjithe administrata. Po shkove ne hale vjen ajo e personelit me bllok ne dore e shenon mungese. Raporton edhe te heq. E ku do ankohesh. Shteti te beje reforma, ku institicionet te mbrohen e te mos neperkemben. Nuk eshteDekani eshte institucioni i DEKANIT qe merr leje per ne tualet

  15. stili> says:

    Edhe mund te jepej ky lajm nga Tan Fuga poqe se do te kishte ndonje kerkese nga SH.Q.U.P. per tu zgjedhur president sepse takemi i ketij skypioni alias A Hoxha,eshte i denje per lajme te tilla .Spiun qeni nga ata rrugacet ,,,,!

  16. kris says:

    kete rradhe e beri shurren rehat rehat.Shoqerohej nga vete ministria e arsimit.

  17. profesori says:

    Ministrja shkoi deri ne Durres e i dha leje ta bej shurren publikisht!Hajde Ministre hajde nuk ke pune po more rrugen me gjithe media deri ne Durres te c’burgosje kete palo dekan!!!hahahaaa

  18. Kaktusi says:

    Pak më parë lexova në një gazetë “reagimin e plotë të rektorit” të Universitetit të Durrësit mbi faktin për të cilin po diskutohet këtu. Më falni, por nuk e kuptoj dot “respektin” që tregon Rektori për stafin akademik, mediat dhe mbarë opinionin publik dhe nuk e kuptoj dot as “të vërtetën e tij” veçanërisht kur lexoj paragrafin e pestë të “reagimit” të botuar prej tij. Në fakt është pikërisht ky paragraf që flet për “të vërtetën e vërtetë” e cila rezulton sipas arsyetimit në vazhdim:
    Sipas “reagimit të rektorit”, që nga dita e “dënimit” ish-dekani Leci vetëm tre ditë i ka bërë “burg” sepse pjesën tjetër del se e ka kaluar në “spitalin e burgut”. Pasi po të mos ishte në “spital” do të ishte i detyruar të firmoste përditë “Procesverbalin” e 8-orëshit të punës tek “gardiania” e ngarkuar për kujdesin rektoror ndaj tij. Ndërkohë që publiku e pa vetë botërisht modelarin e procesverbalit të datës 21 janar, në kohën kur fjalën “burg” ose “burgosje” e përdori Ministrja. Rektori na u duk sikur dje e pranoi këtë “akuzë” si fakt përmes atyre fjalëve miratuese që shqiptoi para Ministres me gjysmë zëri.
    Kush nuk e njeh jetën akademike mund të ironizojë sa të dojë fejtonin e prof. A. Fugës botuar sot në gazetën “Tema”, por të paktën duhet marrë me mend se ai diçka di gjersa merr guximin e flet publikisht, sepse ai di si ta paraqesë e mbrojë imazhin e vetë. Mediat vizuale dje na e paraqitën zyrën e “izolimit” të prof. Lecit e cila ishte krejt pa rafte e libra. Po edhe në qelitë e vërteta kemi dëgjuar që të burgosurve u krijohen kushte për të mbajtur libra, jo më një profesori që mbyllet pikërisht për të studiuar 8 orë! Dhe kur një universitet nuk ka zyra sa duhet e siç duhet që pedagogët të mund të mbyllen për të zhvilluar punë kërkimore, universiteti nuk ka se si dhe pse t’i mbajë me detyrim në punë as pedagogët “e padënuar” me paraqitje 8-orëshe, sepse kjo do të thotë t’i mbash ata nëpër kafene dhe t’u heqësh atyre të drejtën e punës reale në bibliotekë apo edhe në “kabinetin” e tyre shtëpiak.
    Ndërkohë që çështja e 8-orëshit përbën bumerangun e universitetit të Durrësit, pikërisht për mënyrës se si ky institucion i arsimit të lartë e kupton dhe interpreton kohën e punës së pedagogut, nisur nga fakti që në aktet nënligjore për pedagogët përdoret termi “kohë vjetore e punës” dhe jo “kohë ditore”. Pra është një kohë vjetore që llogaritet mbi bazën e 8-orëshit dhe është e barabartë me 192 ditë pune që përbëjnë 1536 orë pune në vit.
    Ne tashmë e dimë fort mirë se në të gjitha universitetet tona mësimet zhvillohen me sistem 12-orësh sepse nuk kanë auditore në përpjesëtim me numrin studentëve. Gjithashtu në universitetet shqiptare zhvillohet mësim edhe të shtunave e të dielave sidomos në nivelin master e doktoratë, kurse pedagogët shpesh i korrigjojnë provimet ditën por edhe natën. Pra dita e punës për ta nuk mund të jetë dhe faktikisht nuk është klasike 8-orëshe me shtrirje nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
    E nëse prof. Leci në një nga ditët e javës do të kishte mësim pikërisht përgjatë orarit 17:00-20:00 a nuk interpretohet kjo se ai do të rrinte në punë jo 8 po 12 orë? E nëse të shtunën apo të dielën do të kishte mësim apo do t’i vinin për konsultime studentët që ai udhëheq në temën e diplomës së masterit apo doktoratës, a do t’ia zbriste rektori këtë kohë (që s’dihet sa zgjat) nga koha e dënimit ditor (e hënë – e premte)? Dhe nëse ai do të rrinte në zyrë gjatë 8-orëshit të detyruar zyrtar a nuk do të përbënte njëfarë shfrytëzimi (sidomos të një të sëmuri) qëndrimi i tij gjer në orën 20:00 ditën që ai mund të kishte mësim sipas orarit që supozuam më sipër?! Sigurisht që do të përbënte shfrytëzim dhe shkelje të Kodit të Punës pasi brenda një dite ai “do të punonte në burg” 8 orë dhe në mësim pjesën tjetër të ditës, pa llogaritur këtu koeficientët e konvertimit të orëve mësimore faktike.
    Kështu që pafajësia dhe fajësia në këtë rast është e vetëvërtetuar dhe nuk ka nevojë “të vërtetohet” më tej. Dhe vetëkuptohet fare qartë se cila nga ato i takon njërit dhe cila tjetrit. Këtë e pohon vetë teksti i sqarimit publik që ka bërë sot rektori, i cili e tradhton ma mëshirë autorin për hir të “respektit egoist” ndaj “vetvetes”?!

  19. Sadiku says:

    Per mendimin tim ta bente shuren ne sfungjer se ajo e mban pa merak

  20. pisllekstan says:

    O Profes(h)or! A ke shkuar ndonjehere te psikiatri? Ndoshta ka ardhur koha per ty. Nuk ka nevoje populli dhe aq me teper inteligjenca shqiptare per artikuj m fjaloir te tille. Nuk e di ke ke kopjuar, me siguri ndonje te rrjedhur andej nga Franca ku ke studjuar. Mos fol me mire nese nuk ke ndonje gje te mencur me thene.

  21. Emigranti says:

    Keta shefat e Rilindjes vetem me punet e banjave dine te merren.
    Kane qelluar si pune koqesh.

  22. Ndoc Sukaj says:

    Zoteria Dekan duhet te dale ne pension sepse e ,,meriton,, dhe ti paguhet nje shoqerues per nevojat e tije dhe dikush qe ta qetesoje kur te kete ,,bubullima,,

  23. Likja says:

    Brilant komenti i profesorit e Kris!
    Me dy fjale demaskimi i fenomenit- Nikolla ne arsimin rilindas!

    Edhe Artani, profesori, na mbyti nga e qeshura!
    Bravo!

  24. DUK... says:

    Si mund te katandiset njeriu keshtu…

  25. askushi says:

    Zoti Fuga e thote me sarkazem por ka te drejte, dhe eshte per te vene kujen.
    Edhe njeri edhe tjetri nuk jane njerez. Pastaj si ka mundesi keto lloj njerzish qe levizin nga nje institucion tek tjetri dhe mbesin po drejtuesa. Ne nje ndertese futesh nga dera dhe i ngjit shkallet me radhe. Po cfar pune do te bejne te tjeret qe kane nje jete ne ate institucion qe ropaten, nuk kane ambicje, nuk kan respekt per punen e tyre dhe nuk duan qe puna e tyre te behet me mire dhe me lehte.
    Dhe me then e te drejten Uni i Durresit, kjo me duket si Uni privat, duhet te mbyllet, u be si mut mace ku Uni, ne çdo lagje sikur te jene dyqane ushqimor ose kafene ose si moda fundit supermarket.

  26. Lorna says:

    Po akoma nuk e kane arrestuar kete fare rektori te shumekorruptuar?

  27. xhaja says:

    I ziu ti o proffff, sa per te ardhur keq je bere . Pale ke zgjedhur edhe kohen me te pershtatshme per trafik shurre. Shih e vizitohu nje here , pale çte thone mjeket . mbase te japin ndonje raport te gjate.

  28. prefesori says:

    Prefesor Elmazit i behet cici dhe prefesor Artani i mban uturakun. Profesora leshi.

  29. Entea says:

    Keshtu eshte bere e gjithe administrata dhe ne toilet duhet te maresh leje.

  30. Artan says:

    Profesor Fuga beni nje shetitje e shikoni si eshte katandisur adm tatimore dhe Leci do dridhej.

  31. shengjergji says:

    E tmerreshme por fatkeqesisht e vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje