Nëse ka patur ndonjëherë një udhëheqës të një vendi mik që SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë donin që të humbiste zgjidhjet, ky ka qenë Beniamin Netanjahu. Nuk ndodhi. Në vend të kësaj, ai është personi që do të udhëheqë qeverinë e ardhshme të Izraelit, dhe fitorja e tij do ta bëjë më të vështirë se kurrë zgjidhjen e disa prej problemeve më të mëdhenj të Lindjes së Mesme.
Një arsye është se shumë kohë përpara fitores së tij të papritur të martën, marrëdhëniet e tij personale me shumë prej homologëve të huaj ishin tashmë të këqia – sidomos me presidentin Obama, udhëheqësi i fuqisë mbrojtëse të Izraelit, të cilin Netanjahu e snoboi kur mbajti fjalimin para Kongresit të SHBA muajin që kaloi, duke dënuar paraprakisht cdo marrëdhënie që Obama mund të arrinte me Teheranin në lidhje me programin bërthamor iranian.
Një tjetër arsye është seria e zotimeve që kryeministri bëri në fazën përmbyllëse të fushatës, teksa u përpoq të joshë partitë fetare dhe ultra nacionaliste që do i nevojiten për të formuar qeverinë e re.
Betimi i tij se nuk do të ketë shtet palestinez sa kohë që të jetë në krye të vendit, si dhe mbështetja për më shumë vendbanime në Bregun Perëndimor sigurisht që e bën të kotë cdo përpjekje për të ringjallur negociatat për një zgjidhje me palestinezët – një ndryshim jo shumë i madh, duke patur parasysh se që nga kolapsi i përpjekjeve të vitit 2014 nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, i ashtuquajturi “proces i paqes” ka qenë gjithësesi pothuajse i shuar.
Gjuha e pakompromis e Netanjahut do të shkaktojë mërzi tek aleatët e SHBA dhe ata europianë. Dje, shefja e politikës së jashtme e BE, Federica Mogherini tha se BE donte të punonte me cdo qeveri izraelite, për të rinisur përpjekjet për një marrëveshje paqeje.
Realiteti është se më shumë shtete europianë, të irrituar nga zgjerimi i vendbanimeve, do të jenë të tunduar të mbështesin përpjekjen njëpalëshe të palestinezëve për shtetësi – në OKB dhe gjetkë. Sigurisht, Netanjahu mund ta ndryshojë pozicionin e tij. Ai ka qenë gjithmonë një pragmatist me një nuhatje të mirë për drejtimin nga fryn era: zotimet e tij, deklaroi një komentator izraelit, “janë si dicka e shkruajtur mbi akull në një ditë shumë të nxehtë”. Po cfarë cmimi do të ketë kjo për besueshmërinë e Kryeministrit?
Në SHBA, pasojat e fitores së tij mund të jenë edhe më serioze. Fjalimi i Netanjahut para Kongresit la të kuptohej se Obama ishte një i paaftë naiv në marrëdhënien me Iranin. Kjo e reshtoi me republikanët që kontrollojnë Kongresin dhe Senatin. Për demokratët, e sidomos për demokratët hebrenj, ky rast i detyroi që të zgjidhnin mes mbështetjes tradicionale për Izraelin dhe një presidenti nga partia e tyre.
Fitorja e Kryeministrit erdhi teksa negociatorët amerikanë dhe iranianë po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje kuadër që do të ngadalësonte progresin e Teheranit drejt një kapaciteti armësh bërthamore, përpara skadimit të afatit javën që vjen. Në ditët që vijnë, padyshim që do të ketë sinjale nga Jeruzalemi, se Netanjahu dëshiron që të përmirësojë marrëdhëniet me Uashingtonin. Pavarësisht tensioneve aktualë, marrëdhënia Izrael-SHBA ka rrënjë të thella dhe ajo do të mbijetojë. Cdo gjë kalon, edhe Netanjahu.
Megjithatë, është fakt se rizgjedhja e tij do ta bëjë edhe më të vështirë për Obamën që të bllokojë legjislacionin në Kongres, gjë që do kërkonte që cfarëdolloj marrëveshje bërthamore të miratohet më parë në Senat. Presidenti mund të ketë patur një fuqizim nga letra e fundit e hapur drejtuar Iranit, e firmosur nga 47 prej 54 senatorëve republikanë që paralajmëronin se cdo lloj marrëveshjeje do të zhbëhej nga administrata e ardhshme. Demokratët, e madhe edhe disa komentatorë konservatorë, e quajtën një ndërhyrje kundërproduktive që shkonte në dobi të fajkonjve të Teheranit.
The independent- bota.al
www.bota.al
Harruat saliun. I vetmi ndryshim eshte se ky fashisti u rizgjodh per te bere me palestinezet ate qe nazistet bene me hebrenjte.
Te pakten ka nje popull me te trashe nga ne.
O “mençuri”, cdo gje e lidh me Berishen. Siç duket, ti bie te flesh, flen, shikon endra dhe zgjoheshme Berishen. Kaq injotante ju komentues te Temes? Sa gjynaf qe jeni.
Mire se na erdhe ti na ndriçosh. Pastaj ti pse vihesh ne siklet kur te permendin liderin shprteror?
Si zakonisht nga bota.al kemi vetem perkthime te kota, ordinere dhe me gabime te renda qe shtremberojne kuptimin e fjalive, si rrjedhoje edhe te shkrimit ne vetvete. Dobet!
Perendimi ? thoni me mire Obama ,ishte ai qe ngeli me keq nga te gjithe,,SELAM ALEJKUM vella nga irani por kesaj rradhe nuk behet gje ,se “judahit ju njohin me mire se mua ,qofshit me kapuc ne surrat , apo president of USA
http://www.veteranstoday.com/2015/03/18/3-cheers-benjamin-netanyahu/
3 Cheers for Benjamin Netanyahu! Hip Hip Horray!
Posted by Johnny Punish on March 18, 2015
Bibi Comes Out of Closet Removing Scooby Doo Mask Revealing Ugly Truth To World Publicly and Proudly Declaring Israel an Apartheid Racist State
http://www.veteranstoday.com/2015/03/12/shockwaves-part-iii/
Shockwaves (Part III)
Posted by Preston James, Ph.D on March 12,
Flashback 1990: Bibi Netanyahu the KGB Agent, hard core Bolshevik and Operational Head of the Khazarian Mafia.
hallall Njetanjahu.
Bibi shkon ne shpin e bardhe pa u ftu fare dhe se rru hic …per te gjithe ata qe ende besojne tek AMERIKA E LIRE !!!!
Akoma nuk eshte e sigurt se ka fituar. Netanyhaur.zgjedhjet ne Izrael ne momentet e fundit kane te papritura
…Kurre nuk duhet harruar ,se IZRAELI, eshte toka dhe populli i zgjedhur i ZOTIT…dhe si te tille kane status dhe garanci, sa te jete kjo Toke ku jetojme…
leka rrota i k**it,njeri i pa shkoll,edhe rrot k**** tru shperlar nga media dhe libra fetar te shkruar nga njerez sipas interesave personal para 2000 vjeteve, libra me perralla,dmth ti Lek je njeri i pa vler pra,se ata qenka te zgjedhurit e zotit,ti dhe un dhe 99.99 % e popullsise botrore qekan “JO te zgjedhurit” sepse 16 milion hebrenjt jan ” te zgjedhurit” e zotit,.edhe me ben te qesh kur thu Toka e premetuar,hajde kok K**** hajde,meqe qekan te zgjedhurit e zotit,pse zoti i boni te vujn per me shume se 2000 vjet,dhe u shperndan ne ter boten dhe nuk paten shtet te tyre deri ne 1948,kaq shum i dashka zoti kta ?
edhe i here,ti o shoku qeke nga ata qe kan ndjejne inferioritet sepse nuk ke lind hebre,dhe je nga ata qe urre veten,un menova,se vetem ktu ne UK ca kara menoshin ashu,po paska edhe ne shqiperi nga kshu brainwashed lowlifes ose gentile,dhe menojne qe raca hebre eshte superiore,dhe qe jan te zgjerdhurit e zotit, hajde hajde kok loqe,po digjni gjjith librat fetar ,te cdo besimi,sepse,jan te projektum te nenshtrojne njerzit,nga ne grup i caktum, ik tashi o “jo i zgjedhuri ” i zotit vrit veten,sepse sqeke i “zgjedhur” jan hebrenjt te zgjedhurit,