Një burrë i cili ka gjetur vendin për të bërë shaka me vdekjen është arrrestuar nga policia në SHBA>
Shane Tusch, 48 vjeç postoi me shaka një kërcënim për vetëvrasje në Facebook, por përfundoi i arrestuar dhe në një institucion psikiatrik për gati tre ditë.
Tusch, inxhinier elektrik me kohë të pjesshme nga San Mateo, në Kaliforni, tha se ai donte të testonte programin e ringritur të Facebook për parandalimin e vetëvrasjeve.
Por pasi kërcënoi se do të varte veten tek Ura Golden Gate, një lexues lajmëroi policinë e cila më vonë e arrestoi.
Tusch tha se atij i ishte mohuar “një trajtim human” dhe i ishte nënshtruar testeve mjekësore.
Facebook pas kësaj mbylli llogarinë e tij.
Facebook ka zgjeruar programin e tij për parandalimin e vetëvrasjeve në shkurt.
Pasi lajmërohet një herë për këtë akt, Facebook kontakton personin që potencialisht mund të kryejë vetëvrasje herën tjetër që ai futet në rrjet dhe i ofron mënyra të ndryshme për të marrë ndihmë.
Por nëse Facebook mendon se ka një “kërcënim të pashmangshëm” për jetën mund të kontaktojë policinë lokale dhe tu kërkojë atyre një kontroll të mirëqenies së personit./j.h
do kete qene ndonje kundershtar i Metes sepse ata po shpallen te çmendur…! ?