Tragjedia e avionit të kompanisë Germanwings i linjës Barcelona- Dusseldorf, i cili u përplasë në Alpet franceze për arsye ende të panjohura, tashmë është kthyer në një tragjedi ndërkombëtare, pasi në bordin e avionit udhëtonin persona me kombësi nga gjithë kontinentet. Deri tani bëhet e ditur se në avionin e rrëzuar ndodheshin dy australiane, dy amerikanë, japonezë, te pakten 3 britanikë, por sipas kompanisë Lufthansa janë ende 27 persona të cilëve nuk u dihet kombësia.
Por tragjedia bëhet më e dhimbshme pas lajmit se në bordin e avionit ishin dhe 16 nxënës gjermanë dhe dy mësuesit e tyre, të shkollës së mesme Joseph Koenig në qytetit gjerman Haltern, afër Dusseldorf-it.
Ditën e sotme qyteti është përfshirë nga dhimbja për humbjen e nxënësve.
Shokët dhe shoqet e tyre me lot në sy kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në kujtim të shokëve të tyre.
Zyrtarët konfirmuan se 50 këshilltarët janë vendosur në shkollë për të ndihmuar nxënësit, mësuesit dhe prindërit pasi ata u mblodhën jashtë në nderim të të vdekurve nga aksidenti fatal.
Në një poster jashtë shkollës Joseph Koenig nxënësit shkruan: Dje ishim shumë, sot jemi vetëm”.
Historia e mirësisë që i kushtoi jetën nxënëses.
Historitë e personave që humbën jetën e kanë bërë edhe më të dhimbshme këtë ngjarje.
Një nxënëse, e cila harroi valixhen me gjithë dokumentet për pak bëri që gjithë grupi të humbiste avionin.
Ajo u kujtua për valixhen në stacionin e trenit, por mirësia e familjes spanjolle që e kishte mirëpritur bëri që vajza dhe grupi i saj të mso e humbisnin fluturimin fatal.
Familja spanjolle ia çoi çantën në aeroport në mënyrë që as ajo dhe grupi i saj të humbisnin avionin, i cili ka qenë dhe udhëtimi i tyre i fundit./j.h
Gjermanet ,nga Njerzit me te mire dhe punetore te Globit sot qajne per bijte dhe bijat e tyre te vdekur ne aksidentin ajror !
mein beileid !
Renqethem….e tmerreshme te mendosh nje fund te tille te te gjithe atyre viktimave te pafajeshme….
Pushofshin ne paqe..!
Sa shume dhimbje per ata femije dhe per gjithe te tjeret. Ngushellime familjareve. Shpirti i tyre u prehte ne paqe.
Tragjedia me e madhe per nje prind eshte vdekja e femijes se tij, per me teper ne kushte te tilla. Te shkretet familjare, nje zot e di cfare momentesh te tmerrshme jane duke kaluar..
Sa mire do te ishte te humbisnin avionin me shkakun ku canta e harruar ka kene lajmetarja e shpetimit te jetve te tyne.Po nuk u kuptue nga askush.Te vish ne jete duhen 9 muaj kohe.Fatkeqesia te shduk ne sekond.E tmerrshme si te mos kesh ekzistue ndonjihere mbi toke.
Ana!
Aq e tmershme asht kjo qe thua Ti.Sa,shume prinder luten zotit te mos jetojne shume.Nuk duan te shohin keq ne uladin e vete.
U prehshin ne paqe !-Zoti u dhente force te afermve per te perballuar dhimbjen !