FOTOT/ Italiani i UÇK-së që ra dëshmor për Kosovën

31 Mars 2015, 17:13Rajoni TEMA
FOTOT/ Italiani i UÇK-së që ra dëshmor për

Heronjtë shuhen në heshtje. Francesco Bider, hebre me origjinë dhe shtetas italian, njihet shumë pak nga populli shqiptar.

Po çfarë e lidhi atë me shqiptarët? Francesco iu bashkua luftës çlirimtare të Kosovës, aty ku edhe ra dëshmor.

Francesco Bider lindi në një familje hebrenjsh në Rosazza të Piemontes dhe më pas u konvertua në besimin katolik.

Me nisjen e luftërave jugosllave ai u angazhua në vitin 1993 duke ndihmuar që 500 aktivistë të paqes të arrijnë në Bosnje-Hercegovinë, ku vetëm karvani i tij mundi të hyjë në qytet.

Francesco u impresionua shumë nga filmi “Black Cat, White Cat” i Emir Kusturicës që në opinionin e tij paraqiste një luftë simbolike midis të mirës dhe të keqes, midis jetës dhe vdekjes.

Më pas ai udhëtoi me të tjera misione paqeje në Kukës, aty ku ishin ngritur kampet e refugjatëve shqiptarë nga Kosova, që ishin përzënë brutalisht nga ushtria serbe.

Francesco u trondit nga pamja e kampeve të refugjatëve dhe kjo e shtyu atë t’i bashkohej UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, pavarësisht pikëpamjeve të tij pacifiste dhe anti-militare.

Pas një muaji pritje, Francesco u bashkua me UÇK-në duke fituar simpatinë për vendosmërinë e treguar.

Ai vdiq gjatë një prej betejave më të përgjakshme, asaj të Koshares, në 7 maj 1999 pas plagëve të marra gjatë luftimeve.

“La Repubblica” në një shkrim të sajin në vitin 1999 thotë se Francesco Bider është i vetmi perëndimor i rënë në Luftën e Kosovës. Ai u varros në qytetin e Kukësit. Familjarët u njoftuan për lajmin e vdekjes pas tre muajsh nga shokët e tij të cilët emigruan pas lufte në Austri/Telegrafi

 

22 komente në “FOTOT/ Italiani i UÇK-së që ra dëshmor për Kosovën”

  1. F.K says:

    Ne te vertete francesco bider nuk vdiq nga marrja e shume plageve ,por vetem njeres ,u godit ne lule te ballit nga nje snaiper

  2. Iliri says:

    Koha e kavaliereve ka perenduar, po shpirti njeriut gjithmone do luftoje per liri. Respekt per trimat!

  3. ufot says:

    I Nderuar qofte kujtimi i tij. Nuk e di a i ka derguar ndonje leter apo ndonje kujtim qeveria e Kosoves familjes se ketij personi, nese se kane bere do te ishte mire ta benin tani.

  4. kush e hongri e hongri ,me ben cudi ata qe mbeten gjalle,jane tu rrujt aq shume sa ta mendosh gjate, luften e kan bo me hile, gjithmone shfrytezohen idealistet

  5. Albani says:

    HERO
    EMRI I TIJ DUHET TE SHKRUHET ME SHKRONJA TE ARTA.
    N.Q.S. NJE SHQIPETAR I VRARE ESHTE NJE HERE HERO,KY DUHET TE JETE DHJETE.
    EMRAT E HERONJVE TE TILLE DUHET TI VEME RRUGEVE TONA,QE TE KUJTOHEN GJITHMONE,DHE JO EMRAT E FRROKEVE.

    1. anticensurë 234 says:

      o alban nuk kemi aq rrugë për të vënë dhe emrat e heronjve që kanë luftuar për shqiptarët!!
      në vënd të parë duhet të vendosim ato të tradhëtarëve!!
      ballaban badera,jakup arnauti,e deri tek xhafer deva e rugova!!

  6. verdi says:

    100 per 100 dakort me ALBANIN.

  7. bugazi says:

    jemi shume krenar per ty o trimi i maddhe Francesko Bider.

  8. Bazarhesap says:

    Prit kur te akuzohet per krime lufte dhe pjesmarje ne konflikt te armatosur,nga gjykata speciale e Kosoves!!! ?

  9. Bimi says:

    Ti vihet emri ndonje rruge,shkolle e dine ata italiano te kforit kete ?? Kane bere ndonje meshe apo rrine kruhen neper kishat e zena me dhuna ne peje…

  10. Scandal says:

    Lavdi HERO,merci Francesco

  11. mustafa says:

    Lavdi keti heroi,te perjetesohet emri i tij duke i vene emrin ndonje rruge apo shkolle ne Shqiperi dhe ne Kosove,te dekorohet per dhurimin e jetes se tij per kauzen e popullit shqiptar.

  12. Insistoj says:

    Don Kishot, ke fytyrë xhihadisti…

    1. tfgs papai i tredhur says:

      me llogjiken tende i bie qe dhe janullatosi te jete xhihadist

    2. Mos u fryj si gjeldeti says:

      Uomini valorosi.spirito cristiano.dha meten per te dobetit,per te fundit.hero i kombit shqipetare

  13. Arti says:

    Ky nuk eshte i vetmi i rene. Ka shume te huaj, kryesisht perendimore qe kane luftuar per Kosoven dhe kane rene.

  14. Mos u fryj si gjeldeti says:

    Barri i tij duhet te kete gjithe kohen lule te fresketa.

  15. Mos u fryj si gjeldeti says:

    Varri

  16. Kruja says:

    Ky njeri me zemer te madhe dha jeten per nje bote me te mire, pa barbari dhe krime etnike si ato qe perjetoi Kosova martire nga shteti fashist I Milloshevicit.

    Francesco Bider eshte Hero I Shqiperise sepse ai ra per Kosoven e Lire nga bisha serbe qe jeton edhe sot ne shpirtin e zi te nacionilisteve serbe.

    I nderuar dhe I paharruar qofte Kujtimi I Francescos. Eshte nje jete e jetuar plotesisht qe u dha per nje bote te lire pa krime monstruoze si ato te hitlerit dhe falangave burracake serbe te milloshevicit qe masakronin popullsine civile.

  17. Pelasgian says:

    Insistoj eshte shkavell …si ben pershtypje nese i shan Janullen , ati shaj Milicat e Stanislavat e qelbte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje