Çfarë e shkakton radikalizimin në komunitetet myslimane të vendeve të Ballkanit dhe përse disa të rinj rekrutohen për të luftuar në Siri dhe Irak? Dhe si paraqitet kjo situatë në Shqipëri? Këtyre pyetjeve u përpoqën t’i përgjigjen disa ekspertë të sigurisë në një diskutim që u mbajt dje pasdite në një sallë të kongresit amerikan.
Zyrtarët amerikanë shqetësohen se propaganda përmes mediave sociale ka çuar në krijimin e një brezi të ri luftëtarësh që shkojnë për të marrë pjesë në luftrat në Siri dhe Irak.
Ballkani, thotë eksperti Thomas Krajeski, është një rajon ku duhet bërë më shumë për të frenuar rekrutimet nga ana e të ashtuquajturit “Shtet Islamik”.
Zoti Krajeski, i cili ka shërbyer si ambasador në Mbretërinë e Bahreinit, është këshilltar i lartë në zyrën e Departamentit të Shtetit për Kundërterrorizmin. Detyra e tij është angazhimi i vendeve mike për të luftuar rekrutimet e luftëtarëve të huaj:
“Roli që partnerët e SHBA luajnë në luftën kundër ISIS është i rëndësishëm, sepse SHBA nuk mund të përballen të vetme me këtë rrezik dhe as duhet të përballen të vetme. Një nga aspektet është të frenohet hyrja e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri si dhe të luftohen burimet financiare të ISIS dhe mesazhi i ISIS.”
Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se në Irak dhe Siri kanë shkuar 22 mijë të huaj për të marrë pjesë në luftë. Jo të gjithë këta njerëz janë luftëtarë, thotë ambasador Krajeski. Një pjesë kanë shkuar për mbështetje në aspekte të ndryshme.
Nuk mjafton të arrestosh ata që kanë shkelur ligjin për luftëtarët e huaj. Duhet parandaluar ky fenomen tek brezi i ri, që nga radikalizimi e deri te dhuna, thotë eksperti i Departamentit të Shtetit.
Çfarë e shkakton radikalizimin në komunitetet myslimane të këtyre vendeve?
Ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Avenir Peka, i cili foli në cilësinë e ekspertit të sigurisë dhe jo si zyrtar i Partisë Demokratike së cilës i përket, thotë se arsyet janë ekonomike. Ata shkojnë në Siri nga zonat më të varfëra. Dhe ka disa mekanizma me të cilat ata rekrutohen:
“Njëra mënyrë është duke paguar faturat dhe borxhet e tyre. Ndonjëherë ata marrin premtime për plaçkë lufte, si për shembull toka që do të pushtohet.”
Shqiptarët që shkojnë në Siri, tha zoti Peka, e bëjnë këtë përmes Stambollit, por kanë përdorur edhe Italinë. Ai tha se policia e Shqipërisë është e aftë për t’i diktuar këta njerëz me anë të procedurave të skanimit.
Zoti Peka tha se krimi i organizuar dhe rekrutimet janë të lidhur ngushtë sepse në të dyja raste përdoren fonde të paligjshme dhe aktivitete të paligjshme.
Vitin e kaluar Shqipëria mundi të zbulojë një grup që prej 9 personash që akuzohen si rekrutues. Prokuroria e ka çuar çështjen në gjyq dhe pritet rezultati
Me mija shqiptare shkuan asgje ne valixhet e amerikaneve,edhe tash amerikanet na i shesin si ‘terrorista’ kur vete i Kane derguar atje!…
…Nuk mbulohet dielli me shoshe…E verteta duhet te shpallet boterisht, sepse ajo e çliron njehere e pergjthmone njeriun…Varferia, eshte pasoje…Shumica e pjesemarresve ne ate “lufte”, jane njerez te shkolluar ne perendim, dhe pa probleme ekonomike…Shkaku dhe e keqja tash 14 shekuj, qendron te ajo pjese e shkrimeve te “shenjta”, qe ushqejne njerezit me urrejtje dhe ndasi, per te gjithe ata qe nuk besojne si keta te “shkrimeve”…Prandaj eshte e domosdoshme, qe te pastrohet kurani nga te gjitha hadithet dhe ajetet kuranore, qe perhapin urrejtje dhe armiqesi ndermjet njerezve…Te pastrohen institucionet fetare, nga ekstremistet ,te idoktrinuarit dhe te gjithe ata qe pas petkut fetar, fshehin qellime te tjera ,qe s’kane lidhje me fene…Vetem keshtu, keta njerez çlirohen nga makthi i iferioritetit dhe kriza e identitetit, dhe nuk behen pjese e se keqes, te cilen e denon gjithe bota….
Artikull i vjeter,i nxjerre nga raftet e pluhurosura. Kaq keq qenkeni per lajme te reja.
Shqipria dhe shqiptaret jane te radikalizum .
E pam futbollistin Mergim Mavraj dhe kerkush nuk reagon per poshtrimin qe i beri kombit shqiptar .
Po si mund te lejohrt nje perdhosje e kombit para 10 miljon shqiptaresh dhe nuk guxon kush me ndermart diqka kunder ktyre araboturkmutash.
Nuk egzistojn njerz me te trash se sa drenicaket.
Nese humbe fara e magjypve prap zihet nga ju
Leka ka te drejt shtrimin e problemit per te pastrue Kuranin.
Pastrimi apo ndryshimi Kuranit,ndryshohet vetem nga ndonji lider me potence qe vjen si pasoj e shkakut te shembjes se ISIS deri ne shpartallim rrenjesor nga e gjithe forcat ushtarake nderkombetare.Lideri me potence i te cilit merr ndihme dhe frymezohet nga fuqia e nderhyrjeve te forcave nderkombetar,per te denue rrugen e gabume pa krye qe ushtronte ISIS,qe ringjallesh nepermjet luftes te padrejt ndaj viktimave te pa fajshme te nacionaliteteve kombeve te ndryshme te Azise se vogel.Ne keto kushte Lideri mund te influencohesh qe Kurani duhet te jete paqesor me shoqerin e globit.E te shkruhet rresht per rresht ne faqet e vet paqa dhe urtija shejte ndaj njerezimit botenor.