Një prej nazistëve më të kërkuar në botë ka vdekur në moshën 93 pa u ndëshkuar për krimet e tij.
Ish oficer danez, i cili iu bashkua nazistëve vullnetarisht Søren Kam, vdiq më 23 mars, gati dy javë pasi gruaja e tij ndërroi jetë, shkruan gazeta gjermane Allgauer Zeitung.
Kam ishte i pesti kriminel lufte më i kërkuar nga organizata hebreje “Simon Wiesenthal Center”, e cila ka synuar të sjellë ish-nazistët para drejtësisë për Holokaustin.
Oficeri danez kishte qenë një oficer vullnetar në Korpusin e Schalburg, një divizion i SS–Viking dhe ishte një nga tre burrat, që vranë redaktorin e gazetës anti–naziste, Carl Henrik Clemmensen në vitin 1943.
Gjykata daneze e dënoi atë në mungesë për vrasje pas luftës. Ndërsa një burrë tjetër u ekzekutua për të njëjtin krim.
Soren Kam vdiq në Gjermani, vend ku udhëtoi në vitin 1956 dhe mori nënshtetësinë gjermane. Shteti gjerman në shumë raste refuzoi ta ekstradonte atë në Danimarkë, shkruan Reuters, duke bërë që ai mos të gjykohej per krimet e tij.
RiP !!!!
14/88 SS !!!
koqe kanari
Si ka mundesi?!!!!
Shteti Gjerman i mbron “heronjte”.
Gjermania pas L2B, dmth pas renjes se nazismit i del ne mbrojtje nje nazisti duke mos e nxjere ate para drejtesise. Tani mendohuni nese eshte keshtu qe ndertohen dmokracite.
Ky luftoi per Gjermanine perse duhet ta dorezonte Gjermania?
Njerezit bejne si te paditur sepse Schauble Merkel Helmut Kohl Shroeder dhe shume lider te tjere jane pasardhes te nazisteve te “denazifikuar” nga Aleatet.
Ushtaraku nuk dorzohet,lufta nuk eshte diskoteke.