Aeroporti, ku s'ka humbur kurrë një valixhe qysh nga hapja e tij

8 Prill 2015, 17:18Bota TEMA
Aeroporti, ku s'ka humbur kurrë një valixhe qysh nga hapja e

Aeroporti Ndërkombëtar Kansai në Japoni  është vlerësuar me çmimin si aeroporti i  vitit (World Airport Awards 2015) pasi ka qenë më i miri në sigurimin e valixheve të udhëtarëve pas fluturimit, duke mos humbur apo ngatërruar një valixhe të vetme qysh nga hapja e tij në vitin 1994.

Kompania britanike, Skytrax e cila dha çmimin, ka kryer një studim ku ka marrë të dhënat e 550 aeroporteve në gjithë botën.

“Çmimi për sigurimin më të mirë të bagazheve, bazohet në disa kritere të ndryshme, ku theksi kryesor bie mbi integrimin e shpejtësisë dhe efikasitetit për dorëzimin e bagazheve, shërbimet mbështetëse të stafit, informacioni e kështu me radhë,” tha Peter Miller, drejtor i marketingut të Skytrax .

Aeroportet japoneze ishin më të mirat në studimin për bagazhet, ku dhe dy aeroportet e tjerë Haneda International i Tokios dhe Narita International ishin në listën e 10 më të mirëve./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje