Xhelal Mziu: Rama, kënaqësi perverse për dënimin tim. Por Kamzën e ka të pamundur ta marrë

11 Prill 2015, 09:25Politika TEMA

Xhelal Mziu vazhdon të këmbëngulë se procesi gjyqësor ndaj tij është politik.

Pas dënimit të Gjykatës së Tiranës me dy vite burg, ai shprehet se ky vendim është ndikuar nga Rama.

Por, Mziu thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara për Kamzën, deri sa nuk ka një vendim të formës së prerë për dënimin e tij.

Përmes këtij komunikimi dua të informoj opinionin publik dhe qytetarët e Kamzës, në lidhje me atë që është një skemë gjakftohtë, e mirëmenduar e Edi Ramës për të përdorur çdo mjet në arritjen e synimeve të tij.

Synimi i tij është marrja e Kamzës, dhe meqenëse me votë e ka pasur dhe e ka të pamundur, atëherë Edi Rama ka futur në veprim çdo instrument, edhe në shkelje të ligjit, për të shmangur garën e rivalitetin.

Vendimi është marrë në kushtet e një presioni të paprecedentë politik. Vetëm një ditë më parë, përfundimet e këtij vendimi u lexuan nga numri dy i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Parlament. Shpifës Balla haptazi kërkoi nga Kuvendi që gjykata të më dënonte me çdo kusht.

Ky vendim, një ditë pas pretencës së bërë nga mazhoranca në seancën plenare, u komentua në mënyrë festive nga Edi Rama, nga selia e Partisë Socialiste.

Rama foli me një kënaqësi perverse si për të thënë që e hodha hapin e parë drejt Kamzës.

I ndikuar politikisht, i diktuar ka qenë procesi ndaj meje që ditën e parë.

Ka nisur me urdhër politik përndjekja ime dhe përndjekje ka qenë në çdo moment, pasi për asnjë çast nuk ka patur proces të rregullt ligjor.

Akuza është qesharake, dhe ajo është një dosje që studentët e vitit të parë të drejtësisë do ta hidhnin menjëherë në kosh pasi nuk ka asnjë argument ligjor.

Avokatët e mi do ta sqarojnë opinionin publik me detaje të hollësishme, se si është ngritur nga hiçi, nga zeroja, një akuzë që është thjesht një shërbim politik për Edi Ramën.

Ia vlen të theksohen 3 momente që e nxjerrin zbuluar dhe farsë këtë proces.

1-Nuk ka asnjë dëm ekonomik, nuk është shpenzuar asnjë qindarkë publike, pra nuk ka asnjë pasojë.

2-Kompania që ka bërë kallëzimin penal nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentat e kërkuar nga ligji për lidhje kontrate.

3-Përsa i përket aplikimit të taksave lokale, vetë prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj meje për të njëjtën akuzë për taksën e vitit 2014. Çfarë do të thotë se vetë Prokuroria e ka rrëzuar këtë akuzë.

Eshtë politik ky proces ndaj meje, dhe mund të vëreni se si vendimi merret pikërisht përpara nisjes së fushatës, dhe ndërkohë që unë jam shpallur zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e re të Kamzës.

Por dua të siguroj qytetarët e banorët e Kamzës dhe Paskuqanit, se asgjë nuk me bën të tërhiqem nga angazhimi që kam për t’u shërbyer atyre, për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e tyre.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh pafajësinë çdo qytetari i cili nuk është gjetur fajtor me vendim të formës së prerë, dhe i tillë është vetëm vendimi i Gjykatës së Apelit.

Dua të shpreh publikisht gatishmërinë time të plotë për të zbatuar çdo vendim gjykate, duke mbajtur të gjitha përgjegjësitë e mia ligjore, politike dhe morale, dhe për ta ndjekur e apeluar çështjen deri në fund. Kam besim tek drejtësia dhe ligji, edhe pse asnjëherë më parë gjyqtarët nuk kanë qenë nën një presion të tillë të hapur politik nga kryeministri i vendit.

Kontrata që kam me banorët e zonës time është e pathyeshme, e pamundur të cënohet nga Edi Rama dhe urdhërat e tij politikë” thotë Mziu në reagimin e tij./b.l

 

 

10 komente në “Xhelal Mziu: Rama, kënaqësi perverse për dënimin tim. Por Kamzën e ka të pamundur ta marrë”

  1. Dibrani says:

    Hahahahahahaha o Zot sa kam qesh me kete foton e Xhelal Mziu tu i ra lodres
    Ec atyyyyyyyyyy o njesh bjeri se i bjer bukur
    Dergojani lodren ne qeli tu beje aheng te burgoseve hahahaha
    Ky qenka per kryetar bashkie hahaha e popull rrumpall

    1. arbereshi says:

      Katunari me qesharak i shqiperise pretendon qe te gjithe meren me te dhe duan ti bejne keq.HAHAAAAAAAAAAAA i vetmi qe mund te meret me te eshte Saliu

  2. Robin Hood says:

    Ka shume te drejte.Dhe nuk duhet 8 vjecarja e nje shqiptari qe mos ta kuptoje kete te vertete.Vertet Edi se merr, por Daullexhiu harroji IlirMeta e ka marre parasysh realitetin e ri.

  3. CANI says:

    Sote eshte 30 vjetori i vdekjes se Gjagjit Enver politikat e tyre ende po zbatohen ne shqipri po i denone kundershtaret politik met vetmin qellim per marrjen e pushtetit pore po harrone se popllin smunden me e burgos.

  4. Moisi Golemi says:

    Do te t’i rrisin musteqet, or Zhelal.

  5. paskuqonsi says:

    Mxhelal Mziu,mkatunari mburg.

  6. fati says:

    Cfare mund te presesh nga ky idiot i droguar…Le te shohe populli portretin e tij dhe pastaj le te votoje!

  7. astrit says:

    Ky e meriton te jete kryetar qelie, jo bashkie.

  8. Gezimi says:

    Keshtu eshte kur behet bishti me i rende se sqepari! O zot, ne c’vend jetojme!

  9. england says:

    As ne Londer dhe Paris nuk i gjen dot kesoj kryetaresh bashkie!Mziu ja merr valles dhe njerzit kercejne,dhe jane te lumtur,a Enver Hoxha cfare i bone ketij mileti!ja kishte vendos kufirin ketyre monstrave ai burre ne Milot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje