Erion Veliaj ka lindur në Tiranë, më 17 dhjetor 1979. Pas përfundimit të shkollës së mesme pranë gjimanzit “Sami Frashëri”, ai ndoqi studimet e larta në ShBA, ku është diplomuar për “Shkenca Politike” në Grand Valley State University, Michigan. Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian. Përpara se të kthehej në Shqipëri në vitin 2003, Erion Veliaj ka punuar në Amerikën e Veriut e të Jugut, Afrikën Lindore dhe në Kosovë.
Në vitin 2003, Veliaj themeloi lëvizjen MJAFT, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori edhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Levizja Mjaft!, përveç kreativitetit dhe energjisë, u bë e njohur edhe për mënyrën inovative të drejtimit ku mbizotëronte puna e grupit. Në vend të qendërzimit të aktiviteteve nën drejtimin e liderit, Lëvizja karakterizohej nga delegimi i punës tek të gjithë antarët e skuadrës – një element që vazhdon të mbetet thelbësor në mënyrën e drejtimit të Veliajt.
Erion Veliaj drejtoi lëvizjen MJAFT deri në Nëntor të vitit 2007. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai ishte kandidat për Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile G99.
Në periudhën 2007–2009, Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Europian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Në vitin 2011 Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, ku u dallua për organizimin për herë të parë të stukturave të Partisë Socialiste në vendet ku punojnë e jetojnë shqiptarë e sidomos në Greqi dhe Itali.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Veliaj ishte kandidat i PS në qarkun e Gjirokastrës dhe fokus kryesor kishte organizimin e votës së emigrantëve. Mbi 70 mijë emigrantë votuan në zgjedhjet e 23 qershorit çka ishte një nga elementët kryesorë në fitoren e thellë në qarkun e Gjirokastrës dhe në disa qarqe të tjera të vendit.
Në shtator të vitit 2013, Veliaj u emërua Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në krye të kësaj ministrie, ai u dallua për menaxhimin mjaft të suksesshëm të një institucioni buxheti i të cilit përbën rreth 30% të buxhetit të shtetit. Në vetëm 1 vit e gjysëm, nën drejtimin e Veliajt, MMSR spikati në kabinetin qeveritar dhe në sferën e opinionit publik me hartimin dhe zbatimin me sukses të pesë reformave kryesore, të cilat kishin një rëndësi shumë të madhe për vendin, qoftë edhe për faktin se nuk ishin marrë asnjwherë në konsideratë në 24 vite demokraci:
1). Reforma në pensione. Një ndër reformat më të guximshme, por edhe më të domosdoshme për qytetarët ishte reforma e pensioneve, e cila duke rritur përfitimet për të gjitha pagat rikthehu besimin e qytetarëve në skemë, duke e rritur numrin e kontribuesve me 93,392 vetë në vetëm 1 vit.
2). Tregu i punës. Me hapjen e zyrave të reja e moderne të punës dhe ndryshimin e imazhit të shërbimeve të punësimit, reforma e tregut të punës dha rezultatet e para duke rritur numrin e të punësuarve.
3). Pagesat sociale. Një sfidë me rëndësi ishte edhe situata me pagesat sociale për shtresat në nevojë, të cilët nuk i merrnin pagesat e muajve të fundit të vitit. Pastrimi i skemave nga abuziviteti, dixhitalizimi dhe mirë-administrimi i financave bënë të mundur që ata t’i merrnin të gjitha pagesat në kohë në vitin 2014.
4). Arsimi profesional. Një reformim të thellë pa edhe sistemi i arsimit profesional duke u orientuar drejt sistemit dual gjerman, duke i dhënë më shumë rëndësi praktikimit të aftësive teorike e duke i afruar aftësitë e nxënësve me kërkesat e tregut të punës.
5). Të përndjekurit politikë. Performanca e Veliaj në krye të MMSR do të mbahet mend edhe për guximin e treguar në nisjen e procesit të hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si edhe në reformimin e sistemit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë, duke dhënë 4 këste në vetëm 1 vit, ndërkohë që në 8 vjet ata ishin dëmshpërblyer me vetëm 1 këst.
ka qene i jashtezakonshem si Minister e do jete i tille edhe si Kryebashkiak i Tiranes ?
filluan papagallet…te tregojne perrall – po c’reforma mor derzinj
Ore erionit urime se ne ngritje shkoi po hajde qajm hallin e ministris se kush dreqin do ta beje punen tani. Eshte e sigurt qe sdo ta beje si ky.
Imagjinonme ke garon halimi, kaq reforma sa ka bere erioni ne 2 vjet nuk I ka bere pd per 8 vjet e me pare e jo me halimi qe sja ka haberin fare.
Suikoni sa vodhi me tendrin e hessie J per te kuptuuar fasonerine e Veliaj.
Uaaa cfare fati per Tiranen!!!! Tani te giithe do kene mundesi qe me pensionet e mamit te bejne dasmen ku tu doje qejfi! Kurse adoleshentet do mesojne si te behesh milioner duke shitur fiq….
Ishalla fito Erioni se eshte vun i ri dhe ka per te bo gjona te mira per tiranen
Veliaj eshte me i miri i mundshem ?
Kestin e fundit familjaret e te perndjekurve komunist e kane marre ne Maj te viti 2013. Per dy vjet kane marre vetem nje grusht te perndjekurish qe kane mbetur gjalle dhe jo kater keste.
Me vjen never kur nje njeri do me na bind se ka master ! Asnje semestre n’universitet n’amerike,me nje Kurse si tek plepat ne Sussex,e do me u krahasuar me ne qe kemi kete si duhet ne menyre normale cursusin universitar?kjo mjafton per mos me e votuar!me i thane nje here e mire Mjaft me pseudovlerave!
Nuk eshte turp me qene pa master,eshte turp me pretenduar se ke master kur nuk e ke!
Bravo Erion!
Suksesi i ‘delegimit’ te tij tek mjafti tregohet vetem me nje gje:inexistence e mjaftit sot!
Sa per votimet ne gjirokaster kjo duket ma shume blerje te votes,se votime te lire!
Not to veliaj,nje njeri qe abuzon me poziten e tij ne cdo vend ku ka kalluar!
Cili eshte rezultati i ketyre reformave ? Nje M… shume i madh.
Mire per sukseset e tij,tash te flasim per njerezet ne per burge per rryme,njerezet te varrur nga skamja e njerezet qe cdo dite largohen nga shqiperia ‘nga mireqenia qe na paska sjell Veliaj’!
Fitorja e se majtes do jete derrmuese ,kunder vrasesve te 21 janarit sali lulushit.Erioni eshte nje person energjik dhe kryefjale te te perditshmes ka punen.Normalisht juve te pedes nuk ju pelqen se keni idhull doktor prof mzatin.
Duket si artikull I porositur
dhe mua ky artikull me duket fiks i porositur. Per me teper ca urrah ketu ngjajne shume me tipat e Mjaftit qe mobilizohen per te bere zhurme pa pune.
te thuash ka kryer reforma te suksesshme kur reformat akoma as nuk jane bere eshte shume. te thuash qe eshte i pergatitur eshte thjesht nje nga keto rrenat e Mjaftit qe masin levizjnet sociale me sa fonde marrin anash a majtash nga organizatat e huaja. dhe mos harroni qe keto fondet kane shkuar per pagat e aktivisteve.
Levizja e rames ketu eshte shume e dobet. i ka ofruar tiranes te njejtin profil me ate qe po iken -flalemadh e punepak, me shume pak esperience pune, pervecse per te shitur llafe.
Po atehere perse eksodi ka marre dhene?
50 mije te ikur deri tani!
Se kane patur pune, se kane filluar arsim profesional, apo paten perspektive si te rinj nga kjo ministri qe quhet dhe e te “rinjve”?
Ky eshte indikatori me i sakte, per te tjerat kemi kohe per kafe!
Po ca thoni reforma Nje njeri Qe Nuk I ka thene njeri puna mbare me Nje shkolle Te dyshimte. Dyshoj se ketu ne USA ka marre Vetem nja dy klasa e ka bere ate kursin ne angli. Kurse Ai loqja basha nxjer halim kosoven I mire ne punen e vet Po jo per bashkine me Te madhe ne vend. Mero me publiko komentin se Nuk Po komentojme dot se e kane mbytur shoqet e Erionit
Erion velijaj nje I pa diplomuar, hajdut dhe peder. Puntor dhe reformist I madh se I ka dhene provat me fiqte e mamase dhe dasmen qe beri ne gjirokaster. Shkurt nje pleher
Hajt Edo se ky do te haj koken ashtu siç ja hengre ti Nanos…ne krye te 8 vjeteve PS e merr Erioni…
Na mbyti puna o vlla nga tre pune po bejme njekohesisht prej reformave te Erionit,ikni or se lat nam vetem kete mos e mburrni me mire publikoni Kimin me shoqe e jo dokrra per kte mashtrues qe nuk ka ber nje pune te vetme si gjithe njerezit ne jeten e vete,por ka ecur vetem me hajditlliqe e mashtrime.
Erjoni kur kandidoi vete nuk fitoi asnje vote.Tani me katapulte nga rruga e cojne per kryetar bashkie.
Nuk ja jap voten qe i kam dhene rames gjithmone.
Me mire Bojaxhiu apo ai Tironsi Tafaj
Erioni do mbahet mend vetem per dasmen. Sa per reforma mos e pyet. Beri ca zyra ku nuk hyn njeri. Pensionet ua merr vetem atyre qe kane paguar gjithmone.
Ky eshte shembulli me i ndyre i te riut shqiptar, i papafte, mashtrues, i paskrupullt, dhe i neveritshem deri ne pafundesi! Duke ngritur figura te tilla pa asnje vlere ne majat e politikes e vendimmarrjes, jepet shembulli qe duhet te jesh i tille per tu ngritur lart ne Shqiperi. Qe Erioni te behet kryetar bashkie nuk eshte praktikisht ndonje humbje e madhe, pasi te gjithe opsionet e tjera jane po aq shterpe, por modeli qe jepet eshte i rrezikshem.
Harruat reformen kryesore, dasmen!
4 Milion Jessie J!