Pronari italian i Call Center shpallet në kërkim. Vidhte energjinë përmes lidhjeve të dyfishta

18 Prill 2015, 16:34Kronika TEMA

Pronari  italian i një Call Centri, me adresë në rrugën e Barrikadave “iContact”  është shpallur në kërkim nga policia shqiptare.

Shtetasi italian që rezulton pronari i këtij biznesi në Shqipëri vidhte energjinë elektrike përmes lidhjeve të paligjshme.

Daniele Papucin i paguante OSHEE vetëm 45 përqind të energjisë elektrike, pasi 55 përqind të saj e siguronte me lidhje të dyfishta.

Nga informacionet paraprake rezulton se call center i Daniele Papucin operonte per llogari te Vodafone Italia dhe Fastweb Italia. Nuk ka akoma te dhena mbi permasat e ketij biznesi i cili vazhdon akoma te operoje.

Pasditen e së premtes policia i ka ndërprerë sërish energjinë këtij subjekti dhe ka shpallur në kërkim shtetasin italian.

Policia në bashkëpunim me OSHEE ka shoqëruar në polici menaxheren e këtij biznesi, e cila është pyetur në cilësinë e personit që kishte dijeni.

Por më pas shtetsja me inicialet B.K është lënë e lirë nga policia.

Ndërkohë operacioni i policisë në bashkëpunim me OSHEE për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së saj vazhdon në të gjithë vendin./j.h

 

1 komente në “Pronari italian i Call Center shpallet në kërkim. Vidhte energjinë përmes lidhjeve të dyfishta”

  1. haberet e saimir loqkes ,edhe e rriten cmimin edhe arrestojne njerezit ,po plehrat e qeverise kush i arreston,po vila milion euro e rames ,a ka bir kurve te gjeje ku i gjeti te ardhurat ky zullap qe ka veton te arrestoje njerezit per pese leke,o popull zgjohu para votimit se do jete vone ,si tha ilir meta mos emigroni se ju bie me shtrenjte rrini ne shqiperi me buke e gjize mjafton qe te votoni sulltanet rama ,meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje