Rama: Ju shqupatarët opozitarë jeni mishërimi i varfërisë së aspiratave. Basha: Mjaft delirove, po flet si Nikoliç

28 Prill 2015, 17:18Politika TEMA

Kryeminsitri i vendit Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë replikuar në distancë, përmes Facebook.

“Jo shqiptarët, po ju shqupatarët opozitarë që i rrënuat, pushtetin tuaj qorr e shurdh, jeni mishërimi i varfërisë së aspiratave ‪#‎shqipjoshqup”‬, shkruan Rama në Facebook, pas akzuave të opozitës për varfërinë dhe papunësinë në vend, e cila ka detyruar njerëzit të largohen nga vendi, sipas saj.

Për këtë ka deklaruar edhe kreu demokrat Basha, i cili e krahason Ramën me presidentin serb Nikoliç dhe deklaratat e tij.

Kryeministri i së keqes tha sot se fajin për krizën dhe papunësinë e kanë shqiptarët, se kanë një ‘varfëri aspiratash’. Kjo arrogancë, cinizëm dhe fyerje e një populli të ngjan me deklaratat e Nikoliçit apo paraardhësve të tij.

Shqiptarët janë shquar në histori si njerëz që kanë dashur më të mirën për veten, familjen dhe kombin. Asnjëherë nuk kemi patur problem me aspiratat por me satrapët që centralizojnë pushtetin, që na mbyllin çdo rrugë për të ndërtuar me punë dhe dinjitet, një jetë më të mirë në vendin tonë

Mjaft delirove para kamerave me deklarata haluçinante dhe mashtrime! Shqiptarët nuk vuajnë nga mungesa e aspiratave por nga qeveritarët defiçentë që nuk ngrihen në nivelin e dëshirave dhe pritshmërive të tyre”, shkruan Basha. /j.h

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Rama: Ju shqupatarët opozitarë jeni mishërimi i varfërisë së aspiratave. Basha: Mjaft delirove, po flet si Nikoliç”

  1. kaqi i zi antikomunist says:

    Or Lul ,mos na u shit si patriot se ty nuk tu dridh fare dora kyr firmose shitjen e detit greqise.Ndersa rama ja tregoi vendin mu ne mes te beogradit nikoliqit,vuqiqit edhe gjithe viqave dhe sherbetoreve te serbit ketu tek ne.

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Cdo hajdar i ka dy bole_,
    varur rrine gjitmone,
    po dy bole_ varur mban,
    dhe kjo politika jone.

  3. Labi Vlore says:

    Faleminderit z.Kryeminister qe na kujtove se kush jane SHQUP-aret.Shiptaret nuk e dinin-Tani qe u ndricove mendjen ata e mesuan se kush eshte PD-ja dhe foleja e tyre Kriminale ndaj Popullit aq shume te vuajtur Shqiptar.Te gjithe ne Shqiptaret jemi budallenj.Jemi budallenj me traste,por kemi nje ngushellim te madh.Kryeministrin e kemi budalla me thes.

  4. Amaraldo Golemi says:

    Kryeminister tallkarist, domethene qe ta dhjet per cdo gje, ne cdo kohe dhe ndaj cdokujt.

  5. Andrea says:

    Basha njeriu me i paafte per te perdorur argumente. Ben loje fjalesh

  6. Diana says:

    Edi Rama ka rene aq shume saqe as me retoriken e Lulushit nuk krahasohet dot me. Shume shpejt i doli boja. Rilindje leshi i thone kesaj. Kujton se duke i besuar vete rrenat i besojne dhe te tjeret.

  7. LORA says:

    Mire,shume mire,mire fare,,,,,lul-kusaro-kriminelit i eshte rrit temperatura e sumes.

  8. Kris says:

    Nxirrua bojen maskarenjve, pale kane goje e flasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje