Kuvendi miraton me 83 vota ligjin për Energjinë dhe me 84 vota ligjin për “Hapjen e Dosjeve”

30 Prill 2015, 19:37Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 83 vota pro projektligjin për Sektorin e Energjisë, i cili vetëm një javë më parë u rikthye në Komisionet parlamentare për rishikim.

Pas debateve të shumta në komisione, Kuvendi miratoi ligjin e ri për sektorin e energjisë sipas ndryshimeve të kërkuara nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili kërkoi rishikimin e nenit 92, i cili parashikonte që për të gjithë qytetarët që kishin fatura të papaguara deri në 3 milionë lekë në OSHEE t’ju sekuestrohej shtëpia, ose prona.

Sipas ligjit të ri, barra hipotekore do të kalojë për bizneset vetëm atëherë kur faturat e papaguara do të jenë mbi 1.5 milionë lekë.

Gjithashtu Kuvendi pas debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës ka kaluar me 84 vota propozimin e qeverisë për Hapjen e Dosjeve.

Ndërsa është miratuar edhe ligji për kthimin dhe Kompensimin e Pronave, i cili parashikon, shtyrjen për kthimin dhe kompenisimin e pronave deri më 10 tetor.

Aktualisht ligji parashikonte që kthimi dhe kompensimi i pronave duhej bërë deri më 10 prill të këtij viti, por duke parë pamundësinë që ky afat të zbatohej., Ministria e Drejtësisë kërkoi shtyrjen e tij. Seanca e ditës së enjte është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës edhe  sa i përket eksodit të qytetarëve shqiptarë, gjendjejs ekonomike dhe papunësisë.

 

6 komente në “Kuvendi miraton me 83 vota ligjin për Energjinë dhe me 84 vota ligjin për “Hapjen e Dosjeve””

  1. nji uj selite te lutem says:

    Hapini mor aman ato dosje se plasen kta llumi kombit se kujtojn çoç do gjejn brenda, njerzit tuj keni per te gjet ne qoftese deri tani jeni vra per kanun tani e tutje do vrisni njeri tjetrin brenda familjes se ju e keni spiunu njeri tjetrin, se PPSHja me statut nuk kishte te drejt te implikonte komunistet me probleme spiunlleku, mushuni me men o njerez se ishte shtet me plot gojen ai qe iku nuk bente dot mas qefit askerkush,njerzit me te besushem per te pergjuar te pa kenaqurit ne at koh ishin vetem te persekutuarit dhe ata me te kaluar te dyshimt se vetmem kta ishin te besushem per kotigjentin qe kishte pakenaqsi, jo politike paknaqsit kan qen se kta me vran gjyshin prandaj nuk i dua se kapitalizmin nuk e njfte kerkush ne kte vend te burgosur ndergjegje kan qen shum pak te tjeret kan qen thyersa ligji dhe te denuar ordiner, panvarsisht se dhe hajduti athershem sot ka dal i persekutum se thot qe vodha me demtu komunizmin,po per dosjet e tradhtive kombetare krimeve te pazbuluara dhe vjedhjeve shum te mdha qe nuk ka dhen llogari kerkush kto 24 vjet do hapen dosjet e ktyre apo do meremi me kohen e SKENDERBEUT ti hedhim hi syve njerezve per te mbuluar krimet vjedhjet kondrabanden dhe tradhtit haptas ne televizor,kjo e dyta esht me e kohes dhe me emergjente.

    1. kreuza says:

      po te hapen ato te mallkuara dosje, te dalin kush kane qene maskarenjte qe i kane perndjekur shqiptaret, kush jane ata qe derdellisin po qe e bejne per te mbrojtur veten, te dime nga kush te ruhemi e kujt mos t’i besojme me.

    2. qerimi says:

      ku eshte roli i opozites per te bashkepunuar per qellimet madhore te vendit? pse opozita nuk eshte ne kuvend dhe nuk voton ligjin e dosjeve? Cfare i druhet, pse nuk do qe te hapen dosjet?

      1. Pilo Lala says:

        Opozita kujtonte se vetem zhurme do behej per dosjet. Tani qe do hapen, u futen si pulat ne kotec.
        Sepse te gjithe e kane nganjehere emrin atje…. Kane bere ndonje spiunllek.

    3. parruca says:

      jemi ne rruge te mire per rindertimin e ketij shteti, vendosjen e shtetit ligjor, te dyja keto reforma jane vendimtare, e para per nje sherbim me cilesor dhe per te vene barazi tek qytetaret dhe e dyta, per tu njohur me te shkuaren e erret per tu ndare nje here e mire nga e shkuara.

  2. Gjirokastriti-vertet says:

    Po, shume-e-vertet-z-ujit-te-selites

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje