Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka zhvilluar mbrëmë një bashkëbisedim nëpërmjet Youtube, me qytetarët e interesuar për programin e tij.
Bojaxhi është pyëtur për ndërtimet e shumta në Tiranë dhe ka thënë se nëse zgjidhet kryebashkiak, ai do të anulojë lejet e papërshtatshme të ndërtimit.
Duke nisur nga pallatet tek Liqeni Artificial.
“Unë nuk kam heshur kurrë për këto çështje. Edhe kur kam qenë anëtar i Këshillit Bashkiak e kam kundërshtuar ndërtimin e pallatit që sot është mbi digën e liqenit dhe të njejtën gjë do të bëj edhe për ndërtimet poshtë tij.
Do të ndjek të gjitha proceset që të anulohen lejet e dhëna, duke marrë parasysh të gjitha rreziqet që ato pallate sjellin për banorët që jetojnë poshtë digës së liqenit”, ka thënë Bojaxhi.
Ai ndërkohë ka thënë se ideja e Lulzim Bashës për një tram në Tiranë, nuk është zgjidhja më e mirë për kryeqytetin.
Kjo, edhe për shkak të kostos së ndërtimit të tij./b.l
e po kush te voton ty o i mjere. kemi kriminelet ne parlament per te ushqyer.
Gjergji Bojaxhi ka nje enderr ne sirtar mirpo sirtari nuk ka per t’ju hapur kurre. Boll fjale te bukura kemi degjuar. Ne KESH nuk beri gje te madhe perkundrazi zmadhoi gropen e qe gjeti.
E rendesishme eshte qe me ne fund Tirana do kete drejtuesin e saj i cili i mungon prej kater vitesh, pasi Basha nuk mendoi kurre per asnje moment per qytetaret e Tiranes. Mendoj se i duhuri per te qeverisur Tiranen eshte kandidati Veliaj i cili ka aftesite e mjaftueshme drejtuese. Puna e bere ne ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise vertetojne me se miri kete.
Bojaxhiu ka bere shume pune ne fakt. Reforma ne Kesh u be nga zoteria ketu dhe ne fillim kishte shume perparesi por gropat u hapen kur futen duart Berisha e co. ne postet e tjera Bojaxhiu mbahet mend qe ka kundershtuar ndertimin e pallatit te vjehrrit te Bashes ne vlore. Une kam punuar me pas me te dhe mund te them qe eshte nder personat e pakte qe kam pare ne Shqiperi qe nuk mbytej ne kafe por rrinte ngul ne karrige ne zyre dhe te mbaronte pune ne cast. Ne ate institucion ku punonim te gjithe i benin punet ne kafe pervec zoterise ketu.
Gjithsecili nga ne mund kete nje projekt se si mund te drejtohet Tirana, vetem qellimi i mire nuk mjafton. Keshtu pa mbeshtetje politike askush nuk mund te realizoje dot projektet qe ka ne koke, ky eshte realiteti!
Andos dhe Janis….lerini llafet e veliajt per te dekurajuar njerezit….Gjergji eshte cun tirone, duhet ti japim mundesine..UNE DO VOTOJ GJERGJI BOJAXHIUN. Ju siguroj ju o militante se nuk me paguan njeri.. Kesaj rradhe nuk desha te votoj, te dy kandidaturat jane pocaqi…por do votoj Gjergjin….Cohuni tironsa se na myti plehu…
po pse i thua i mjere more i lodhur, Bojaxhi eshte figure qe duhet respektuar dhe duhet votuar, te mjere do jene ata qe jane skllever te partive politike te cilet po ja zhysin sa me thelle ketij populli te pandergjegjshem.
Berisha eshte kriminel, por ErionVeliaj eshte Hajdut. Cfare profesioni ka Velia? Kosova edhe po sfitoi kthehet tek mjeksia ku ben aq sa di. Kurse Veliaj do ta kemi tere jeten ne Politike. Njesojsi Meta. Unesugjeroj te votohen profesionistet. Bijaxhiu,kosova ose Guri qe kane nje idntitet jete.Jo Veliaj, nje produkt fondacionesh.
Kjo tregon me se qarti qe ti ke hyre per te ndare votat e PDes dhe jo per te fituar [si kryebashkiak]se ndonje oferte me leke ose me ndonje post te rendesishem ku te kesh mundesi te fitosh te eshte bere.
O Shaban. Sa i shkathet qe je per te arritur ne konkluzione. Po ta vesh re Gjergji eshte duke zvhilluar nje bisede online dhe ka shume mundesi qe do kete qene duke iu pergjigjur pyetjeve te qytetareve. Fakti se tema ka permendur vetem lejet e pallateve nuk do te thote se cfare ka perfshire ai gjate bisedes. Te lutem veje trurin ne perdorim.
Do te ishte mire te njohesh kompetencat e K-Bashkiakut para se te besh pretime se rrezikon te behesh qesharak
Jetoj prej shume vite ne Europe dhe eshte e vertete qe Tramvaj eshte shume e kushtueshme .Ajo qe kushton me shume eshte mirembajtja e shinave ,te cilat duhen te ndrohen max 5 vjet .Per te qene te sinqerte Shqiperia nuk ka leka te mbylli gropat qe kane rrugicat e Tiranes .Autostradat duhen gjuthashtu te rinovohen dhe nuk po fillon puna .Duhet te jemi te sinqerte
qe me bythe pule ,nuk mund te besh veze pate.
GJERGJ BOJAXHIUT I UROJ FITORE ,ESHTE E VETMJA ZGJIDHJE PER TIRANEN .
MJAFT ME PS QE E BETONIZOJ TIRANEN .VELIJA DO TE BEJE CFARE RAMA KA BERE.
Mjaft me PD .
Po mire ça duhet sipas teje o Bojatises, metro per Tiranen??? Edhe nje tramvaj qe bota i ka qe para 100 vjetesh ju duket gje e madhe ta beni, edhe thone pastaj qe duan te bejne shtet….tmerr. Epo pa kosto nuk behen keto pune zoti Bojatises, edhe bota e ka paguar koston e tramvajit, i vetmi kryeqytet ne Evrope pa tramvaj eshte Tirana. Apo te pelqen qe per transportin urban ne Tirane te ngelin perfundimisht autobuzet e ndyre qe ecin si breshka dhe jane pa orar…..ehhhh Albanistan hesapi. Ne linjen Kombinat-Kinostudio eshte i nevojshem tramvaji or Bojatises. Ketyre shtazeve te politikes nuk ju ben pershtypje asgje, si nuk ju ben pershtypje se jemi i vetmi kryeqytet ne Evrope jo vetem pa tramvaj por edhe pa stacion treni……..jane mesuar ta hane turpin me buke. Ai vend nese ringjallet do ta beje pas vdekjes se Berishes, Metes e te tjereve si soji i tyre. Per momentin atje nuk ka asnje rreze shprese se mund te ndryshoje diçka me te vertete, edhe rilindja paska qene rilindje per disa, per te tjeret eshte Evropa ku duhet te ikin per te gjetur buke se nuk ka ne Albanistan. Tragjikomedi e nje populli qe po e verteton çdo dite e me teper se nuk eshte i afte te beje shtet, çfare turpi…
Ne fakt Trami nuk eshte zgjidhje per Tiranen, Tiranes i duhen nja 2 linja metroje. Por meqe jemi shtet i pasur do i bejme pas nja 100 vjetesh.
Ufo ! Duhet te kuptosh qe per momentin Shqiperia nuk eshte e zhvilluar as ne Turizem dhe as ne Bujqesi ,si mund te premtoj Bojaxhiu kur e din qe te per kete 4 vjecar ekonomia e vendit eshte shume keq .Ti dhe shume te tjere doni vetem premtime boshe ,per te marre voten .Duhet te jemi te ndergjegjeshem qe nuk kemi leka .Ndoshta me zhvillimin e ekonomise do te behet e mundur qe Tirana te kete tram.
Durimi fitimi !!
Aahahahah, politikanet dhe premtimet e tyre para elektorale
Bravo Bojaxhi,te pakten je i qarte ne ato qe thua. Nese imben apo jo ato qe thua duhet provuar. Nje gje eshte e sigurte qe Pd,PS,LSI nuk duhen votuar se na kane genjyer 25 vite. Na mbetet te provojme te pavarurit
Po anullove pallatet -mostra tek diga dhe shpetove parkun llogarit 7 vota nga une dhe familja ime.
Nuk marrim dot fryme ne Tirane, nga ndertimet e perbindshme te ndertuara me konsensus PS-PD-LSI.
Gjithsesi si veshtire me duket, ti anullosh lejet. Kur nuk na i anulloi
krye rilindasi Edi Frasheri, me falni Naim Rama , nuk ka me shprese per to.
Kali i trojes ,,,,,gjergj bojaxhiu
Asgje mos u mundo te besh se nuk e ndihmon dot ate katrahure. Vetem nje gje te kerkoj; bej publike te gjitha lejet e ndertimit qe Jane dhene ne kundershtim me rregullat dhe kush i ka fitmosur, besoj nuk kerkon as kohe as shpenzime. Filloje nga A-ja.
Thuhet qe te mos te zgjidhet per kryetar bashkie per Tiranen, GJERGJ BOJAXHIU, sepse eshte kandidat e pavarur dhe nuk ka mbeshtetje politike te partive.
Une them qe ta zgjedhim dhe ta bejme prove kandidatin e pavarur sa do ti mbaje fjalet dhe sa pune do te beje, sepse eksperenca e kaluar qe kryetaret e bashkise kane qene partiak dhe kane patur mbeshtetje politike keto 25-se vjet i pame, qe nuk bere tjeter vetem shkatarruan Tiranen nga ana mjedisore dhe urbanistike. Ja rasti i LULEZIM BASHES, ska bere as 5-se lek pune, por prishi hekurudhen dhe stacionin e trenit te udhetareve te Tiranes. Nuk ka mbyllur nje grope me asfalt, nuk ka rregulluar nje trotuar, vetem brockulla, mashtrime dhe genjeshtra duke patur mbeshtetje politike dhe partiake te PD-se. Tani ne fund te mandatit, deri me 21 qershor 2015, po lyen me boje te bardhe vijezimet e rrugeve dhe po mbyll ndonje gropez te vogel me asfalt. Ne nje kohe qe thonte se nuk ka patur fonde se u pengonte nga qeveria e EDI RAMES, tani ku i gjeti??!! Tung.
Bravo o cun. e ko bo dhe me pare
Ore, seriozisht e ka ky bojaxhiu. Ik o bojaxhi se po te del boja, ha peshesh me kos.
FILLUAN PERRADHAT E RRADHES,,,, JEMI LODHUR OR MIK ME PREMTIME,, NUK DO LEJOSH NDERTIMET TEK LIQENI,, POR DO TI LEJOSH DIKU TJETER,,, EDHE TI SI TE TJERET,, DELEN E NDARE NGA KOPEJA E HA UJKU,,,, PRA RRI AFER KOPESE,,,,,, SE NDRYSHE PERFUNDON TEK GOJA E UJKUT,,, DHE NE SHQIPERI UJQERIT JAN SHUM TE EGER,,,,,
Administrimi i mire ose i keq i Tiranes nuk ka mbetur tek Trami…
Une shpresoj tek Bojaxhiu:
1. Pavaresine nga hajdutet e deritanishem te te gjitha kraheve.
2. Transparencen e te gjithe aktivitetit te Bashkise kundrejt qytetareve.
3. Stafe te kualifikuara, te pavarura dhe te ndershme.
Ndërtimi duhet të vazhdoj kushdo që të fitoj por ama me planimetri se po spat ndërtim nuk ka zhvillim. I bie sikur të martohet një çift dhe mos të ket fëmijë
Mir e ke ti o tom po femijet behen me planifikim jo me komshiun (pa leje)
BRAVO,duhen anuluar lejet per pallate,votat per bojaxhiun,,
tramak a tram , ore te mjer lop TRAMVAJ